Vetitë dhe vlerat e uthullës së mollës – Report TV Rreze Dielli

Intervista e plote e Farmacistes Eriona Xhaferaj per Report TV, ku na tregon,” Pse Uthulla e Mollës nuk duhet të mungojë në tryezat tona”
(Një material i plotë në lidhje me vetitë e panumërta të saj)
Uthulla e mollës e pafiltruar dhe organike është mjaft e pasur me enzima e baktere të mira që promovojnë tretje të mirë dhe mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit.
Trashëgohet nga tradita përdorimi i saj për stimulimin e qarkullimit të gjakut, detoksifikimin e mëlçisë, suportin e sistemit imunitar, pastrimin e gjakut e të nyjeve limfatike, lehtësimin e presionit në e sinuse e nxjerrjen e mukusit jashtë organizmit.
Hipokrati, babai i mjeksisë, e përshkruante uthullën e mollës në rast ftohje e kolle, të kombinuar me mjaltë.
Është e përshtatshme si për regjimet dietike, ashtu edhe për personat me diabet, pasi ka pak kalori e sheqer, duke qenë se sheqerit konsumohet gjatë fermentimit.
Përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës i atribuohen vetive të saj:
– Antibakteriale
– Antiinflamatore
– Probiotike
– Hipoglicemike
– Detoksifikuese
– Imunostimuluese
– pH balancuese etj…
Na ndiqni ne video te tjera ku do shpalosim pak nga pak Sekretet e Natyres .