Vajrat esencial , vrasësit natyralë të Insomnisë “ Pagjumësisë “

Vajrat esencial , vrasësit natyralë të Insomnisë “ Pagjumësisë “

Ç’farë e shkakton pagjumësinë ?

Ka disa arsye pse ju mund të vuani nga pagjumësia, por ndoshta shkaku kryesor i pagjumësisë në botën e sotme është stresi. Stresi shpesh çon në depresion dhe ankth, të cilat janë edhe arsyjet kryesore që ju mbajnë zgjuar gjatë natës.
Agjentët natyrorë, të tilla si vajra esenciale relaksues, janë një alternativ mjaftë efikase për të trajtuar pagjumësinë. Duke përdorur trajtimet Aromaterapike në kohën e gjumit ju ndihmonë të kapërceni periudhat e pagjumësisë në jetën tuaj.

Ja disa vajra esenciale që luftojnë më së miri pagjumësinë.

 Vaji esencial i Lavandrës (Lavandula angustifolia), është një vaj esencial efektive për t’ju ndihmuar të flini një gjumë të qetë. Vaji esencial i Lavandrës përbëhet kryesisht nga alkoolet dhe estere që ka disa veti terapeutike, por më së shpeshti vetitë e tyre lidhen me relaksimin.

 Vaji esencial i Kamomilit (Chamaemelum nobile), është një zgjedhje tjetër popullore ideale për pagjumësinë. Është i rekomanduar për trajtimin e pagjumësisë, stresit dhe tensionit nervor, kështu që është një zgjedhje mjaftë e mirë për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të përgatiten për gjumë.

 Vaji esencial i Borzilokut të Ëmbël (Origanum marjorana), është i vetmi nga vajrat e borzilokut i rekomanduar për të ndihmuar me pagjumësinë, sepse ka një veprim qetësues dhe sedativ në sistemin nervor i cili ndihmon për të ulur presionin e gjakut, lehtëson tensionin nervor dhe hiperakivitetin si dhe të gjitha sindromat e tjera që sjellin pagjumësinë.
 Vaji esencial i Trëndafilit ( Rosa damascena), ka një efekt të menjëhershëm në relaksimin nervor dhe antidepresivë, si pasojë mbështet organizmin për një gjumë të qetë.

 Vaji esencial i Portokallit dhe Limonit, të kombinuar së bashku janë mëse efektivë në rastin e një depresioni të lidhura me pagjumësinë, pasi që këto vajra esenciale kanë një efekt “uplifting” në sistemin emocional, duke përmirësuar gjendjen tuaj emocionale.

Si ti përdorin vajrat esencial për relaksim dhe kundër pagjumësisë !

• Shtoni vajrat esencial të duhur në një banjë të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Shtoni vetëm 6 deri në 8 pika gjithsej të vajrave esencial në ujin e dushit tuaj.

• Përdorni vajrat esencial në Aromaterapi vetëm para se të shkoni në shtrat, avujt e ujit me aromën dhe vetitë e vajrave esencial të hedhur në të do ju përgatisin për një natë të paharrueshme.

• Masazhoni trupin tuaj me vajrat esencial të duhur para gjumit për një relaksim të organizmit dhe gjumë të thellë.

• Lagni rrobat tuaja dhe jastëkun me ca pika nga vajrat esencial, do ndjeni ndjesinë e clodhjes dhe qetësisë menjëherë.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti dhe Bukuria Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…
insomnia-lavander