VAJRAT ESENCIAL – Mjekësia e parë për njerëzimin

 

<3 <3 Nuk ka bimë pa asnjë vlerë – ka vetëm mungesë të njohurive.

“Avicenna- Ibn Sinna “

Vajrat Esencial që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes së kokës!!

1-Dhimbja e kokës nga migrena – Migrena mund të vijë si pasojë e stresit, ankthit, mungesës së gjumit ose nga çrregullimet hormonale.

Masazhoni tëmthat dhe pjesën e prapme të qafës me Vaj Livando ose Vaj Mente që të largoni ndjesinë e ankthit dhe të vjellave që shkakton migrena.

2-Dhimbja e kokës nga tensioni i lartë – Përdorni Vaj Eukaliptus ose Mente në ballë, tëmtha dhe në kycet e duarve  për të lehtësuar stresin dhe për të ulur tensionin.

(Për një mendje më të kthjellët shtoni 5-10 pika Vaj Livando në vaskën tuaj.)

3-Dhimbja e kokës nga sinuziti – Përdorni Vaj Eukalipti në gjoks, në tëmtha dhe në majën e hundës për të liruar rrugët nazale dhe për të cliruar presionin e sinuzitit.

4-Dhimbja e kokës nga diabeti – Kjo është një dhimbje që shkaktohet nga niveli i ulët i sheqerit në gjak. Kombinoni në raporte të barabarta Livandon, Rozmarinën dhe Vajin e Kokosit dhe lyeni qafen, tëmthat dhe ballin ose hidhni një pikë Vaj Rozmarine në supë, një gotë ujë ose në lëng frutash.

 

Sekretet e Natyrës

Shëndeti Juaj nën përkëdhelinë e Natyrës!