Vajrat Bimorë, “Monarkët e Gatimin dhe Celësi i Shëndetit”, Gatuaj Shëndetshëm!!!

 

Shprehja :” Eshtë më mirë  të dish sesa të kesh vlen në cdo fushë”

– Më posht do flasim se cilët janë vajrat më të përshtatshëm në gatim dhe te mirat shëndetësore të tyre

– Cilët janë ato vajra të cilët nuk duhet të përdoret në të nxehtë dmth për gatim pasi bëhen të dëmshëm.

Listën e tyre do e gjeni më poshtë :

Vaji i kokosit  “Benefitet” , zë vëndin e parë në kuzhinën tuaj(ju me siguri e kishit të njohur vetëm në kozmetik kokosin deri tani, por jo !)

  • Rregullon nivelin e kolesterolit
  •  Forcon metabolizmin
  • Rrit imunitetin
  • Ka shije dhe aromë fantastike
  • Lufton Konstipacionin dhe probleme te tretjes ne zorre

Vaji i Ullirit  “Benefitet”

  •  Redukton rriskun e infarktit kardiak
  •  Ul shancet e hemoragjisë cerebrale
  •  Trajton ulcerat
  • Redukton premisat e kancerit të gjirit
  • depresioni
  • Alzheimer-i

A mund  të  perdoret dy herë i njejti vaj për gatim?

Jo, nxehtesia e demton strukturen e zinxhireve te karbonit. Vaji krijon substanca teper toksike nga nxehtesia te cilat perbejne rrezik per arteriet dhe shkak per arteroskleroze.

Po vajrat bimor? A nuk jane te shendetshem perderi sa vijne nga farat qe na bejne mire?

Vajrat bimor jane shume te shendetshem vetem dhe vetem nese perpunohen ne te ftohte “COLD PRESSED” dhe gezojne emertimin – 100% Pure. Vajrat per gatim qe vijne nga farat si luledielli apo drithrat si misri jane vajra te rafinuar dhe te nxjerre me temperatura te larta ku gjithe vlerat e tyre ushqyese shperbehen dhe humbasin. Ne fund ato “zbukurohen” me ngjyroses artificial dhe serviren si te pershtatshem per gatim meqene se kane pike te larte te tymosjes. Por e verteta e ketyre vajrave eshte se ato jane nje problem shume serioz per shendetin nese perdoren gjeresisht ne diete.

  • – Vajrat që sduhen përdorur për gatim pasi bëhet të dëmshëm nëse përdoren në nxehtësi:
  • Vaji i Peshkut
  • Vaji i Linit
  • Vaji i Farave të Kërpit
  • Vaji i Farave të Rrushit

–       Po yndyrnat shtazore a janë gjithmonë të dëmshme siç thonë mitet!???

Gjalpi i lopës “Benefitet”, gjalpi Bio nga lopët e fshatit është zgjedhja ideale për një ushqim me shumë shije dhe të shëndetshëm njëkohësisht

– Ndihmon dhe Përmirëson

  • Shikimin
  • Lekuren
  • Kockat
  • Imunitetin

 

“Këshilla të Shpejta”

  1. Zgjidhni te gatuani vetem me vaj ulliri. Kurseni sasine ne favor te cilesise.
  2. Vendosni nje burim vaji kurativ ne ushqimin tuaj ne sallate apo ne fund te gatimeve, rreth 2 luge te vogla ne dite.Mund te jete vaj kokosi, rrushi, arre, lini etj, merreni si suplement cdo dite nga nje luge gjelle(mbani doktorin larg)
  3. Evitoni sa te mundeni vajrat e rafinuar dhe te ngurtesuar.
  4. Preferoni ne gatime vajin e ullirit.
  5. Mbani mend, vajrat duhet te ruhen ne freski, erresire dhe te mbyllur. Nxehtesia e gatimit I shperben ato prandaj mos I lini deri sa te nxjerrin tym dhe qendroni larg avujve te vajit qe gatuhet pasi ju demton mushkrite.

 

Shëndeti Juaj Nën Kujdesin e Natyrës …

Sekretet e Natyrës