Vaji i Susamit, Mbreti i Vajrave

I njohur ndër shekuj për vetitë e tij kuruese, vaji i farave të susamit mund të përdoret me sukses për një mirëqenie të përgjithshme. Vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike e antiinflamatore. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. I dobishëm për mirëfunksionimin e aparatit tretës, lubrifikues i mirë  i artikulacioneve, dezinfektant  për fytin  dhe trajtues efikas i sinuzitit e gingiviteve, vaji i susamit duhet marrë në konsideratë si një aleat i mirë për shëndetin.

I dobishëm për organizmin në përgjithësi, vaji i farave të susamit konsiderohet i mrekullueshëm për lëkurën në veçanti, prandaj është koha për ta bërë atë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës.

Duke qenë i pasur me antioksidantë, vaji i susamit pastron toksinat që ga shtresat e thella të lëkurës, parandalon rrudhat, pucrrat, trajton njollat e errëta  dhe redukton rriskun për kancer të lëkurës.

Farat e susamit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit aq thelbësor për rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Për vetitë dhe përdorimet më tipike të vajit të farave të susamit mund të lexoni në vazhdim:

  • Pastron lëkurën

Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastertitë e tretshme në yndyrna, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë.

  • Përzieni ½ filxhani (çaji) vaj susami me ½ filxhani uthull molle dhe ¼ filxhani ujë. Aplikojeni përzierjen çdo natë, pasi ta keni njomur fytyrën me ujë.
  • Shkëlqen lëkurën

Vaji i susamit është një “mik”  i mirë për fytyrë rrezatuese. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar.

  • Aplikoni vaj susami në fytyrë duke e masazhuar me kujdes. Pastaj bëni skrab (scrub) me sheqer te kuq. Lajeni fytyrën me sapunin natyral e ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
  • Shëron dhe rigjeneron lëkurën

Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia rigjeneruese e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë. Nëse aplikohet vazhdimisht, vaji i susamit ndihmon në shërimin e prerjeve të vogla dhe largimin e shenjave.

  • Ndihmon në parandalimin dhe shërimin e djegieve nga dielli

Aplikoni çdo ditë vajin e farave të susamit në lëkurë për ta mbrojtur atë nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër.

Pas ekspozimit në diell, vaji i susamit mund të përdoret me sukses për të trajtuar tharjen e lëkurës e të djegurat e saj, falë vetive të tij hidratuese e rigjeneruese.

  • Mbron lëkurën e bebeve

Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami. Përveç kësaj, ky vaj parandalon edhe tharjen e tepërt të lëkurës, duke i mundësuar asaj hidratimin e ushqimin e duhur.

Vaji i farave të susamit mund të përdoret edhe në fytyrë e zona të tjera, për ta mbrojtur bebin nga problemet e lëkurës. Duke e bërë këtë vaj pjesë të përkujdesjes ndaj bebit tuaj, ju i mundësoni atij gjumë të qetë e rritje të shëndetshme falë të gjitha të mira që i dhuron vaji i susamit.

  • Trajton thembrat e ashpra

Aplikoni vajin e susamit në thembra çdo natë para se të flini. Vishni çorape pambuku (kujdes njollat) dhe mbajini këmbët ashtu të lyera me vaj gjithë natën. Brenda pak kohësh nga përdorimi i vazhdueshëm i vajit të susamit, ju dotë keni këmbë e thembra të buta.
Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Nese dëshironi të merrni 100% vlerat e vajit të susamit,
Zgjidhni prodhimet Oneva, Lider në Cilesinë e Prodhimit Cold Pressed
Të certifikuara me ISO 22 000

Per informacion te metejshem rreth vlerave shendetesore te Vajit te Susamit ndiqni linkun:
http://sekretetenatyres.com/dyqani/vajra-bimore/vaji-susamit/