Vaji i Susamit ” Çelesi i Shëndetit”

Vaji I Susamit
I njohur ndër shekuj për vetitë e tij kuruese, vaji i farave të susamit mund të përdoret me sukses për një mirëqenie të përgjithshme. Vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike e antiinflamatore. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. I pasur me Vitamina E dhe K në sasi të mëdha si dhe me shumë minerale.

• Parandalon Aneminë : Farat e susamit janë të pasura me hekur. Ata janë shumë të rekomanduara për ata që vuajn nga anemi.
• Ndihmon në parandalimin e Diabetit :Farat e susamit përmbajnë magnez dhe ushqyes të tjera. Vaj i susamit përdoret për të parandaluar diabetin, gjithashtu mund të përmirësojë glukozës plazmike në diabetikët kronik.

• Ndihmon në largimin e ankthit :Farat e susamit përmbajnë minerale si magnezi dhe kalciumi të cilët lehtësojnë stresin. Susami përmban edhe vitamina qetësuese si tiamina dhe triptofani që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, e cila zvogëlon dhimbjen, shton energjinë , dhe ju ndihmon të fleni thellë.

• I dobishëm për mirëfunksionimin e aparatit tretës
• Lubrifikues i mirë i artikulacioneve
• Dezinfektant për fytin dhe trajtues efikas i sinozitit e gingiviteve

Susami është i pazëvendësueshëm në kozmetik fal vetive të tij :

• Pastron lëkurën : Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastertitë e tretshme në yndyrna, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë.
• Shkëlqen lëkurën : Vaji i susamit është një “mik” i mirë për fytyrë rrezatuese. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar
• Shëron dhe rigjeneron lëkurën : Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia rigjeneruese e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë.
• Ndihmon në parandalimin dhe shërimin e djegieve nga dielli :vaji i farave të susamit mbron lëkurën nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër.
• Mbron lëkurën e bebeve : Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…