Vaji i rigonit ….më shumë se një antibiotik!

Vaji i rigonit përbën një alternativë natyrale shumë të vlefshme në luftën kundër infeksioneve. Ai përmban dy përbërës, karvakrol e timol, me veti të fuqishme antibakteriale e antimykotike.

Përdorimet :

1- Për të trajtuar infeksionet mykotike në thonj.
• Aplikohet vaj rigoni direkt në zonën problematike dy herë në ditë.

2- Për të trajtuar infeksionet nga Candida dhe ato të traktit urinar.
• Konsumohet i tretur në ujë, aplikohet lokalisht i përzier me vaj kokosi dhe kombinohet me probiotikë.

3- Në rastet e sinuzitit e të alergjisë.
• Pihet i tretur në ujë ose në një lëng tjetër.

4- Në rastet e bronkitit e të laringitit
• Konsumohet i holluar me ujë ose me një lëng tjetër.

5- Si një antibiotik natyral
• Konsumohet nga goja i tretur në ujë, në një lëng tjetër ose i përzier me vaj kokosi.

6- Për të trajtuar mykun në këmbë dhe këmbën e atletit.
• Përzihet me vaj kokosi dhe aplikohet lokalisht në lëkurë.

7- Për të trajtuar gingivitin
• Kombinohet vaji i rigonit me vaj kokosi dhe përdoret për oil pulling ( mbajtja e përzierjes nëpër gojë për disa minuta dhe nxjerrja jashtë pastaj)

Kujdes !!! Dozohet me pika

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …