Vaji i Kokosit Vaji i Nënës & Bebit

“Vaji i kokosit përmban sasi të larta të acidit laurik, një acid yndyror i ngopur i cili ka veti të lartë anti-bakteriale duke forcuar sistemin imunitar të fetusit gjatë kohës që përdoret nga gratë shtatzëna dhe të bebit që e merr me gjidhënie ose duke e shtuar në formulën e qumshtit.
Gratë gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies duhet ta marrin me ushqim vajin e kokosit.”
Dr. Claudia Pillow, ModernMom.com

Nuk ka dyshim se qumështi i gjirit të nënës është ushqimi më i mirë për foshnjet. Cilësia dhe vlerat ushqyese të tij lidhen ngushtë me ushqyerjen e nënës.
Është e rëndësishme që nëna të ushqehet shëndetshëm për t’i siguruar foshnjes elementet e nevojshme për mirërritje.
Përfshirja e vajit të arrës së kokosit në dietën ushqimore të nënës është provuar se rezulton në pasurimin e qumështit të gjirit me nutrientë.

Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore me zinxhirë të mesëm, të cilët rrisin absorbimin e elementeve ushqyes të pranishëm në dietën ushqimore të nënës dhe stimulojnë kalimin e tyre në qumësht. Këto acide yndyrore ndodhen natyrshëm në qumështin e gjirit, por sa më shumë të rritet përqëndrimi i tyre, aq më shumë stimulohet pasurimi i qumështit me nutrientë, si minerale, vitamina, β-karotene.

Përveç acideve yndyrore të lartpërmendura, vaji i arrës së kokosit i siguron qumështit të gjirit më shumë acid lauric, i njohur ky për vetitë antimikrobike. Së bashku me acidin kaprik e atë kaprilik, të gjendur në qumësht, acidi laurik ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të bebit.

Vaji i kokosit funksionon si një bashkësi multivitaminash e mineralesh, që e pasuron ndjeshëm qumështin e gjirit dhe e bën atë të përshtatshëm për të trajtuar problemet që vijnë nga kequshqyerja dhe për të stimuluar rritjen në peshë të fëmijës.
Nga të mirat e vajit të kokosit mund të filloni të përfitoni që gjatë shtatzanisë, për ta mbartur në vazhdimësi si një “mik” shumë të mirë të marrëdhënies nënë-foshnje.

Konsumimi i vajit të arrës së kokosit gjatë shtatzanisë ndikon në forcimin e sistemit imunitar të nënës e të fetusit, në saje të përmbajtjes së acidit laurik.

Aplikimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit në lëkurë nëpërmjet masazhit ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e strijeve e irritimeve të lëkurës që lidhen me shtatzaninë.

Vaji i kokosit është një ushqyes e hidratues shumë i mirë për flokët e dëmtuar gjatë shtatzanisë.

Vaji i kokosit këshillohet të përdoret për të trajtuar majat e çara të gjijve.

Marrja deri në tre luge gjelle në ditë e vajit të kokosit ndikon në rritjen e prodhimit të qumshtit

Shtimi i një luge gjelle vaj kokosi në ujin e vaskës dhe i disa pikave vaj esencial të livandos e bën banjon më hidratuese e relaksuese.

Konsumimi i vajit të kokosit qetëson urthin e stomakut, refluksin, si dhe trajton problemet e mostretjes dhe konstipacionit.

Përzierja vajit të kokosit me 1 pikë vaj esencial të livandos këshillohet për qetësimin e hemorroideve që shkaktohen nga shtatzania.

Vaji i kokosit i konsumuar rregullisht ndihmon ne mbajtjen nën kontroll të diabetit, redukton përzierjet e të vjellat.

Shtoni vaj kokosi te qumështi formulë që ushqeni foshnjen tuaj për t’ia rritur vlerat ushqyese.

Lyeni me vajin e kokosit zonën ku po i dalin dhëmbët sepse ai cliron dhimbjet në mënyrë natyrale.

Përdoreni vajin e kokosit vazhdimisht në lëkurën e bebit pas larjes dhe për të parandaluar e trajtuar skuqjet e irritimet, veçanërisht nga kontakti me pelenat.

Vaji i kokosit është i përshtatshëm gjithashtu për të zbutur e larguar koret( leskrat/rrjebulla) që formohen në kokën e bebit.

Përdoreni vajin e kokosit për të trajtuar infeksionet mykotike të gojës tek bebi juaj, duke ia lyer gojën ose duke lyer majën e gjirit.

Aplikoni vaj kokosi në lëkurën e bebit në rast ekzeme apo problem tjetër të lëkurës.

Përgatitja e mëposhtme do t’ju vijë në ndihmë kur fëmija juaj është i bllokuar nga rrugët e frymëmarrjes.
¼ filxhan (çaji) vaj kokosi i shkrirë
5 pika vaj i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil)
10 pika vaj esencial i rozmarinës
10 pika vaj esencial i eukaliptit
Me këtë përzierje fërkoni kraharorin e fëmijës. Efekt shumë i mirë dhe i sigurtë arrihet edhe kur me përgatesën ferkoni këmbët e fëmijës e pastaj i vishni corapet.

Per me shume rreth vlerave te vajit te kokosit lexoni:
http://sekretetenatyres.com/dyqani/vajra-bimore/vaji-kokosit/

Pergatiti: Farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyres,
Shendeti Juaj nen Perkedheline e Natyres!