Vaji i Bajames

I përshtatshëm për tu përdorur në të ftohtë dhe në të nxehtë.

Pika e vlimit 174 °C (345 °F)

Tiparet dalluese të markës Oneva për përftimin e vajit të bajames me anë të sistemit me presim në të ftohtë.

  1. Cilësi e mirë e bajameve të marra nga burime të besueshme.
  2. Vajrat e bajames të firmes Oneva janë vajra tërësisht të pastër, të përftuar nga një presim i vetëm në të ftohtë që i bëhet bajameve.
  3. S`ka proçes parangrohje:Bajamet nuk ngrohen përpara se të futen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët. Vajrat Oneva nuk ekpozohen në temperatura më të larta se 40 0 C gjatë prodhimit.
  4. 100% vajra natyrale : pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,të pa rafinuar,pa aromatizues
  5. Produkti i vajit të bajames Oneva i presuar në të ftohtë ruan karakteristikat e vetë bajames
  6. Vajrat Oneva jane të prodhuar në një fabrike moderne të çertifikur ISO 22000 ,e cila ndjek me përpikmeri rregullat e ruajtjes/mbrojtjes së ushqimeve nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Vetitë e vajit të bajames

  1. Vaji i bajames është i pasur me vitamina dhe minerale.Vaji i bajames përmban në strukturën e tij:bakër,hekur,zink,kalcium,kalium,fosfor,magnez,karbohidrate,acide yndyrore,omega-3,vitaminat A,B,C dhe E.
  2. Përmbajtja e Omega-9 në vajin e bajames është 65%.
  3. Përmbajtja e Omega-6 në vajin e bajames është 25%.
  4. Vaji i bajames është një burim i pasur me α-tokoferol.Ky vaj përmban afërsisht 390mg/Kg α-tokoferol.
    α-tokoferoli është burimi kryesor i gjetur në suplemente të ndryshme dhe është shumë i përdorur në dietën europiane ku vaji i ullirit dhe ai i lules së diellit përdoren gjerësisht .
  5. Vaji i bajames përmban 2.6 mg/Kg fitosterol.
    Isntitucione si EFSA (AUTORITETI EUROPIAN PËR MBROJTJEN E USHQIMEVE); FDA; HC(SHËNDETI KANADEZ),theksojnë përftimet që vijnë nga marrja e sasive të caktuara të fitosterolit,në lidhje me uljen e nivelit të kolesterolit. Për më shumë informacion mund t`i drejtoheni faqeve të web-it të këtyre institucioneve.

Për çfarë shërben vaji i bajames?

  1. Vaji i bajames është prodhuar që në kohet e vjetra. Ibn-i Sina i cili jetoi ndërmjet viteve 980-1037,e ka përdorur vajin e bajames gjatë udhëtimeve të tij për të shuar etjen.
  2. Fizikantët turq në shek. 16&17,e kanë përdorur vajin e bajames për të eliminuar rrudhat e fytyrës,për flokët dhe kundër dhimbjes së veshit
  3. Vaji bajames i ushqen floket që në rrënjë duke i bërë ato më të butë dhe të lehtë për t`u krehur.
  4. Mund të ndihmojë në daljen e flokëve të rinj dhe ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar.
  5. Vaji i bajames i jep flokëve shkëlqim dhe një pamje të mendafshtë flokeve tuaj.
  6. Vaji bajames përdoret gjerësisht për masazh dhe aromaterapi në SPA (balneoterapi) të ndryshme në të gjithë botën.Është vaji i preferuar për masazh nga shumë terapistë për shkak të vetive të tij absorbuese dhe gjithashtu funksionon si një lubrifikant i mirë.
  7. Shërben si ruajtës i mirë për të gjithe vajrat e tjerë esencialë.
  8. Vaji i bajames është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe i fal asaj butësi.
  9. Zbutës i lekurës:. Vaji i bajames është një hidratant i shkëlqyer i lëkurës tonë. Ai përmban vitaminat E, A, B1, B2, B6 dhe për këtë është i mrekullueshëm për lëkurën tonë. Bën balancën e shkallës së hidratimit të lëkurës dhe është ideal për lëkurë të thatë dhe të irrituar.
  10. Për semundjet e zemrës. Bajamet janë të pasura me kalium,me acid folik,me mono-yndyrna dhe proteina të ngopura të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës.Në këtë mënyrë ,mund të hedhim një gjysëm luge çaji me vaj të bajameve të ëmbla në vajin me të cilin gatuajmë.
  11. Niveli i kolesterolit. Vaji i bajameve ndihmon në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak,në sajë të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit në të.Studime të shumta tregojnë që konsumimi i vajit të bajames rregullon lipoproteinën me densitet të ulët(LDL),kolesterolin dhe lipoproteinën me densitet të lartë (HDL). Bajamet me LDL-në e tyre uluin kolesterolin e lartë dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
  12. Për tretjen dhe sistemin imunitar:
    Konsumimi i rregullt i vajit të bajames mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.Vaji i bajames ka efekt laksativ dhe ndihmon tretjen.
  13. Masazhi me vajin e bajames ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulare.