Vaji i Fikut të Egër(Kaktus) një Fuqi e Vërtetë Rigjeneruese!!!

 

Vaji i Fikut të Egër(Kaktus) një Fuqi e Vërtetë Rigjeneruese!!!

 

Vaji i farave të fikut të egër ka dhënë rezultate mahnitëse  në trajtimin e rrudhave të mimikës së fytyrës e sidomos të zonës së syve e cila është mjaftë delikate.

Ai përthithet  dhe depërton  shumë shpejtë dhe lehtë në  lëkurë duke  patur veti  të fuqishme rigjeneruese dhe ristrukturuese.

Farat e fikut të egër  janë  jashtëzakonisht të pasura me  vitaminë E, antioksidantë natyrale dhe acide esencial yndyrore (Omega 6 dhe Omega 9). Këto përbërës e vajin e fikut të egër një ushqyes, qetësues, zbutës, rigjenerues, anti-plakje  ideal dhe gjithashtu  ai rikthen shkëlqimin dhe fleksibilitetin e lëkurës. Fiku i egër gjithashtu është i  pasur me aminoacide, të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit për të promovuar rigjenerimin më të shpejtë qelizor.

Ai gjithashtu përmban vitaminën K që eleminon rrathët e zinjë posht syve duke stimuluar qarkullimin e gjakut në enët sipërfaqësore dhe nxit elasticitetin e lëkurës.

Acidi Linoleik  i cili gjendet në masën 60%  tek fiku i egër i jep atij veti rigjeneruese të fuqishme si dhe e bënë atë të përthithet  mrekullisht nga lëkura. Ai depërton thellë pa lënë prapa ndjesi të yndyrshme në lëkurë.

Përkujdesja që Vaji i Fiku të Egër(Kaktus) i jep lëkurës:

  1. Ushqen lëkurën
  2. Lufton shenjat e mbetura nga aknet në lëkurë
  3. Trajton plagët dhe njollat e errëta
  4. Lufton rrudhat madje dhe vijat më të holla në lëkurë
  5. Freskon lëkurën gjatë natës
  6. Mbron lëkurën nga agresionet e jashme si dielli ose i ftohti acartë
  7. Redukton rrathët e errët të syve

Lufto thatësirën e lëkurës duke e lënë atë shumë të butë të tonifikuar dhe elastike.

 

Sekretet e Natyrës…

Bukuria dhe Kujdesi Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës