Vaji Esencial i Mandarinës dhe Rëndësia e tij në Kozmetikën Natyrale

Vaji Esencial i Mandarinës dhe Rëndësia e tij në Kozmetikën Natyrale

Fal acideve yndyrorë dhe vitaminave që ka në përbërje ky vaj përdoret si  një aktioksidantë dhe një antirrudhë mjaftë i fuqishëm.

Vaji është i njohur për vetitë e tij të mahnitshme anti-fungale dhe antiseptike, duke e bërë atë një përbërës shumë popullor për kujdesin e lëkurës. Ai ndihmon në trajtimin  e pucrave, akneve dhe infeksioneve të ndryshme në lëkurë. Vaji esencial i Mandarinës  gjithashtu ka efekte të dobishme për flokët për shkak të vetive të tij antiseptike: ndihmon  në trajtimin e zbokthit, flokëve të  thatë  dhe pa jetë si  dhe infeksione të tjera të skalpit.

Ai gjithashtu ndihmon  në rigjenerimin e  indeve të dëmtuara dhe shërimin e plagëve .

Për shkak të aromës së tij  vaji esencial i mandarinës  përdoret gjerësisht  edhe në kremra dhe parfume.

Ai mund të përdoret mjaftë mirë si një vaj  për masazh pasi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrit qarkullimin e gjakut. Përzieni vaj mandarine me vaj jojoba ose vaj kokosi dhe masazhoni të gjithë trupin vepron dhe si antingërc dhe antistres.

Për të parandaluar shfaqjen e strijave: përzieni 1 deri në 2 pika vaj esencial mandarine me 1 ose 2 pika vaj livando dhe një lugë çaji me një vaj tjetër bimor sipas preferencave (sugjerojmë bajamen ose rrushin). Më pas  kryeni një masazh rreth 10 min  në zonën e prekur nga strijat.

Sugjerohet të mos përdoret gjatë kohës që  ekspozoheni në diell pasi thith rrezet e diellit.

Sekretet e Natyrës…

Lëkura dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës