Vaj Kokosi për thonj më të fortë …

Vaji i kokosit është një ushqyes shumë i mirë për thonjtë e dobët. Yndyrnat e ngopura në përbërjen e tij i hidratojnë thonjtë edhe i mbrojnë ata nga infeksionet mykotike.

• Ngrohni lehtë pak vaj kokosi dhe aplikojeni nëpër thonj. Masazhojini thonjtë me kujdes për 5 minuta, duke stimuluar kështu qarkullimin e gjakut. Kjo do të ndihmojë në ushqyerjen dhe hidratimin e mirë të thonjve. Praktikojeni këtë metodë 2-3 herë në ditë.

• Perzieni ¼ filxhan( caji) vaj kokosi të ngrohur me pak lëng limoni. Zhytini thonjtë në këtë përzierje për 10 minuta. Pasi t’i nxirrni nga ena, thajini mirë edhe mbajini ashtu , pa i shpërlarë, gjithë natën. Për rezultate më të mira , përdorni doreza pambuku gjatë natës.

Realizojeni këtë përkujdesje deri sa thonjtë tuaj të bëhen më të shëndetshëm e më të fortë.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …