Ushqimet që pakësojnë kolesterolin

Ushqimi i duhur është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrnat në gjak.

1- Mollë – studimet e fundit kanë treguar se konsumi i rregullt i mollëve apo i lëngut të tyre mund ta ulë deri me 38% të ashtuquajturin kolesteroli i keq, LDL.
2- Arra – shkencëtarët kanë zbuluar se admiruesit e arrave kanë përqindjen më të lartë të kolesterolit mbrojtës, HDL.
3- Fasule – të pasura me materiale fibroze, fasulet për gjashtë javë konsumim të rregullt mund ta zvogëlojnë kolesterolin me 16 %.
4- Hudhër – studimet tregojnë se pesë doza ditore të hudhrës në tableta e kanë reduktuar kolesterolin me 11 %.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …