Trajtimi i dhimbjeve dhe ngërçeve muskulare me metoda natyrale!!!

Trajtimi i dhimbjeve dhe ngërçeve muskulare me metoda natyrale!!!

Dhimbjet e muskujve mund të shkaktohen nga rritja e aktivitetit fizik, stresi, mangësitë në të ushqyer, ndryshimet hormonale dhe dehidratimi.

Pothuajse të gjithë kemi  përjetuar siklet ose ngërçe  në muskuj në një moment të caktuar .

Shkaqet e Dhimbjeve Muskulare

Jo të gjitha dhimbjet e muskujve janë të lidhura me stresin, tensionin dhe aktivitetin fizik. Disa gjëndje  mjekësore për  dhimbjet e muskujve përfshijnë:

  • Fibromialgia
  • Drogat e Statinit
  • Simptoma të gripit
  • Ndryshimet hormonale
  • Sëmundjet Lyme

 

Disa nga metodat më efikase dhe më të thjeshta për tu aplikuar në rast se ndjeni dhimbje dhe ngërçe muskulare janë:

 

  1. Uthulla e mollës e parafinuar pra ajo Artizanale  :

Aplikoni uthull molle artizanale në vendin ku ndjeni dhimbjet ,  ka veti anti-inflamator që veprojnë  për të zvogëluar dhimbjen e muskujve dhe inflamacionin. Provoni të shtoni dy gota nga uthulla e mollës  në një banjë të ngrohtë dhe qëndroni  për 20 minuta, ose shtoni një lugë gjelle në një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë.

  1. Masazh me vajra esencial: masazhoni për rreth 20-30 minuta muskujt e kontraktuar me

Vaj esencial lavander

Vaj esencial mente

Vaj esencial juniperus

Vaj esencial rosemary

Vaj esencial eucalyptus

Vaj esencial kamomil etj…

  1. Vajrat Bimorë  zbusin dhimbjet dhe relaksojnë muskujt . Këshillohet të pihen nga 1-lugë gjelle në ditë nga vajrat e mëposhtëm  njëkohësisht të bëhet dhe një masazhim i zonës problematike me to.

Vaji i farës së zezë

Vaji i susamit

Vaji i kokosit

Vaji I sinapit

  1. Ushqimet e pasur me Magnez, Potasium dhe Kalcium ndihmojnë në shëndetin e muskujve dhe të kockave duke ma mbajtur më në formë dhe duke shmangur problemet që mund të shkaktoj kequshqyerja në muskuj dhe në disponimin tonë fizik.

 

Sekretet e Natyrës …

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës