Thonj të Brishtë? Përkëdhelini me Mrekullitë e Natyrës…

Nëse keni thonjë të brishtë që keputen dhe çahen shpejtë, Sekretet e Natyrës ju rekomandon zgjidhjen e këtij problemi nëpërmjet:
-Vajit të Kokosit
-Uthullës së Mollës
-Tea Tree-s
-Limonit etj.

Për më shumë rreth thonjve të dobët dhe zgjidhjeve totalisht naturale lexoni materialin e mëposhtëm.

Problemi I thonjve të dobët është i zakonshëm si për femrat edhe për meshkujt. Ai mund të lidhet me disa faktorë si:
Përdorimi i zgjatur i manikyrës
Përdorimi i shpeshtë i solventit për të hequr manikyrën
Ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme
Kontakti i vazhdueshëm dhe i gjatë me ujin
Kequshqyerja dhe mungesa e vitaminave e mikroelementeve që lidhet me të
Dëmtime të ndryshme

Në rate të veçanta, thyeshmëria e dobësia e thonjve mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore si:
Hipertiroidizmi
Anemia
Psoriaza
Alopecia ( renia e flokeve)
Ekzema
Çrregullime endokrine
Infeksione mykotike

Për të trajtuar thonjtë e dobët e të thyeshëm përdorni produkte 100% natyrale si: .

Vaj Kokosi
Vaji i kokosit është një ushqyes shumë i mirë për thonjtë e dobët. Yndyrnat e ngopura në përbërjen e tij i hidratojnë thonjtë edhe i mbrojnë ata nga infeksionet mykotike.
• Ngrohni lehtë në banjo-mari pak vaj kokosi dhe aplikojeni nëpër thonj. Masazhojini thonjtë me kujdes për 5 minuta, duke stimuluar keshtu qarkullimin e gjakut. Kjo do të ndihmojë në ushqyerjen dhe hidratimin e mirë të thonjve. Praktikojeni këtë metodë 2-3 herë në ditë.
• Perzieni ¼ filxhan( caji) vaj kokosi të ngrohur me pak lëng limoni. Zhytini thonjtë në këtë përzierje për 10 minuta. Pasi t’i nxirrni nga ena, thajini mirë edhe mbajini ashtu , pa I shpërlarë, gjithë naten. Për rezultate më të mira , pëedorni doreza pambuku gjatë natës. Realizojeni këtë përkujdesje deri sa thonjtë tuaj të bëhen më të shëndetshëm e më të fortë.

Vajin e kokosit e gjeni tek Sekretet e Natyrës me cilësinë më të mirë të prodhimit Cold Pressed të firmës prestigjoze Oneva.

Uthulla e mollës
Duke qenë e pasur me elemente ushqyese të rëndësishme si vitamina, kalium, magnez, kalcium, hekur, uthulla e mollës përdoret me sukses në forcimin e thonjve te dobët e që thuhen lehtë. Gjithashtu acidi malik dhe acidi acetik në përbërje të saj ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve mykotike në thonj.
• Përzieni në raport të njëjtë uthull molle 100 % natyrore me ujë, në një enë. Zhytini thonjtë në këtë përzierje dhe mbajini për disa minuta. Bëjeni kete çdo ditë dhe do të keni thonj të shëndetshëm e te fortë.

Tashmë Sekrete e Natyrës sjell për ju Uthull Molle e cila është artizanale dhe e parafinuar, e përgatitur nën përkujdesjen e një farmacisteje.

Vaji i Pemës së Çajit (Tea tree oil)
Ky vaj paraqitet shumë efikas në trajtimin e thonjve të dobët e të thyeshëm me lehtesi, veçanërisht kur shkaktarë të problemit janë infeksionet mykotike. Duke pasur veti të theksuara antiseptike, vaji i Pemës së Çajit lufton dukshëm infeksionet mykotike në thonj. Gjithashtu ky vaj ndihmon në tyrajtimin e thonjve të çngjyrosur e të zverdhur.
• Përzieni ½ luge çaji vaj të vitaminës E me disa pika Tea Tree Oil. Aplikojeni përzierjen nëpër thonj duke masazhuar me kujdes. Lëreni 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Mbasi I thani mirë duart, aplikoni kremin e duarve me vajra bimore 100% bio. Praktikojeni këtë metodë 2 herë në ditë për një muaj dhe përfitimiet do të jenë të dukshme.

Vajin esencial të Tea Tree-s e gjeni tek Sekretet e Natyrës, 100% i Pastër( i papërzier) dhe Organik i firmës prestigjoze Austriake, Sonnentor

Lëng limoni
Një mundësi të mirë për thonj të fortë e të shëndetshëm ofron edhe përdorimi i lëngut të limonit. Ai gjithashtu i bën thonjtë të duken edhe më të bardhë.
• Përzieni në një enë 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri. Mbasi ta ngrohni përzierjen pak në banjo-mari, aplikojeni atë në thonj. Mbajeni ashtu gjithë natën. Për rezultate më të mira, përdorni doreza pambuku gjatë natës.
• Përzieni në pjesë të barabarta lëng limoni dhe vaj argani, në një enë. Zhytini thonjtë në përzierje dhe mbajini për 20 min. Pastaj shperlajini me ujë të ngrohtë, thajini mirë dhe aplikoni kremin e duarve 100% bimor. Prakikojeni këtë çdo ditë për 2-3 javë për të marrë rezultatet e duhura.

Këputja (bishti i kalit)
Kjo bimë përmban sasi të konsiderueshme silici, i cili është një mineral thelbësor për fortësinë dhe shëndetin e thojve. Gjithashtu keputja ndihmon në largimin e pikave të bardha nga thonjtë.
• Hidhni 2 lugë çaji këputje të tharë në 1 filxhan çaji ujë të valuar. Mbulojeni me kapak për 10 minuta, pastaj kullojeni. Mbasi të ftohet pak, zhytimi thonjtë në përgatesë për 20 minuta. Pastaj thajini me kujdes, aplikoni një vaj bimor 100% bio dhe lërini ashtu gjithë natën. Për rezultate me te mira, përdorni dreza pambuku gjatë natës. Përsëriteni këtë 3-4 herë në javë.

Vitamina E
Ajo që më së shumti fshihet pas thonjve të dobët është mungesa e hidratimit. Vitamina E është një element shumë I rëndësishëm për thonj të hidratuar e të ushqyer mirë.
• Çajeni një kapsulë vitamine E për të nxjerr vajin që ndodhet brenda( ose vajra që përmbajnë vitaminë E). Aplikojeni vajin e vitamines E në thonj dhe masazhojeni me kujdes për 5 minuta, për të stimuluar keshtu qarkullimin e gjakut. Bëjeni këtë në darke, para se të flini dhe mbajini thonjtë me vitaminën E gjithë natën. Praktikojeni këtë metodë çdo ditë për të parë ndryshimet.

Për rezultate më të dukshme, shoqërojeni apikimin lokal të vitaminës E me konsumimin e vazhdueshëm nga goja të vajrave bimore të pasura me vitaminë E, si vaji i lajthisë, i arrave, i bajameve, vaji i lulediellit.

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës