“ Të Mirat dhe Dobitë e Akullit që nuk i kemi ditur deri me sot “

“ Të Mirat dhe Dobitë e Akullit që nuk i kemi ditur deri me sot “

Terapia në të Ftohtë, ose terapia me akull perdoret gjithmon pasi lekura eshte pastruar paraprakisht .

Kjo terapi është mjaftë  efikase në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës, celulitit si dhe të djegurave dhe inflamacionit.

Akulli nuk duhet aplikuar direkt në lëkurë por  i mbështjellë me një rrobë të butë ose qese akulli plastike.

Bëjeni pjesë të rutinës suaj që para gjumit të pastroni fytyrën dhe ta masazhoni atë me akull (të mbështjellë me një rrobë të butë) për rreth 3 min, do shihni rezultate mahnitëse.

E bën lëkurën tuaj më të lëmuar dhe të butë.

Terapia në të ftohtë është një ndër metodat më efikase për trajtimin e problemeve me aknet, masazhoni cdo dite per rreth 5 min zonat e akneve .

Për të shumëfishuar benefitet e akullit mund ta aplikoni të kombinuar me , kastavec , hudhër, limon ose caj jeshil.

Redukton rrudhat: kjo llojë terapie përmirëson qarkullimin e gjakut ne enet e lekurës, duke parandaluar në këtë mënyrë daljen e rrudhave dhe plakjen.

Lufton poret e hapura dhe  qeskat poshtë  syve: aplikoni direkt mbi lëkurë tuaj kubat me akull sidomos në  zonat ku poret e lëkurës suaj janë shum të hapura për 2-3 minuta dhe për pak ditë do të shihni rezulatet , si dhe posht syve për të hequr të enjturat dhe të nxirat posht syve.

Rregullon gjendjen e syve të fryrë: Nëse zgjoheni me sy te fryrë dhe aspak në gjendje për të dal jashtë , mbështillni dy kuba akull me nje shami të butë dhe vendosini në kapakët e syve të mbyllur , lërini për 2 minuta dhe do shihni që të fryrat e syve do të ikin.

Lufton celulitin: vendosni në zonën e celulitit akull të mbështjell me një rrobë të butë mbajeni për 15 minuta pastaj hiqeni për 3 minuta dhe vendoseni përsëri. Për një orë rrjeshtë përsërisni të njëjtën procedurë dhe do shihni si celuliti juaj do të reduktohet në mënyrë të dukshme.

Shëndeti  dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Sekretet e Natyrës