Të Dobësohemi  Shëndetshëm me Vajin e Kokosit

Kur bëhet fjalë për “super ushqime”  që ndihmojnë për rënien  nga pesha, vaji i kokosit mund të konsiderohet nga më të mirët. Studimet shkencore, por edhe historiku i gjatë i përdorimit të tij në kulturën tradicionale të vendeve tropikale e më gjerë, vërtetojnë stimulimin që vaji i kokosit i bën trupit për të hequr kilet e tepërta. Nga rritja e metabolizmit tek mirëfunksionimi i sistemit hormonal e i gjendrës së tiroides, më poshtë listohen të argumentuara 6 mënyra me të cilat vaji i kokosit nxit rënien në peshë.

  1. Vaji i kokosit rrit nivelet energjetike.

Vaji i kokosit përbëhet nga trigliceride me zinxhir të mesëm, ndër të cilët më kryesor është acidi laurik. Ky acid yndyror esencial, ashtu edhe trigliceridet e tjera me zinxhir të mesëm, metabolizohen nga organizmi ndryshe nga yndyrnat e ngopura, si ato që përmbahen te mishi apo bulmeti.  Organizmi nuk i depoziton trigliceridet me zinxhir të mesëm si dhjamë, por i transporton ato direkt në mëlçi ku zbërthehen në energji.

Çfarë vlere ka kjo në përpjekjet për të rënë në peshë? …. Më pak dhjamë të depozituar dhe më shumë energji për organizmin.

Shtoni 2-3 lugë gjelle vaj kokosi në regjimin tuaj ushqimor. Nëse konsumohet në mëngjes, vaji i kokosit stimulon nivelet energjetike me një rritje prej 5% në 24 orë.

  1. Vaji i kokosit pakëson ndjenjën e urisë dhe nepsin/dëshirën për ushqim.

Duke qenë se trigliceridet me zinxhirë të mesëm shkojnë direkt në mëlçi gjatë trejtjes dhe aty digjen, kjo i siguron organizmit mjaft energji. Nga metabolizimi i triglicerideve me zinxhir të mesëm formohen trupa ketonikë të cilët japin përfitime shtesë në reduktimin e urisë e nepsit/dëshirës pëe ushqime.

Ç’lidhje ka kjo me rënien në peshë?… Mëse  e kuptueshem, më pak uri, më pak ushqim, më pak kalori, më pak kilogramë…

  1. Vaji i kokosit nxit djegien më të shpejtë të yndyrnave

Nëse dëshironi të zvogëloni marrjen ditore të kalorive dhe të humbisni në peshë pa kompromentuar shëndetin tuaj, me vaji e kokosit jeni në rrugë të drejtë. Ky vaj rrit aftësinë e organizmit për të tretur ushqimet dhe për të përthithur nutrientët. Në këtë mënyrë ju konsumoni më pak ushqim pa u ndierë të dobët e të lodhur. Gjithashtu si një përmirësues natyral  i humorit, vaji i kokosit  ju ndihmon të ndieheni më pak të stresuar e më shumë të motivuar në aktivitetin tuaj të përditshëm.

Konsumimi i rregullt i vajit të kokosit rrit potencialin e djegies së yndyrnave të  depozituara, veçanërisht në zonën e belit, duke stimuluar tretjen, duke rregulluar oreksin dhe duke ju mundësuar të ndieheni mirë.

  1. Vaji i kokosit ndihmon në balancimin e hormoneve.

Pa elementet e duhur ndërtues, acidet yndyrore apo derivatet e tyre, organizmi jonë nuk është në gjendje të sintetizojë hormonet , aq të rëndësishme për rregullimin e humorit, të tretjes, të aftësive sëksuale, mirëfunksionimin e gjendrës së tiroides e të metabolizmit. Trigliceridet me zinxhir të mesëm të vajit të kokosit,  si acidi laurik, marrin pjesë në konvertimin e kolesterolit në prekursorë steroidikë të hormoneve.

  1. Vaji i kokosit ndihmon organizmin në përthithjen më efikase të nutrientëve.

Konsumimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit e ndihmon traktin tretës të përthithë më mirë vitaminat e tretshme në yndyrna (vitamina A, D, E, K). këto vitamina janë përgjegjëse për rigjenerimin qelizor, përmirësimin e humorit dhe mirëfunksionimin e trurit. Vitamina D promovon përthithjen e mineraleve esenciale si kalçiumi, hekuri, magnezi, zinku etj.

Si lidhet kjo veti me rënien në peshë? … Kur organizmi i siguron vitaminat e mineralet e nevojshme, mirëqenia e tij reflektohet me më pak stres,më pak uri, më shumë motivim për të përmbushur qëllimet. Shijoni të paktën 1 lugë gjelle vaj kokosi çdo ditë, për të siguruar mirëqenien e organizmit tuaj.

  1. Vaji i kokosit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit

Meqenëse vaji i kokosit përthithet lehtë në organizëm, pa qenë nevoja për enzima digjestive, pankreasi është më pak i stresuar nga konsumimi i këtij vaji, dhe gjithashtu më  efikas në prodhimin e insulinës. Kur në organizëm ka mjaftueshëm insulinë, qelizat e tij e sigurojnë më lehtë glukozën e nevojshme për ta djegur në energji.

Si përkthehet kjo në rënie në peshë?… Vaji i kokosit, i konsumuar rregullisht, e ndihmon organizmin tuaj të mbajë nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak, duke promovuar prodhimin e përdorimin efiçient të insulinës, gjë që i krijon munësi qelizave  mundësi për të shndërruar më shumë glukozë në energji, duke e bërë trupin tuaj më vital dhe më të predispozuar për të humbur kilet e tepërta.

E kush mund ti sigurojë të gjitha këto vlera ushqimore më mirë se Lideri i Cilësisë i cili e sjell këtë vaj 100% të pastër ( të papërzier me vajra të tjerë) dhe prodhuar në presim në të ftohtë, pa asnjë llojë konservuesi, ngjyruesi, aromatizuesi, e mbi të gjitha: Standartiuar me ISO 22000, standartizimi më i lartë i prodhimit.

Oneva, Lider i Cilësisë!

 

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Përgatiti:
Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj
© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali