Sindromi i Ovarit Policistik

Ovari policistik është rezultat i disbalancës hormonale te femrat në moshën e riprodhimit. Karakterizohet nga nivele të larta të androgjeneve (hormonet mashkullore). Sipas studimeve, kjo patologji lidhet edhe me nivele të larta të insulinës në gjak. Kjo insulinë e tepërt bën që vezoret të prodhojnë më shumë hormone mashkullore.

Sindromi i ovarit policistik shfaqet me perioda të zgjatura ose jo të vazhdueshme, hirsutizëm, shtim në peshë, akne, lëkurë të yndyrshme, rënie flokësh, dhimbje në zonën e pelvisit. Përveç ndryshimeve në cikël, ky çrregullim hormonal lidhet me risk të lartë për infertilitet, diabet insulino-rezistent, hipertension, hiperkolesterolemi dhe sëmundje kardiake.

Mënyra natyra e të thjeshta dhe ndryshime në stilin e jetës mund t’ju vijnë në ndihmë për të menaxhuar simptomat e për të reduktuar komplikacionet.

  • Lini

Farat e linit përdoren me sukses në trajtimin e imbalancës hormonale, pasi kanë aftësi  të ulin nivelet e hormoneve androgjene. Ato përmbajnë lignane, nutrientë që rrisin prodhimin e globulinës lidhëse të hormoneve seksuale, e cila parandalon kështu efektet e niveleve mbinormale të tyre në organizëm.

Duke qenë të pasura me fibra, farat e linit ndihmojnë në uljen e metabolizmit të glukozës dhe të niveleve të kolesterolit në gjak.

Bëjeni linin pjesë të dietës suaj ushqimore në formën e farave ose të vajin.

  • Konsumoni çdo ditë 1 lugë çaji vaj lini në mëngjes esëll dhe në darkë para ushqimit.
    Sekretet e Natyrës sjell për ju vajin e Linit të firmës Oneva, prodhuar me cilësinë më të lartë, certifukuar me ISO 22000 dhe i përftuar me presim në të ftohtë.
  • Përzieni 1-2 lugë gjelle fara lini të bluara me 1 gotë ujë. Pijeni rregullisht çdo mëngjes.
  • Përdorini farat ose vajin e linit në sallata, në drithëra, në supë apo lëngje frutash.
  • Çaj mente ( mentha spicata, mentha piperita)

Menteja përdoret në rastet me sindrom të ovarit policistik në saje të vetive antiandrogjenike që posedon. Ndihmon kudër hirsutizmit duke reduktuar  nivelin e testosteronit dhe duke rritur nivelin e hormonit luteinizues dhe atij folikulostimulues (hormonet femërore).

  • Hidhni 1 lugë çaji gjethe mente në 1 gotë ujë të valuar. Mbulojeni me kapak për 10 minuta, pastaj kullojeni. Pijeni këtë çaj dy herë në ditë për disa javë.
  • Uthull molle

Uthulla e mollës, e parafinuar dhe 100%organike ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe pengon organizmin të prodhojë tepër insulinë. Më pak insulinë do të thotë më pak testosteron. Për më tepër uthulla e mollës ndihmon për rënie në peshë dhe për mirëqenie të përgjithshme.

  • Hidhni 1 lugë çaji uthull molle në 1 gotë ujë dhe pijeni çdo ditë në mëngjes esëll

Mund ta rrisni gradualisht dozën deri në 2 lugë gjelle uthull  molle në një gotë ujë dy ose tre herë në ditë. Nëse nuk e duroni dot shijen e uthullës, atëherë përziejeni atë me lëng portokalli apo një fruti tjetër.

Uthull Molle Artizanale & e Parafinuar, e përgatitur nën perkujdesjen e farmacistit e gjeni pranë Sekreteve të Natyrës.

  • Kanella

Në studime të ndryshme ka rezultuar se suplementet e kanellës përmirësojnë ciklin menstrual te femrat që vuajnë sindromin e ovarit policistik. Gjithashtu studimet tregojnë se kjo bimë redukton insulio-rezistencën në organizëm.

  • Hidhni 1 lugë çaji kanellë pluhur në 1 gotë me ujë të nxehtë. Pijeni përgatesën çdo ditë për disa muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara.
  • Përfshijeni kanellën në përditshmërinë tuaj duke e shtuar në drithëra, tërshërë, kos, çaj apo lëngje frutash.

Konsumoni jo më shumë se 2 lugë çaji kanellë në ditë.

Vaj peshku

I pasur me omega-3, vaji i peshkut ndihmon në reduktimin e androgjeneve dhe rrit ndjeshmërinë e indeve ndaj insulinës. Studimet mbështesin efikasitetin e tij në reduktimin e simptomave që shoqërojnë ovarin policistik , si dhe ndihmesën e tij kundër inflamacionit, dhjamit të tepërt e sëmundjeve kronike.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin për dozën dhe frekuencën e marrjes së vajit të peshkut. Doza e zakonshme shkon në 3000mg në ditë.

  • Borziloku

Gjethet e borzilokut kanë veti antiandrogjenike, si dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të insulinës në gjak dhe të peshës. Borziloku ka edhe veti antioksidante, aniinflamatore e qetësuese të sistemit nervor.

Përfitoni nga të mirat e borzilokut duke e bërë atë pjesë të ushqimit tuaj. Konsumoni 8-12 gjethe borziloku çdo mëngjes ose përdoreni në formë çaji rregullisht.

Borziloku ka tendencë të ndërveprojë me barnat antidiabetike dhe me holluesit e gjakut, prandaj tregohuni te kujdesshëm.

Shumë trajtime natyrale që përdoren për sindronim e ovarit policistik dhe që veprojnë duke ulur nivelin e testosteronit, priren të rrisin nivelin e estrogjenit. Konsumimi i lartë i fibrave me anë të dietës ushqimore ndihmon ne balancimin e nivelit të estrogjenit.

Përgatiti:
Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës!