Si të luftojmë Stresin Hormonal me metoda natyrale?!

Stresi përcaktohet si një gjendje jo stabël dhe  e  pa benefitshme për organzmin, e shkaktuar nga një problem fizik, psikologjik, emocional etj… Pikërisht në këtë gjendje shfaqet një luhatje dhe çekuilibër i madh hormonal i cili e çon organizmin në një nivel tjetër të stresit të quajtur “Stres Hormonal”.

Por si ta ndihmojmë veten që  të shpëtojmë nga kjo gjendje???

Ja 7- mënyrat!!!

-Pini sa më shumë çaj të zi, nga një studim i bërë tek konsumuesit e rregullt të çajit të zi u vu re një rënie e nivelit të kortisolit me 47%.Ky çaj përmban poliferole dhe flavonoide të cilat kanë efekt qetësues.

– Konsumoni çokollat të zezë, ajo rrit nivelin e endorfinave, neurotransmetues të cilët na japin ndjesinë e të ndjerit mirë. Ajo gjithashtu është mjaftë e pasur me Magnez i cili ndihmon në stabilizimin hormonal.

-Aromaterapi ose difuzor me vaj trëndafili, eucaliptusi ose temjani, kërkimet e bëra thonë që gratë të cilat aplikojnë aromaterapi me vaj trëndafili ose temjani për 10 -min ndjejnë një reduktim të stresit hormonal dhe ankthit.

– Caj me xhinxher, xhinxheri ka veti te reduktoj stresin dhe të përmirësoj gjëndjen emocionale.

-Gjeni një bimë  Lavander dhe bëni cdo gjë me të, aromaterapi dhe masazh me vajin esencial të saj, si dhe konsumoni çajin e saj cdo natë para se të flini. Njihet si ndër kurat më të mira për stresin, hormonet, ankthin e gjumin.. Shkurt mos ju ndaj Lavandrës…

-Hani para çdo vakti nga një kokërr hurme arabie, ka një ndikim të habitshëm në stabilizimin hormonal e sidomos tek femrat.

– Bëni sa më shumë ushtrime dhe vrap do tju ndihmojnë të reduktoni stresin dhe të keni një gjumë sa më të qetë.

Punoi: Arjeta Dema

Sekretet e Natyrës…
Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës