“Si të kujdesemi për një Lëkurë me pore Problematike dhe si ti trajtojmë ata në mënyrë natyrale”

“Si të kujdesemi për një Lëkurë me pore Problematike dhe si ti trajtojmë ata në mënyrë natyrale”

Poret e zmadhuara jane nje problem i zakonshem vecanerisht per lekurat me yndyre. Poret jane nje pjese shume e rendesishme e lekures, ato ndihmojne ne hidratimin dhe zbutjen e saj nepermjet prodhimit te yndyres. Por nese yndyra mbetet e bllokuar ne keto pore, atehere ato infektohen, kthehen ne pucra ose behen me te dukshme e jo-estetike.

Zakonisht shfaqen ne pjesen e hundes apo ne zonen-T (balli, hunda, mjekra) qe eshte edhe me e prirur per pucra dhe akne. Poret e zmadhuara, me shume mundesi jane gjenetike e mund te perkeqesohen me kalimin e viteve.

Gjithashtu nje fytyre e yndyrshme eshte me e prirur per te pasur pore te zmadhuara. Edhe plakja ka efekt negativ tek to. Pikat e zeza gjithashtu jane pergjegjese sepse kur poret bllokohen, diametri i tyre rritet.

Ja disa keshilla se si te kujdeseni per nje lekure me pore te zmadhuara dhe ti beni sa me pak te dukshme:

 Pastroni dhe tonifikoni lekuren

Perdorni nje pastrues per tipin tuaj te lekures (te yndyrshme, te thate ose mixe) dhe me pas aplikoni tonik ne te gjithe fytyren. Edhe pse ka shume persona qe tonikut nuk i kishtojne rendesi, ai eshte shume i rendesishem ne zhdukjen e papastertive dhe make-up qe ka mbetur edhe pasi e keni lare fytyren. Akoma me mire nese perdorni nje tonik eksfoliues qe penetron thelle ne pore.

-Lageni fytyren me uje te ftohte ose me nje kub akulli

Kjo i redukton shume poret e zmadhuara. Per nje pastrim sa me te efektshem te fytyres, perdorni uje te ngrohte per te hapur poret, akoma me mire nese perdorni avull dhe uje te ftohte per te shpelare fytyren e per te mbyllur poret.

– Perdorni krem hidratues te pershtatshem per tipin e lekures tuaj. Ai e mbron fytyren nga bakteret dhe e ben te duket me e bute dhe e shendetshme

TRAJTOJENI LËKURËN ME AVULL NJË HERË NË JAVË
Trajtimi me avull është shumë i mirë në reduktimin e madhësive të poreve. Avulli ndihmon që të hapen poret për t’i lejuar papastërtitë që të dalin jashtë. Thjesht vlojeni pak ujë dhe uluni mbi enë me një peshqir mbi kokë. Pas trajtimit, poret tuaja do të mbyllen dhe do të kthehen në madhësitë e tyre normale.

HIDRATOJENI LËKURËN ME ALOE VERA
Aloe vera është një bimë çudibërëse, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Ka shumë veti kuruese për lëkurën që ndihmojnë në mbrojtje të saj, në reduktim të njollave dhe yndyrës së tepërt si dhe eleminimin e akneve.

AKULLI
Kubat  e akullit ndihmojnë në reduktim dhe mbyllje të poreve. Vetëm përdoreni akullin në lëkurë për disa sekonda dhe kjo është e tëra.

APLIKONI MASKË PËR FYTYRË
Maskat për fytyrë janë të mira për përmirësimin e dukjes së lëkurës. Ato janë gjithashtu ideale për përdorim pas trajtimit me avull, sepse poret do të jenë më të hapura dhe të gatshme për absorbim të gjërave ushqyese nga maska.

 Maskat me argjile janë veçanërisht të mira për lëkurë, sepse e absorbojnë yndyrën e tepërt, i thajnë puçrrat dhe reduktojnë madhësitë e poreve.

Maskat me Uthull Molle, sheqer organik, Mjalte, Shafran  dhe Vajra Esencial, te aplikohen 1-2 hete ne jave heqin pikat e zeza dhe largojne qelizat e vdekura dhe papastertite qe bllokojne poret duke stabilizuar ne menyren me te mire gjendjen e tyre.

 

Shendeti Juaj Nen Perkedheline e Natyres…

Sekretet e Natyres