“Sekreti i dhëmbëve të bukur “

“Që të buzëqeshim bukur duhet te kemi dhëmbë të shëndetshëm “

Një gamë e gjerë vajrash përdoren gjerësisht për një “gojë të bukur”dhe për dhëmtë sa më të shëndetshëm .

Vaji i kokosit:
Efektiv kundër kaviteteve: hulumtimet tregojnë se aplikimi i vajit të kokosit në mishrat e dhëmbëve për rreth 10 minuta në ditë (vazhdoni për tre javë) në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon prishjen e dhëmbëve.

Vajrat esenciale më të shëndetshëm për dhëmbët dhe mishrat e tyre janë :

Vaji esencial i Kanellës
Kanella është përdorur që me kohë për vetitë e saj medicinale, veçanërisht antifungale dhe antibakteriale. bakteret përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve, dhe Lactobacillus plantarum, një nga bakteret përgjegjëse për sëmundjet e mishit të dhëmbëve,luftohen më së miri nga vaji i kanellës.

Vaji esencial i Mentes
Hulumtuesit kanë gjetur se menteja është jashtëzakonisht efektive në vrasjen e baktereve anaerobe, atë lloj të baktereve që lulëzojnë në një mjedis të ulët të oksigjenit, si goja, dhe mund të shkaktojnë sëmundje të kavitetit.

Vaj esencial i Mirrës
Mirra vepron edhe si antiseptik dhe si qetësues. Për këtë arsye, ajo ka qenë tradicionalisht e përdorur për të shëruar ulcerat gojë. Ajo ndihmon indet e kavitetit duke suportuar rrjedhjen e gjakur në enët që përshkojnë ata.

Vaji esencial i Karafilit
Karafili është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për qindra vjet për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbëve. Hulumtimet klinike ka treguar se karafili pengon shumë bakteret patogjene, duke përmirësuar në këtë mënyrë shëndetin tuaj oral.

Dhëmbët tona janë ajo cka ne hamë, dhe mënyra e jetesës sot ka bërë kërdi në shëndetin e dhëmbëve tonë. Edhe pse shumica e njerëzve e dinë që shum ushqime jan shum të dëmshmë për shëndetin e dhëmbëve vazhdojnë i konsumojnë ato.
Këto janë pesë ushqimet që duhet të zëvendësojnë ëmbëlsirat dhe akullore në konsumit tonë të përditshëm:

1. Molla
Një mollë në ditë mban dentistin larg, por ju nuk e dini se mollët janë të njohura edhe si furça natyrale dhëmbësh. Tuli i fortë i mollës stimulon mishrat për të prodhuar pështymë. Molla gjithashtu ka acide frutash si acidi malik, i cili pastron dhëmbët.

2. Karrota
Si mollët dhe karrotat janë të mira për ju për të njëjtat arsyje . Steven Jobs tregon se ai një herë ai mbajti një dietë me vetëm mollë-dhe-karrota dhe dhëmbët e tij u bënë më të fortë.
“Karrota e Pagatuar ka fibra të cilat kanë një efekt pastrimi në dhëmbë. Ata gjithashtu rrisin pështymën rrjedhimisht duke reduktuar incidencën e kariesit ose dëmtimit të dhëmbëve .”

3. Kosi
“Kosi ka shumë baktere ” të mira “që veprojnë për të neutralizuar efektin e baktereve të dëmshme. Gjithashtu kosi ka përmbajtje të lartë kalciumi i cili është gjithashtu i dobishëm për dhëmbët tuaj.

4. Perimet Jeshile
Zarzavatet dhe perimet përmbajnë sasi të lartë vitaminash dhe mineralesh si kalciumi për smaltin dhe acidi folik për mishrat, i cili pengon gjakderdhje mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu ata knë përmbajtje të lartë fibrash, të cilat kanë efekt të lartë pastrimi për dhëmbët.

5.Djathi dhe produktet e tjera të qumështit
Ushqimi si djathi dhe produktet e tjera të qumështit gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër dëmtimit të tyre , sipas një studimi të publikuar në revistën “General Dentistry”, këto produkte i bëjnë dhëmbët më të fortë dhe të bardhë si dhe rregullojnë gjëndjen e kavitetit oral.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës..