Sapuni që than lëkurën. Pse duhet ta përdorim?

Shumë njerëz ankohen në përdorimin e sapunit sepse ai ua than lëkurën.

A është problemi tek sapuni apo tek lloji juaj i lëkurës?

Ҫuditërisht përgjigja është:
-Tek asnjëra.

Le ta kuptojmee së bashku!

Gjatë përdorimit të sapunit kemi largimin nga fytyra të 4 elementëve:
-Papastërtive
-Mikrorganizmave
-Lëkurës së vdekur
-Yndyrës

Gjatë përdorimit të sapunit, largimi i yndyrës tek lëkurat e thata jep ndjesinë e tharjes së saj pasi procesi i prodhimit të yndyrës është i ngadaltë tek këto lloj lëkurash.

Por gjithashtu në shumë raste tek lëkurat e yndyrshme përdorimi i sapunit nuk e stabilizon prodhimin e yndyrës, por veҫse e shton për shkak të “feedback-ut”.

Ku qëndron PROBLEMI dhe cila është ZGJIDHJA?

Përdorimi i sapunit është i domosdoshëm për higjenën së lëkurës, për shkak të veҫorive të saja që i kemi shpjeguar në:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Largimi i tre elementëve të parë nga fytyra është i domosdoshëm, POR largimi i yndyrës është shumë i nevojshëm të zëvendësohet menjëherë.
Pra nga përdorimi i sapunit ne arrijmë higjenën por humbasim yndyrnat të cilat janë ushqim për lëkurën.
Nëse ne nuk i zëvendësojmë atëherë kjo përbën PROBLEMET që kemi me përdorimin e sapunit.

Kremrat “Sekretet e Naytyrës” 100% Bio të përgatitura me vajra bimorë janë ZGJIDHJA më ideale që zëvendësojnë yndyrën dhe e ushqejnë qelizën e në mënyrën më të mirë pa i shtuar fytyrës suaj asnjë substancë sintetike të panevojshme.

Nëse nuk mundeni ta keni një të tillë, përdorimi i vajrave bimorë është i nevojshëm për përkujdesjen minimale të përditshme të fytyrës suaj për shkak të veҫorive të saja të përmendura në linkun e mësipërm.

Për fytyrat e thata dhe normale mund të përdoret: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Për fytyrat e yndyrshme përdorimi i vajrave bimorë specifikë është i domosdoshëm pasi vajrat me vlerat dhe vetitë e tyre stabilizojnë prodhimin e yndyrnave.

Për mënyrën më efikase ndaj kujdesit të përditshëm të lëkurës së fytyrës lexoni linkun:
http://sekretetenatyres.com/menyra-efikase-ndaj-kujdesit-te-perditshem-te-lekures-se-fytyres/

Vajrat Oneva të prodhuara me cilësinë më të lartë ruajnë vlerat e farave dhe janë ushqimi më i sigurtë për Bukurinë E Fytyrës Suaj.

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyres,
Lekura Juaj nen Perkedheline e Natyres…

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës