Rëndësia e Nutrientëve në Organizëm!!!

Rëndësia e Nutrientëve në Organizëm!!!

Ku i gjejmë më së shumti Nutrientët? Cila është dieta e duhur!?

Reth 97% e njerëzve në botë vuajnë nga mungesa e një nutrienti të caktuar në organizëm. Pikërisht ky nutrientë mund të jetë celësi i reduktimit të rriskut të Sindromit Metabolik, Kancerit , Sëmundjeve Kardiake etj…

Nutrientët  janë molekula që gjenden në  ushqime të cilat  organizmi i përdorë   për të prodhuar  energji, të rritet, të zhvillohet dhe riprodhohet. Nutrientët  treten dhe pastaj ndahen në pjesë themelore për t’u përdorur nga organizmi. Ekzistojnë dy lloje kryesore të nutrientëve , makronutrientë dhe mikronutrientë. Tre kategoritë kryesore të makronutrientëve përfshijnë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat. Ndërsa  dy llojet e mikronutrientëve janë vitaminat dhe mineralet.

Karbohidratet janë një lloj makronutrienti që përdoret për energji të shpejtë në qeliza. Njësia bazë e karbohidrateve është  monosakaridi. Një shembull i një monosakaridi është glukoza ose sheqeri. Ata gjenden kryesisht në drithëra.

Proteinat janë makronutrientë që qelizat e trupit i përdorin për  ndërtimin e strukturës së tyre. Proteina është shumë e rëndësishme për ndërtimin e indeve një ndër to dhe muskujt muskujt të cilët përbëhen kryesisht nga proteina.

Vitaminat janë mikronutrientë  të nevojshëm për të ndihmuar qelizat të sintetizojnë  energji. Vitaminat zakonisht veprojnë në lidhje me enzimat për të ndihmuar qelizat të kalojnë nëpër procese të ndryshme metabolike. Egzistojnë  gjashtë lloje  vitamina të mëdha, A, B, C, D, E dhe K dhe seicila prej tyre ka një rol të caktuar në organizëm. Vitamina A përdoret në retinën e syrit , për një vizion më të shëndetshëm. Vitamina  C dhe E janë të rëndësishme për sistemin tonë imunitar, dhe vitamina K ndihmon qelizat tona të gjakut të funksionojnë normalisht dhe parandalojnë gjakderdhje të tepruar si dhe vitamina D e domosdoshme për  zhvillimin dhe forcimin e kockave . Vitaminat mund të absorbohen nga ushqimet por disa preferojnë ti marrin ata në formën e suplementeve.

 

11 ushqimet më të pasura me nutrientë planet:

Mënyra më e mirë për tu ushqyer shëndetshëm është të hani ushqimet që përmbajnë sasinë më të madhe dhe shumëllojshmëri nutrientësh.

  1. Salmoni
  2. Lakra jeshile
  3. Algat e detit
  4. Hudhra
  5. Molusqet(Frutat e Detit)
  6. Patatet
  7. Mishi I Mëlcisë
  8. Sardelet
  9. Boronica
  10. E verdha e vezës
  11. Cokollata e Zezë

 

Sekretet e Natyrës…

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës