Përshkim
My Beauty Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me perbërës 100% natyral. Me anë të përbërjes së tij unike me Aloe Vera, Rose Water, Pomegranate Oil, Sesame etj. siguron një ushyerje dhe hidratim të plotë të lëkurës së fytyrës, duke i dhënë shkëlqimin e merituar. Prania e antioksidantëvë të fuqishëm si Coenzima Q10 dhe Vitamina E natyrale, shtojnë veprimin rigjenerues dhe risin elasticitetin e lëkurës, duke vonuar shfaqjen e rrudhave. Përbërja e tij 100% natyrale e bënë këtë krem të sigurtë per t’u përdorur dhe në zonën poshtë syve, duke e hidratuar dhe ushqyer këtë zonë delikate. My Beauty Cream është një krem i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.
Ky krem vepron në sipërfaqe të lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk e ndjeni hidratimin e plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (ne ju rekomandojmë serumin Beauty ose Lady). Ështe shumë e rëndësishme të kuptohet, që një fytyrë shumë e thatë në shumicën e rasteve tregon që nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, që i nevojitet organizmit. Ndaj ju rekomandojme forte, që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.
Kujdes: Nëse keni alergji nga ndonjë përbërës i këtij produkti, ose shfaqni alergji pas përdorimit, ju lutemi ndërpriteni përdorimin e këtij produkti!