Probiotikët dhe Ne…

Kemi dëgjuar shpesh të përmëndet nga Doktori fjala”Probiotikë” kur bëhet fjalë për shëndetin??

Ja cfarë janë ata dhe cfarë roli kanë në organizëm!

Probiotikët janë bakterie dhe maja të “Mira “ për shëndetin tonë , vecanërisht për sistemin tretës. Ne zakonisht i mendojmë bakteriet si  të dëmshme dhe si dicka që shkakton sëmundje, por trupi ynë ka si bakerie të “mira” si  të “këqija”. Probiotik quhen ato bakerie që kanë efekt pozitiv në organizëm dhe që e mbajnë sistemin tonë digestivë të shëndetshëm.

Probiotikët i gjejmë në organizmin tonë,  në ushqime si dhe në suplemente.

Si “punojnë “ në organizmin tonë probiotikët?

Kërkuesi janë përpjekur të zbulojnë mekanizmat e veprimit të  probiotikëve në organizëm.

Këto janë disa nga mënyrat me të cilat probiotikën ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit:

Gjatë përdorimit të antibiotikëve ose nga sulmi i agjentëve të jashtëm ju mund të “ humbni” bakteriet e “mira” , dhe probiotikët ndihmojnë në zëvëndësimin e tyre.

  • – Ata ndihmojnë në balancën e bakterieve të “mira dhe të “ dëmshme” , duke rregulluar funksionimin e organizmit tuaj sic duhet.
  • – Probiotikët ndihmojnë   në tretjen e ushqimit  që lëviz  nëpër zorrë.

Ata ndihmojnë në trajtimin e problem të tilla në organizëm si :

  • Sindromi i Irritimit të Zorrëve
  • Inflamacioni i Zorrëve (IBD),
  • Diarre infektive (të shkaktuara nga viruset, bakteret, ose parazitët)
  • Antibiotik të lidhur me diarrenë

Studime të tjera të kryera kanë  treguar se ata ndihmojnë dhe  me probleme në pjesë të tjera të trupit tuaj, si psh :

  • Ekzemat në lëkurë
  • Shëndetin Urinar dhe Vaginal
  • Parandalimin e alergjive dhe Ftohjes
  • Shëndetin Oral

Disa nga ushqimet me të pasura me Probiotik janë:

Ushqimet që kanë kaluar një llojë fermentimi sic janë nënproduktet e qumështit

  • Kosi
  • Dhalla
  • Gjiza
  • Disa lloje djathrash si (Gouda, Mozzarela, Djathi i Cedrës)
  • Farat e Sojës të fermentuara
  • Caji i Zi i fermentuar
  • Lakra turshi
  • Perimet turshi
  • Buka
  • Cokollata e Zezë.

Disa nga produktet ushqimore që ndihmojnë  në  përmirësimin e punës së probiotikëve  janë :

  • Uthulla e Mollës e Parafinuar dhe Mjalti !!!

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

Sekretet e Natyrës …