Oneva

Oneva është një firmë prestigjoze Turke që prodhon vajra me sistemin e presimit në të ftohtë që prej vitit 2009.
Farat e bimëve janë kryesisht nga Turqia dhe i nënshtrohen një kontrolli shumë strikt në përzgjedhjen e cilësisë dhe në  pastrimin e tyre  përpara se të hyjnë në procesin e prodhimit.
Kjo firmë është unike në Turqi sepse prodhimi i vajrave bimorë është tërësisht në të ftohtë pa bërë ngrohje paraprake të farave, e cila do të sillte sasi më të lartë dhe kosto më të ulët, por jo cilësinë e dëshiruar.
Kjo metodë siguron vajra 100% të pastër dhe të garantuar në vlerat e tyre.

Vajrat përftohen me sistemin e presimit në të ftohtë, pa ngrohje paraprake të farave, pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar dhe pa aromatizues.
Janë të pa rafinuar dhe tërësisht natyral.
Vajrat e firmës Oneva prodhohen në një fabrike moderne të çertifikuar me ISO 22000,sipas rregullave të mbrojtjes së ushqimeve dhe nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Synimi i firmës Oneva është që deri në vitin 2023,me cilësinë e saj të jetë një nga firmat më prestigjoze në mbarë botën.

Ekskluziviteti i firmës Oneva është një prestigj i madh për Sekretet e Natyrës duke garantuar produkte cilësore dhe të sigurta.