Mbipesha ….shkaku dhe zgjidhja ….

Dietat ushqimore dhe ushtrimet fizike nuk po funksionojnë?? … Ndoshta nuk keni bërë zgjedhjen e duhur … Sekreti fshihet te lloji i mbipeshës, kundër të cilës po luftoni ….

Shkencëtarët e kanë kategorizuar mbipeshën në 6 tipe. Duke identifikuar tipin në të cilin bëni pjesë, mund të gjeni edhe formën e duhur për ta luftuar.

1- Mbipesha nga ushqimi
Tipi më i zakonshëm i mbipeshës nëpër botë, shkaktuar nga mbikonsumimi i ushqimit dhe sheqerit.
Zgjidhje : Reduktoni sasinë e ushqimit të konsumuar dhe bëni të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

2- Mbipesha nga “stomaku nervoz”
Shkaktarët kryesorë janë depresioni, stresi dhe ankthi. Njerëzit me këtë lloj mbipeshe janë të prirur që në situata stresuese të konsumojnë ëmbëlsira e çokollata.
Zgjidhje: Pakësoni stresin nëpërmjet aktiviteteve dhe shmangni ngrënien e ëmbëlsirave.

3- Mbipesha nga Gluteni
Kjo lloj mbipeshe prek më tepër femrat gjatë adoleshencës, në menopauz dhe që vuajnë probleme hormonale.
Zgjidhje : Shmangni duhanpirjen, konsumin e alkoolit dhe qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Bëni ushtrime me pesha.

4- Mbipesha metabolike
Personat me këtë lloj mbipeshe zakonisht akumulojnë dhjamë në zonën e barkut dhe kanë probleme me frymëmarrjen
Zgjidhje : Reduktoni konsumin e alkoolit

5- Mbipesha nga qarkullimi venoz
Mbipeshë e trashëguar gjenetikisht, që shfaqet te personat që vuajnë nga ënjtja e këmbëve ose te femrat shtatzënë.
Zgjidhje : Ushtrohuni duke vrapuar apo ngjitur shkallët.

6- Mbipesha nga pasiviteti
Në këtë rast dhjami akumulohet në zona që kanë qenë shumë aktive më parë, nëpërmjet ushtrimeve e stërvitjes, por aktualisht qëndrojnë në pasivitet.
Zgjidhje: konsumoni ushqim shpesh e nga pak, për të mos lejuaj ngadalësimin e metabolizmit.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali.