Llojet e Kanellës dhe cilën prej tyre njohim realisht ne!!!

E dinit që ka disa lloje kanelle?

Besoj se të gjithë ne deri më sot kemi menduar se ekziston vetëm një llojë kanelle!!! Por si qëndron e vërteta REALISHT???

Në fakt  Kanella vjen nga  gjinia Cinnamomum dhe familja Lauraceae dhe  brenda kësaj gjinie hasim një varietet të gjerë specie  kanelle…

Klasifikimi shkencor i mëposhtëm do tju qartësojë:

  1. Cinnamomum cassia (Kassia ose kanellë kineze, lloji më i zakonshëm komercial)
  2. Cinnamomum. burmannii (Korintje, Padia kasia, ose kanellë indoneziane)
  3. Cinnamomum. loureiroi (kanellë Saigon, cassia vietnameze, ose kanellë vietnameze)
  4. Cinnamomum. verum (kanellë Sri Lanka ose kanellë Ceylon)
  5. Cinnamomum. citriodorum (kanellë malabar)
  6. Cinnamomum. tamale (kanellë indiane)

 

Kanellat që janë më të përhapura si në mjekësinë popullore, si në  kozmetik si në gastronomi janë 2 lloje, Cassias dhe Ceylor.

 

Lëvorja e shkopinjve të Ceylon  është shumë e hollë dhe ka shtresa të shumëfishta (bluhet lehtë në mulli kafeje). Është ngjyrë kafe e hapur dhe ka aromë më të butë e të këndshme se sa cassia.

 

Lëvorja e shkopinjve të Cassias (kanellës Kineze), kanellë e cila haset gjeresisht është më e trashë dhe ka më pak shtresa. Ngjyra e saj është kafe e errët dhe ka shije më të fortë në krahasim me ceylon.

 

Sekretet e Natyrës…

Shëndeti dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës