Kajsia që mban larg Kancerin nga fisi Hunz…

Studiuesit dhe shkencëtarët janë ndalur shpesh në vlerësimin e dietës së popujve indigjenë dhe në zbulimin e “sekreteve të shëndetit e mirëqenies së tyre”.

Për të nxjerr ë në pah vlerën e farave të kajsisë e të vajit të tyre, dr. Krebs përmend fisin Hunzi, i vendosur në pjesën veriore të Pakistanit.

Për pjesëtarët e këtij fisi, farat e kajsive ishin pjesë e dietës së përditëshme, në një sasi të bollshme, duke qenë se pema e kajsisë ishte shumë e përhapur në zonën e tyre ( duke qenë se natyra ua ofronte me bollëk).

Jetëgjatësia mesatare e pjesëtarëve të këtij fisin ishte mbi 100 vjet dhe për ata sëmundjet ishin të panjohura, për më tepër kanceri. Dr.Robert McCarrison, kirurg britanik, raporton se nuk ka hasur asnjë rast me kancer në pjesëtarët e fisit Hunz, dhe këtë ai e lidhte me dietën e pasur me farat e kajsisë e vitaminën B-17.

Një substancë natyrale, gjerësisht e përmendur në luftën kundër kancerit, por shumë e akuzuar nga industria farmaceutike është e ashruquajtura Vitamina B-17 ose e emërtuar si Amigdalina nga biokimisti dr. Ernst Krebs, duke qenë se teknikisht nuk është një vitaminë.

Amigdalina gjendet me shumicë në farat e kajsive. Kur të hani kajsi, provoni të çani bërthamën dhe brenda do të gjeni një farë të butë, e cila po ta shijoni, do ju lërë një shije tepër të hidhur në gojë. Vitaminën B-17 e gjeni edhe në farat e mollëve, të dardhave, të pjeshkave, të kumbullave, qershive etj, mjafton që pasi të shijoni frutin, të konsumoni edhe farat që i gjeni brenda bërthamave.

Është diskutuar vazhdimisht rreth faktit që Amigdalina përmban cianide dhe gjatë metabolizimit në organizëm mund të zbërthehet në derivate toksike. Si qëndron e vërteta?

Për nga struktura, molekula e Amigdalinës përbëhet nga 4 pjesë: 2 pjesë glukozë,1 pjesë benzaldehide, 1 pjesë hidrogjen-cianide. Cianidet në formë të lidhur, siç janë tek molekula e Amigdalinës ( apo edhe e vitaminës B-!”), nuk janë toksike, por ato bëhen të tilla nëse çlirohen në formë të lirë.

Qelizat normale dhe ato kanceroze dallojnë shumë nga njëra- tjetra, por dallimi më kryesor qëndron në mënyrën e prodhimit të energjisë, ku marrin pjesë enzima të ndryshme. Qelizat normale përmbajnë enzimën Rhodanese si katalizatore në proçeset energjetike.
Kjo enzimë neutralizon pjesën benzaldehide dhe hidrogjen-cianide të Amigdalinës, duke i kthyer në përbërës nutricionalë të dobishëm, si Tiocianate e Acid benzoik. Kurse në qelizat kanceroze, enzima pjesëmarrëse në proçeset energjetike është β-glukozidaza. Kjo enzimë shkëput pjesën benzaldehide dhe atë cianide nga pjesët glukozë, si dhe nga njëra-tjetra, duke krijuar potenciale toksike që vrasin vetë qelizën. Ky veprim përngjason shumë me të ashtuquajturën “kemio natyrore”.

Nga sa u tha më sipër, të thuash që Amigdalina është e rrezikshme sepse përmban cianide, është sikur të thuash se glukoza, e cila përmban në strukturën e saj molekulare CO (monoksid karboni) mund të vrasë.

Mund të bëjmë një përngjasim tjetër me vitaminën B-12, e cila është një formë ciano-kobalamine, pra ka gjithashtu cianide në strukturë, por ajo përdoret gjerësisht për të rritur nivelin energjetik te sportistët, atletët etj. Vitamina B-12 përfshihet në mbi 300 reaksione enzimatike dhe mungesa e saj lidhet me rriskun për kancer.

Në fakt, doktorët dhe ekspertët e shëndetit e lidhin shfaqjen e kancerit pikërisht me shfaqjen e mungesave të nutrientëve esencialë në organizëm. Rregulloni balancën e nutrientëve dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të shërojë vetveten.

Farat e kajsive dhe Amigdalina që ato përmbajnë, përbëjnë një vlerë të shtuar në paketën e terapive plotëuese në trajtimin e kancerit.

Sot teknologjia moderne ka lehtësuar pasurimin e dietës ushqimore me Amigdalinë, duke e bërë atë lehtësisht të konsumueshme nëpërmjet vajit të farave të kajsisë.

Rekomandohet të përdoret në dozën 1-2 lugë çaji vaj në ditë.

E kush mund ti sigurojë të gjitha këto vlera ushqimore më mirë se Lideri i Cilësisë i cili e sjell këtë vaj 100% të pastër ( të papërzier me vajra të tjerë) dhe prodhuar në presim në të ftohtë, pa asnjë llojë konservuesi, ngjyruesi, aromatizuesi, e mbi të gjitha: Standartiuar me ISO 22000, standartizimi më i lartë i prodhimit.

Oneva, Lider i Cilësisë!

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Përgatiti:
Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali