“Ja cfarë duhet të konsumoni më së shumti gjatë stinës së ftohtë për të rritur imunitetin dhe për tu mbrojtur nga griprat dhe virozat “

 

 “Ja cfarë duhet të konsumoni më së shumti gjatë stinës së ftohtë  për të rritur imunitetin dhe për tu mbrojtur nga griprat dhe virozat “

Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni për ta kaluar një dimër të gjatë sa më në formë:

 

Lakra

Lakra është e pasur  me vitamina dhe minerale (Vitaminat C dhe K dhe folate, në veçanti), fibra, antioksidantë, dhe komponimet  anti-kancerogjene të quajtur glukosinolate. Disa studime thonë se perime si lakra brokoli dhe lulelakra  mund edhe të ulin nivelin e  kolesterolit dhe rrezikun e  kancerit dhe diabetit.

Ka më shum vlera kur konsumohet e freskët dhe e pazier , këshillohet te konsumohet cdo ditë.

Kungulli i Dimrit

Kungull është i pasur me  krotenoide, Vitamina A, E  , dhe  minerale si  kalium, hekur dhe zink. Kungulli ndihmon në shkatërrimin e toksinave ,  ndihmon në mirëfunksionimin e traktit urinar rrit imunitetin si dhe ka shum benefite të tjera për organizmin.
Patatja
Patatja është një ushqim i shkëlqyer që nuk duhet te mungojë në tryezën tuaj, shumë e pasur me kalium, magnez, acid folik, vitaminë C, madje edhe proteina ajo  ndihmonë në  tensionin e ulët të gjakut dhe për të rritur antioksidantët. Ndërsa patatja e ëmbël është konsideruar si një zgjedhje e  shëndetshme (pasi është e pasur me  me beta-karoten, vitamina A dhe C, si dhe fibra.
 

Qepa

Ideale  për kuzhinën tuaj dhe e preferuar për të gjitha gjellërat . Qepa mëse e pasur me vitaminë  C dhe fibra. Vaji i  qepës  mund të ulët nivelin e  LDL kolesteroli  i (” keq”)  dhe rrit nivelin e  HDL kolesteroli i  (“ mirë”). E njohur për vetitë e saj antibakteriale dhe antimikrobike është zgjedhja e duhur për një imunitet të hekurt.

 
Panxhari
Panxhari përmbanë antioksidantë të quajtur betalaine, të cilat mund të ndihmojnë në  luftën kundër kancerit.Ai gjithashtu  është i pasur me vitamina A, B, C, si dhe kalium dhe folate.
 

Selino

Selino është e pasur me vitamin C , fibra dhe fosforë, ndihmon në forcikim dhe kompaktësimin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Gjithashtu selino përmban pthalides, te cilat ndikojnë ne uljen e presionit te gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët te zgjerohen.

Karrota

 

 Karrota është e pasur me antioksidant beta-carotene, një kompleks që konvertohet në vitaminë A në trup. Vitamina A është e domosdoshme për një sistem të fortë imunitar , sy dhe lëkurë  të shëndetshme. Disa studime tregojnë se karrota e konsumuar e pagatuar  mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit dhe madje  parandalon  sëmundjet  kardiovaskulare.
Rrepa

 

Rrepa është e pasur me glukozinolate, vitamina C dhe K, folate, kalium, fibra dhe kalcium).

Ndihmon ne parandalimin e plakjes se lekures si dhe te njollave ne lekure , parandalone zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozes.

Ësht shum efikase për pastrimi e zorreve dhe nxit metabolizimin pasi  permban shume fibra dietike vecanerisht fibra bimore te cilat mund te nxitin punen e stomakut dhe te zorreve duke evituar kapsllekun dhe nxitur metabolizimin .

Hudhra

Hudhra ka veti te forta antibiotike  si pasoj forcon imunitetin , gjithashtu ka veti antinflamatore si dhe mbron sistemin kardiovaskulare , duke forcuar zemren dhe ul yndyrnat ne gjake.

 

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës …

Sekretet e Natyrës

 

 

large assortment of vegetables
large assortment of vegetables