Infeksioni i mishrave të dhëmbëve dhe trajtimi i tij me Tea Tree Oil

 “Infeksioni i mishrave të dhëmbëve  dhe trajtimi i tij me Tea Tree Oil”

 

Nëse keni  infeksion  në mishrat e dhëmbëve , ju mund të keni periodontitis, e quajtur gjithashtu si sëmundje periodontale. Vaji  i Tea Tree  është një ilaç bimor që është  rekomanduar shpesh për trajtimin e këtyre llojesh  të problemeve të kavitetit të gojës.

 

Vaji i Tea Tree ka veprime antimikrobiale  që vrasin kërpudhat , organizmave viralë dhe bakterialë. Një  studim i  “ University of Pittsburgh Medical Center” na thotë se Tea Tree Oli përmban terpenoide, duke përfshirë cineole dhe terpinene-4-ol, të cilat në mënyrë efektive përdoren për  të  çrrënjosur edhe bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Ndër vetitë e tij më të mira është që  ai përdoret si qetësuese dhe lehtëson dhimbjen  që mund të keni në mishrat e dhëmbëve.

Në fakt, vaji i Tea Tree është aq i fuqishëm  sa  është përdorur zakonisht për të trajtuar problem  të tjera të tilla si puçrrat dhe aknet  në  fytyrë, infeksionet fungale(kerpudhat), zbokthi, zgjebja dhe morrat. Me të vërtetë është një vaj i shquar dhe mjafte i njohur , dhe kur vjen puna për dhëmbët tuaj mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Për të hequr qafe sëmundjen e mishrave të dhëmbëve , ju mund të përdorni  vajin pemës së   çajit,  duke vënë në krye të pastës së  dhëmbëve  tuaj 2-3 pika nga vaji , kur ju lani dhëmbët normalisht.

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

Sekretet e Natyrës …