Hidroterapia e kontrastit për këmbë të ënjtura

Hidroterapia e kontrastit për këmbë të ënjtura

Kjo formë e hidroterapisë, që kombinon bashkë ujin e ngrohtë dhe atë të ftohtë, ka efektivitet të lartë në reduktimin e ënjtjes së këmbëve.
Ndërsa uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, uji i ftohtë redukton ënjtjen e inflamacionin.

1. Mbushni 2 enë me ujë – njërën me ujë të ngrohtë e tjetrën me ujë të ftohtë.
2. Zhytini këmbët në ujin e ngrohtë për 3-4 minuta.
3. Menjëherë zhvendosini këmbët tek ena me ujë të ftohtë dhe zhytini aty për 1 minutë.
4. Vazhdojeni këtë alternim për 15-20 minuta.
5. Përsëriteni disa herë në ditë, deri sa të ndieni lehtësim.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …