Fasulja zvogëlon kolesterolin

Fasulja zvogëlon kolesterolin

Konsumimi një herë në ditë i një gjysmë filxhani me fasule të zier ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Në një studim u përfshinë 80 persona të moshës 18 deri 55 vjeç. Gjysma e të anketuarve ishin të shëndetshëm, ndërsa gjysma tjetër kishte të paktën dy simptoma të sindromës metabolike (një kombinim i kushteve që tregon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare).
Në grupin që hanin fasule, rezultatet treguan reduktim në nivelin e kolesterolit, pavarësisht nëse personat ishin të shëndoshë apo të predispozuar për sëmundje kardiovaskulare.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …