E RE TEK NE! VAJI I FARAVE CHIA – Organizmi i njeriut e dashuron

 

Farat Chia janë bërë një nga super ushqimet më të shëndetshme në botë, dhe si e tillë nuk kishte si të mungonte tek Sekretet e Natyrës!

Vaji i farave të Chia tretet lehtë dhe mund të shtohet në cdo lloj ushqimi. Përdorimi i farave Chia daton që në lashtësi nga fiset Azteke të Amerikës Qëndrore (Meksika sot), dhe aq shumë veti medicinale dhe ushqimore kishte sa për një periudhë kohe u përdor dhe si monedhë shkëmbimi. Luftëtarët Aztekë e cilësonin atë si energjizues prandaj cdo ditë konsumonin afërsisht një lugë fara chia për të qëndruar të fortë dhe të gatshëm. Në gjuhën e Majave, Chia do të thonte ‘’forcë’’, saqë quhej ushqimi i vrapuesve sepse konsumohej nga luftëtarët, gjuetarët ose ata që kishin për të bërë rrugë të gjatë, për t’i mbajtur ata të fortë.

Jo vetëm kaq! Studimet e fundit kanë treguar se farat e Chias janë shumë më të shëndetshme se sa fiset e lashta kanë hulumtuar. Benefitet e farave të Chias përfshijnë përmirësimin e shëndetitt të lëkurës, ngadalësimin e plakjes, forcimin e sistemit digjestiv dhe të qarkullimit të gjakut, forcimin e muskujve dhe kockave, etj. Madje, kohët e fundit është zbuluar se ndikon edhe në shërimin e diabetit Tip 2. Lexoni më poshtë për veti të tjera…

Arsyeja pse Farat Chia janë kaq të dobishme dhe të famshme është për faktin se janë super të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, si: Fibra dietike, omega 3, omega 6, calcium, fosfor, potasium, bakër, zink.

Chia gjithashtu përmban acide yndyrore esenciale si acidin linoleik dhe alfa linoleik, Vitaminat A,B, E dhe D, mineralet si; hekur, jod, magnesium, tiaminë, tiacinë, jodinë dhe sulfur të cilët janë burim i madh antioksidantësh.

Benefitet kryesore të Vajit të Farave të Chias:

1.Parandalon plakjen e hershme të lëkurës

2.Ndihmon në funksionim të mirë të aparatit tretës

3.Përmirëson funksionin e zemrës

4.Ndihmon në uljen e diabetit

5.Rrit energjinë e trupit dhe metabolizmin

6.Forcon kockat

7.Forcon muskujt (Rekomandohet sidomos tek personat që ndjekin një dietë të caktuar për të rënë në peshë por humbin masë muskulare)

8.Lufton kancerin cervikal dhe të gjirit

9.Ruan shëndetin e dhëmbëve

10.Te nënat shtatzëna rivendos vlerat ushqimore të humbura

 

Sekretet e Natyrës ofron Vajin e Farave të Chias, 100% bimor, prodhuar nga firma Oneva me presim në të ftohtë, me standartin më të lartë të prodhimit ISO 22000, ekskluzivisht për konsumatorët e Shqipërisë!

Vaji i Farave Chia, tashmë një vlerë e shtuar në Tavolinën e Sekreteve të Natyrës!

 

Sekretet e Natyrës,

Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…