Cilat mosha mund t’i përdorin Kremrat “Sekretet e Natyrës”?

Ndër faktorët e brendshëm që ndryshojnë në varësi të moshës është edhe ripërtëritja e lëkurës.

Në varësi të moshës ripërtëritja e lëkurës ndodh:
Në fëmijëri : brenda  14 ditëve
Në adoleshencë: brenda 21-28 ditëve
Në moshat e mesme: brenda 28-42 ditëve
Në moshat mbi 50 vjeҫ: brenda 42-84 ditëve

Ripërtëritja ndikon drejtpërdrejtë në nevojën qe ka fytyra për tu ushqyer nga jashtë për shkak të qarkullimit të gjakut që nuk arrin në pjesën e sipërme të saj.
Për më shumë lexoni:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Sa më e ngadaltë të jetë ripërtëritja aq më e nevojshme është ushqyerja e lëkurës.
Në këtë mënyrë garantojmë mirëmbajtjen e saj, parandalojmë problemet që vijnë nga mospërkujdesja dhe vonojmë procesin e saj të plakjes.

1-Në fëmijëri për shkak të ripërtëritjes së shpejtë që ndodh, higjena e lëkurës ngelet domosdoshmëri, ndërkohë përdorimi i vajrave bimorë mbas dushit mundëson zgjidhjen më ideale dhe mëse të mjaftueshme për të ushqyer lëkurën e fëmijëve.
Oneva, Lider në prodhimin e vajrave në Turqi dhe pretendte për të qenë Lider dhe në Botë sjell për ju  Vajra 100% të pastër, të papërzier, të parafinuar, pa konservantë shtesë dhe të përftuar më teknologjinë më moderne Cold Press ( dhe pa ngrohje paraprake të farave), e cila mundëson përftimin e vajrave pa humbur aspak vlerat e farave dhe përdorimin e tyre dhe për tu ngrënë, është cilësia më e sigurtë për lëkurën e fëmjëve tuaj!

Vajrat që janë të mirënjohur për përdorimin e tyre në ketë moshë janë:
Vaji i Kokosit
Vaji i Susamit
Vaji i Kajsisë
Vaji i Bajames

Mbrojtja e lëkurës së fëmijës ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar aspak pasi dëmet e saj janë shumë të vështira të rikuperohen.

2- Mosha e adoleshencës karakterizohet nga shpërthime hormonale të cilat kanë ndikimin e tyre mbi lëkurë në prodhimin e yndyrës.

Gjithashtu në këtë periudhë kemi dhe zgjatjen e kohës së ripërtëritjes së lëkurës.
Këto dy ndryshime janë të domosdoshme të manaxhohen përpara se të shfaqen dhe të përparojnë problemet në lëkurë.
Higjena ngelet kusht i domosdoshëm në ҫdo moshë por përdorimi i  vajrave në këtë periudhë është e nevojshme për shkak të zgjatjes së kohës së ripërtëritjes.

Në varësi të ndryshimeve në prodhimin yndyrës në lëkurë vajrat që mund të përdoren janë:
Për fytyrat e thata dhe normale: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Në rastet kur lëkura është e prirur në shfaqen e akneve ngelet e nevojshme përdorimi i kremit për të parandaluar shfaqen e akneve së bashku me problemet që ajo lë me shenjat e saj në lëkurë.
Sekretet e Natyrës sjellë Kremra 100% Bio të përgatitur me bazë Vajra Bimorë të Cilësisë më të Lartë dhe pa asnjë lëndë Sintetike të shtuar në formulim.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar në varësi të nevojës së Lëkurës Suaj.
Mungesa e lëndëve sintetike i bën këta kremra të përdorshëm në ҫdo moshë, për shkak të vlerave ushqyese të larta që ata kanë dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Nëse në fëmijëri kujdesi ndaj lëkurës sonë është diҫka që nuk varet nga ne, adoleshenca është momenti kyҫ që nuk duhet neglizhuar aspak përkujdesja që të parandalojmë dëmtime të cilat kanë një kosto të lartë në trajtimin dhe rikuperimin e tyre.

3- Mosha e mesme: Ripërtëritja 28-42 ditë.
Mosha e mesme karakterizohet nga zgjatja edhe më shumë e kohës së ripërtëritjes.
Nëse në adoleshencë shpërthimet hormonale përbënin faktorin riskues për problemet e lëkurës, kohëzgjatja e ripërtëritjes së lëkurës në moshën e mesme është faktori më i rëndësishëm që duhet manaxhuar.

Një lëkurë me këtë periudhë ripërtëeritje e ka të domosdoshme të ushqehet nga jashtë për shkak të veҫorive që lëkura paraqet të përmendura në linkun e mësipërm.
Nëse përkujdesi jonë i përditshëm nuk do jetë prezent atëherë lëkura do jetë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe shumë shpejtë gjurmët e tyre do të jenë të pranishme në varësi të këtyre faktorëve.

Mos prisni moshën 30 vjeҫare, mos prisni shenjat e para të plakjes, me rrudhat e imta dhe piklat e vogla të kafta që tju ndërgjegjësojnë për përkujdesin ndaj lëkurës.
Një lëkurë 30 vjeҫare e përkujdesur deri në ketë moshë nuk është assesi njësoj sikurse një fytyrë e pa përkujdesur, por mos u shqetësoni, jeni akoma në kohë për të ndihmuar fytyrën tuaj.

Frika më e madhe që shumë njërëz kanë hezituar ne përdorimin e kremrave janë pikërisht substancat sintetike që produktet Kozmetike Industriale përmabajnë, të cilat paraqesin efektet e tyre anësore.
Tashmë më linjën e Kremrave “Sekretet e Natyrës” ky problem nuk ekziston më.
Kremrat “Sekretet e Natyrës” janë 100% Bio pa asnjë Lëndë Sintetike, të përgatitura me bazë Vajrat Oneva me cilësinë më të Lartë për tu ngrënë, të pastër 100% e të papërzier, të parafinuar dhe pa shtesa konservantësh.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar nga një Profesioniste Farmaciste.

Vetëm një Vaj ka vlera ushqyese të panumërta për Lëkurën Tuaj….imagjinoni sa i shtohen vlerat në këto Kremra kur kemi përzierjen e disa lloj  vajrash në varësi të Lëkurës Suaj.
Nëse në adoleshencë ato mund të përdoren në varësi të problemeve të lëkurës suaj, në fillimin e moshës së mesme ato janë të domosdoshme për të ushqyer lëkurën tuaj në mënyrën me ideale dhe duke parandaluar problemet në lëkurë dhe vonimin e plakjes së fytyrës suaj.
4-Mosha mbi 50 vjeҫe:
Nëse një fytyrë 30 vjeҫare e patrajtuar dallon shumë me një fytyrë 30 vjeҫare të trajtuar, cfarë mund të themi për moshën 50 vjeҫare???
Kremrat “Sekretet e Natyrës” në këtë moshë gjithashtu kanë vetitë e tyre ushqyese, hidratuese dhe parandaluese për rrudha të mëtejshme, por nëse përdorimi i tyre do ishte bërë në kohën e duhur padyshim që lëkura do ishte më e re.

 

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
SAPUNI QË THAN LËKURËN… PSE DUHET TA PËRDORIM?