Çfarë të konsumoni nëse keni diarre …

Uthull molle

Uthulla e mollës ka veti antibakteriale, kështu që ndihmon në rastin e diarresë nga bakteret.  Për më shumë, ajo përmban pektinë, e cila krijon një shtresë mbojtëse dhe zbut spazmat intestinale.

– Hidhni 1-2 lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni atë 2 herë në ditë deri sa të ndieni përmirësim.

Banane

Pektina që ndodhet te bananet është një fibër e tretshme në ujë, që ndihmon në absorbimin e lëngjeve në zorrë, duke reduktuar kështu sasinë e lëngjeve në jashtëqitje. Gjithashtu niveli i lartë i potasiumit në banane ndihmon në zëvendësimin e elektroliteve (kripërave) të humbura nëpërmjet diarresë.

– Konsumoni 1-2  banane në ditë për mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.

Kosi

Kosi natyral, i cili përmban “kultura të gjalla”, është një zgjidhje efektive për rekoperimin nga diarreja. “Kulturat e gjalla” janë bakteret e mira për zorrën, të cilat sigurojnë acidin laktik për largimin e toksinave jashtë organizmit.

Kamomili

Vetitë antispastike dhe prania në sasi të konsiderueshme e tanineve te kamomili sigurojnë lehtësim nga simptomat e diarresë.

– Përgatitni çaj me lule kamomili e gjethe mendre, duke i hedhur ato në ujin që valon, për 15 minuta. Pijeni çajin të ëmbëlsuar me mjaltë 2-3 herë në ditë.

Boronica

Boronicat përmbajnë elemente të quajtur antocianozide, të cilat kanë veti antibakteriale dhe antioksidante. Gjthashtu pektina te tretshme në lëngje lehtëson simptomat e diarresë.

-Përtypni boronica të thara herë pas here gjatë ditës.

– Përgatitni çaj boronice, duke i zier boronicat e thara e të thërrmuara me një filxhan ujë për 10 minuta.

Çaj me lëkurë portokalli

Lajeni mirë portokallin për të larguar pesticidet dhe papastërtitë nga lëkura. Hiqeni lëkurën dhe copëtojeni atë. Ziejeni lëkurën e copëtuan me ujë dhe lëreni për disa minuta. Pasi të ftohet, kullojeni, ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni. Çajin përdoreni 2-3 herë në ditë.

Patate dhe oriz

Këto dy ushqime janë burim i mirë i amidonit (niseshte) dhe janë të lehtë për tretje. Nëse përdoren të zier payndyrë e erëza, ndihmojnë në zëvendësimin e nutrientëve të humbur dhe në qetësimin e shqetësimeve në traktin tretës.  Patatet dhe orizin mund t’i konsumoni të ndarë në vakte të ndryshme ose t’i zieni bashkë me pak kripë.

Ndërkohë konsumoni mjaftueshëm ujë natyral.

 

Sekretet e Natyrës,

Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …