Vaj i farës së zezë

I përshtatshëm vetëm për përdorim në të ftohtë

Temperatura e vlimit : 1360 C (2770 F)

Fara e mrekullueshme nigella sativa është një ndër materialet më të rëndësishme primare në prodhimet tonat.

Oneva luan vetëm nje rol transferues të specifikave të farës teksa e transformon atë në vaj. Ne prodhojmë vajin e farës së zezë duke ruajtur totalisht natyrën e saj dhe më pas e paraqesim vajin në treg.

Tiparet dalluese të firmes Oneva për përftimin e vajit të farës së zezë me anë të sistemit me presim në të ftohtë:

  1. Farat e zeza të cilësisë më të lartë zgjidhen nga burime të besueshme.
  2. Vajrat e farës së zezë Oneva janë totalisht të pastër, të prodhuar nga një presim i vetëm që i bëhet farave të zeza në të ftohtë.
  3. S`ka proces parangrohje: farat e zeza nuk ngrohen përpara proçesit trajtues ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
    Vajrat e firmës Oneva të farës së zezë nuk ekspozohen në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.
  4. 100% natyrale: pa aplkim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,jo të rafinuar dhe pa aromatizues.
  5. Vaji i farës së zezë i firmës Oneva i prodhuar me presim në të ftohtë ruan karakteristikat origjinale të farës.
  6. Vajrat e firmës Oneva prodhohen në një fabrike moderne të çertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave të mbrotjes së ushqimeve dhe nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Vetitë e vajit të farës së zezë

Vaji i farës së zezë përmban mbi 100 komponime kimike dhe pjesa më e madhe e komponimeve të tjera që ndodhen në të janë akoma për t`u zbuluar. Përbërësi kryesor aktiv në vajin e farave të zeza është nigelone në trajtë kristaline.Vaji përmban gjithashtu β-sitosterol ,timokuinon,acid miristik,acid palmitik,acid stearik,acid palmitoleik,acid oleik,acid linoleik ,acid arakidonik,proteina dhe vitaminat:B1, B2 dhe B3. Përmban gjithashtu kalcium,acid folik,hekur,bakër,zink dhe fosfor.
Vaji i farës së zezë është një burim i Omega 6.

Përfitimet nga vaji i farës së zezë

  • Vaji i farave të zeza i prodhuar me presim në të ftohtë përdoret në kurimin e hemorroideve.
  • Ky vaj përmirëson qarkullimin e gjakut.
  • Përdoret si qetësues në rastet e ç`rregullimeve nervore.
  • Ёshtë shumë i përdorshëm për të kuruar kollën dhe rrit sistemin imunitar.
  • Përdoret në kurimin e diabetit.
  • Vaji i farës së zezë përdoret në flokë për të parandaluar rënien e tyre dhe për t`i bërë ato më të shëndetshëm.
  • Ёshtë shumë i mirë kundra irritimit të lëkurës apo mavijosjes së saj.
  • Vaji i farës së zezë është shumë i mirë për të lehtësuar inflamacionet e zemrës dhe për të mbajtur kolesterolin në nivele të lejuara.
  • Ndihmon në heqjen e ekzemës dhe psoriazës.
  • Studimet kanë treguar që vaji i farës së zezë përdoret për kurimin e një sërë tumoresh duke përfshirë tumorin e gjirit dhe sëmundjet e tjera të gjirit.
  • Ndihmon për të reduktuar presionin e lartë të gjakut.
  • Parandalon dhe lehtëson spazmat e muskujve dhe dhimbjet e barkut.

Përdorimet e vajit të farës së zezë

  • Ёshtë i përshtatshëm për përdorim vetëm në të ftohtë.
  • Përdoret në sallata të ndryshme përfshirë dhe ato me fruta deti.
  • Vaji i farës së zezë përmirëson shëndetin e flokëve dhe të lëkurës duke e masazhuar atë në skalp dhe lëkurë.
  • Mund të përdoret si vaj masazhues për lëkurën.
  • Mund të aplikohet në brendësi të flokëve.

Vaji i Bajames

I përshtatshëm për tu përdorur në të ftohtë dhe në të nxehtë.

Pika e vlimit 174 °C (345 °F)

Tiparet dalluese të markës Oneva për përftimin e vajit të bajames me anë të sistemit me presim në të ftohtë.

  1. Cilësi e mirë e bajameve të marra nga burime të besueshme.
  2. Vajrat e bajames të firmes Oneva janë vajra tërësisht të pastër, të përftuar nga një presim i vetëm në të ftohtë që i bëhet bajameve.
  3. S`ka proçes parangrohje:Bajamet nuk ngrohen përpara se të futen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët. Vajrat Oneva nuk ekpozohen në temperatura më të larta se 40 0 C gjatë prodhimit.
  4. 100% vajra natyrale : pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,të pa rafinuar,pa aromatizues
  5. Produkti i vajit të bajames Oneva i presuar në të ftohtë ruan karakteristikat e vetë bajames
  6. Vajrat Oneva jane të prodhuar në një fabrike moderne të çertifikur ISO 22000 ,e cila ndjek me përpikmeri rregullat e ruajtjes/mbrojtjes së ushqimeve nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Vetitë e vajit të bajames

  1. Vaji i bajames është i pasur me vitamina dhe minerale.Vaji i bajames përmban në strukturën e tij:bakër,hekur,zink,kalcium,kalium,fosfor,magnez,karbohidrate,acide yndyrore,omega-3,vitaminat A,B,C dhe E.
  2. Përmbajtja e Omega-9 në vajin e bajames është 65%.
  3. Përmbajtja e Omega-6 në vajin e bajames është 25%.
  4. Vaji i bajames është një burim i pasur me α-tokoferol.Ky vaj përmban afërsisht 390mg/Kg α-tokoferol.
    α-tokoferoli është burimi kryesor i gjetur në suplemente të ndryshme dhe është shumë i përdorur në dietën europiane ku vaji i ullirit dhe ai i lules së diellit përdoren gjerësisht .
  5. Vaji i bajames përmban 2.6 mg/Kg fitosterol.
    Isntitucione si EFSA (AUTORITETI EUROPIAN PËR MBROJTJEN E USHQIMEVE); FDA; HC(SHËNDETI KANADEZ),theksojnë përftimet që vijnë nga marrja e sasive të caktuara të fitosterolit,në lidhje me uljen e nivelit të kolesterolit. Për më shumë informacion mund t`i drejtoheni faqeve të web-it të këtyre institucioneve.

Për çfarë shërben vaji i bajames?

  1. Vaji i bajames është prodhuar që në kohet e vjetra. Ibn-i Sina i cili jetoi ndërmjet viteve 980-1037,e ka përdorur vajin e bajames gjatë udhëtimeve të tij për të shuar etjen.
  2. Fizikantët turq në shek. 16&17,e kanë përdorur vajin e bajames për të eliminuar rrudhat e fytyrës,për flokët dhe kundër dhimbjes së veshit
  3. Vaji bajames i ushqen floket që në rrënjë duke i bërë ato më të butë dhe të lehtë për t`u krehur.
  4. Mund të ndihmojë në daljen e flokëve të rinj dhe ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar.
  5. Vaji i bajames i jep flokëve shkëlqim dhe një pamje të mendafshtë flokeve tuaj.
  6. Vaji bajames përdoret gjerësisht për masazh dhe aromaterapi në SPA (balneoterapi) të ndryshme në të gjithë botën.Është vaji i preferuar për masazh nga shumë terapistë për shkak të vetive të tij absorbuese dhe gjithashtu funksionon si një lubrifikant i mirë.
  7. Shërben si ruajtës i mirë për të gjithe vajrat e tjerë esencialë.
  8. Vaji i bajames është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe i fal asaj butësi.
  9. Zbutës i lekurës:. Vaji i bajames është një hidratant i shkëlqyer i lëkurës tonë. Ai përmban vitaminat E, A, B1, B2, B6 dhe për këtë është i mrekullueshëm për lëkurën tonë. Bën balancën e shkallës së hidratimit të lëkurës dhe është ideal për lëkurë të thatë dhe të irrituar.
  10. Për semundjet e zemrës. Bajamet janë të pasura me kalium,me acid folik,me mono-yndyrna dhe proteina të ngopura të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës.Në këtë mënyrë ,mund të hedhim një gjysëm luge çaji me vaj të bajameve të ëmbla në vajin me të cilin gatuajmë.
  11. Niveli i kolesterolit. Vaji i bajameve ndihmon në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak,në sajë të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit në të.Studime të shumta tregojnë që konsumimi i vajit të bajames rregullon lipoproteinën me densitet të ulët(LDL),kolesterolin dhe lipoproteinën me densitet të lartë (HDL). Bajamet me LDL-në e tyre uluin kolesterolin e lartë dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
  12. Për tretjen dhe sistemin imunitar:
    Konsumimi i rregullt i vajit të bajames mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.Vaji i bajames ka efekt laksativ dhe ndihmon tretjen.
  13. Masazhi me vajin e bajames ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulare.

Vaji i Farave të Kajsisë

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të ngrohtë

Pika vlimit : 2570 C (4950 F)

Vaji i farave të kajsisë Oneva prodhohet nga farat e kajsive të freskëta të rritura në Turqi,më së shumëti në Malatya.

Malatya është shumë e njohur për plantacionet e kajsive dhe për eksportimin e kajsive të thata në të gjithë botën.

Turqit ndjehen shumë krenar që kanë një potencial kaq të madh dhe të vlefshëm të farave të kajsisë.

Ajo çfarë ata bëjnë është kthimi i këtyre farave në vaj dhe prezantimi i tij në të gjithë botën,si një vaj me të gjitha cilësite natyrale të farave të kajsive, aq i pastër dhe aq i shëndetshëm.

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të kajsisë të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

1. Përdoren fara kajsie të një cilësie të lartë të mara nga burime të sigurta.

2. Vaji i farave të kajsisë Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave të kajsisë në të ftohtë.

3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e kajsisë nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
Vaji i farave të kajsisë Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.

4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

5. Vaji i farave të kajsisë Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.

6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të ҫertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Përftimet nga vaji i kajsisë

Kujdesi ndaj lëkurës : vaji i farave të kajsisë përmban acide yndyrore esencialë ,të cilët janë burime të pasura të acidit oleik (70%) ,acidit linoleik,vitaminës A dhe vitaminës E (50mg/100g),duke e bërë këtë vaj ideal për kujdesin ndaj lëkurës.

  • Acidet yndyrore esencialë ndihmojnë për të zbutur lëkurën,ndërkohë që vitaminat A dhe E janë burime të pasura me antioksidantë.Antioksidantët kanë si qëllim dhe inhibojnë dëmet në qelizë të shkaktuara nga radikalet e lira në trup si pasojë e rrezeve ultra vjollcë ,smogut dhe kimikateve të ndryshme.
  • Vaji i farave të kajsisë,pa e bërë lëkurën të yndyrshme e zbut atë dhe i jep një pamje të mëndafshtë.
  • Vaji i farave të kajsisë absorbohet shumë lehtë nga lëkura. Ai zbut lekurën me anë të vetive të tij si një emolient i shkëlqyer.
  • Vaji i kajsisë është i lehtë dhe jo veshtullor.Hidraton,rigjeneron dhe mbron lëkurat e ndjeshme apo të plakura.
  • Si një burim i pasur me minerale dhe me elementë si Kalçium,Magnez dhe Selen,mban në mënyrë të vecantë lëkurat e thata dhe i jep një pamje të freskët e të shëndetshme.

Rinon lëkurën

  • Vaji i farave të kajsisë është një hidratant i shkëlqyer sepse përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik dhe acidi linoleik,vitaminat A dhe E.Aplikimi i rregullt i tij zbut lëkurën.Lëkurat e plakura, të thata dhe ato të irrituara nga marrja e tepërt e rrezeve të diellit,mund të aplikojnë direkt vajin e farave të kajsisë apo produkte si kremëra,locione dhe balsame që e përmbajnë atë.
  • Eliminon aknet
  • Për shkak të përmbajtjes së tij të pasur, ka aftësinë të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.

Efektet pozitive në sistemin e frymëmarrjes

  • Vaji i farave të kajsisë përdoret në mjekësinë tradicionale kineze për të mjekuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si kolla,azma dhe bronshiti.

Shumë i përdorëshëm në masazhe dhe aromaterapi

  • Vaji i farave të kajsisë është një vaj i shkëlqyer për masazh. Është një shpërndarës i mirë në lëkurë i vajrave apo përzierieve në të cilat është vendosur. Lëkura e absorbon shumë lehtë dhe përdoret gjërësisht në përzieriet e aromaterapisë.
  • I bën flokët më të shëndetshme
  • Vaji i farave të kajsisë i bën flokët të shndritshme dhe të buta. Hidraton dhe rigjeneron rrënjën e flokëve sikurse dhe flokët.

Përdorimet e vajit të farave të kajsisë

  • Përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike për prodhimin e shumë produkteve për trajtimin e lëkurës.
  • Është shumë i njohur për atë ndjesinë e tij si prej velloje pas aplikimit në lëkurë dhe për këtë përdoret si përbërës në kremëra fytyre,shampo trupi dhe produkte mbrojtës ndaj diellit.
  • Përmirëson gjëndjen e flokëve duke i dhënë atyre një shkëlqim marramëndës.

• Në industrinë ushqimore përdoret për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme dhe paketime ushqimore.

• Përdoret në produktet e garniturës dhe në përzierjet vajore për skuqje.

  • Është gjërësisht i përdorur në programet dietike.

Vaji i Farave të Kungullit

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë.
Pika vlimit: 298
0 F ose 1480 C.
Firma Oneva përdor fara të cilësisë më të mirë për prodhimin e vajrave të saj. Vaji i farave të kungullit i firmës Oneva ,përdor farat e kungullit të mara nga Bolu.

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të kungullit të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

  1. Përdoren fara kungulli të një cilësie të lartë të marra nga burime të sigurta.
  2. Vaji i farave të kungullit Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave të kungullit në të ftohtë.
  3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e kungullit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët..Vaji i farave të kungullit Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.
  4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
  5. Vaji i farave të kungullit Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.
  6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të certifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Vetitë e vajit të farave të kungullit

Vaji i farave të kungullit i përftuar nga presimi në të ftohtë përmban shumë minerale dhe vitamina si A,B1,B2,B6,C,D,E dhe K.Përmban acide yndyrore të pangopur,acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6,magnez,hekur,kalcium,zink,fosfor dhe mangan.

Është gjithashtu një burim i mirë proteinash.

Përftimet nga vaji i farave të kungullit

  • Një nga përftimet e provuara nga ana mjekësore të vajit të farave të kungullit është reduktimi i hiperplazise prostatike beninje (BPH).Është shumë i efektshëm në parandalimin ose reduktimin e rritjes së prostatës.
  • Përmban fitosterol që është shumë i efektshëm në reduktimin e niveleve të kolesterolit të keq (LDL).
  • Mbron sistemin e qarkullimit të gjakut dhe lehtëson ereksionin duke shtrirë enët e gjakut.
  • Mineralet e shëndetëshme ,vitaminat dhe acidet yndyrore të gjëndura në vajin e farave të kungullit ndihmojnë në uljen e rrezikut të formimit të qelizave kanceroze.
  • Vaji i farave të kungullit parandalon formimin e gurëve në veshka dhe redukton e parandalon formimin e osteoklazës.
  • L-triptofani i gjendur në vajin e farave të kungullit lufton depresionin dhe ndihmon që të bëjmë një gjumë të rehatshëm.
  • Vaji i farave të kungullit përmban zeaksatinë që është një antioksidant i familjes së karotenoideve dhe ndihmon retinën e syrit nga rrezet UV dhe nga dëmet e dritës blu.
  • Është përdorur nga kultura të ndryshme kundër shiritit dhe parazitëve të tjerë.

Përdorimet e vajit të farave të kungullit

  • Është i përshtatshëm vetëm për përdorim në të ftohtë.
  • Mund të shtohet në salca dhe ushqime të ndryshme.
  • Mund të aplikohet direkt në lëkurë për të masazhuar.

Vaji i Farave të Shegës

I përshtatshëm për përdorim vetëm në të ftohtë

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të shegës të përftuar me presim në të ftohtë

  1. Fara shege të një cilësie të lartë të marra nga burime të sigurta.
  2. Vaji i farave të shegës Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave në të ftohtë.
  3. Pa proçes paraprak ngrohje: farat nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proçes ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.Vaji i farave të shegës Oneva, gjatë prodhimit nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C.
  4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
  5. Vaji i farave të shegës Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të shegës.
  6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të çertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë .

Vetitë e vajit të farave të shegës

Acidet yndyrore që gjenden tek vaji i farave të shegës janë: acidi ikosanoik 0.4%,acidi linoleik 7.1%,acidi linoleik i konjuguar 4.4%,acidi α-linoleik 0.4%,acidi oleik 5.7%,acidi palmitik 3.0%,acidi punikik 71.5%,acidi stearik 2.1%.

Përfitimet nga vaji i farave të shegës

  • Vaji natyral i farave të shegës i presuar në të ftohtë ka efekt parandalues për ataket kardiake,për presionin e lartë të gjakut,aterosklerozën dhe për sëmundje të tjera të zemrës.
  • Antioksidantët prezentë në vajin e shegës ndihmojnë në parandalimin e kancerit te gjirit,kolonës,lëkurës,prostatës.Parandalon leuçeminë dhe tumorin.
  • Ka përbërës që ndihmojnë në uljen e kolesterolit,duke frenuar akumulimin e qelizave të këqija të yndyrës.
  • Fitoestrogjenët që janë prezentë në vajin e farave të shegës ndihmojnë për të luftuar ç`rregullimet hormonale.
  • Përmban vitaminat B, C dhe minerale që përmirësojnë sistemin imunitar dhe e bëjnë organizmin tonë më të fortë.
  • Vaji i farave të shegës është shumë i mirë për problemet e lëkurës si ekzema, psoriaza dhe ndihmon gjithashtu për rastet e djegies nga dielli.
  • Vaji i farave të shegës ndihmon në rigjenerimin e flokëve dhe i bën ato më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Përdorimet e vajit të shegës

Mund të përdoret përveç të tjerash në sallatë dhe ushqime të ndryshme.

Vaji i Farës së Katamit

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të katamit të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

  1. Përdoren fara katami të një cilësie të lartë të mara nga burime të sigurta.
  2. Vaji i farave të katamit Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave në të ftohtë.
  3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e katamit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
    Vaji i farave të katamit, Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.
  4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
  5. Vaji i farave të katamit Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.
  6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të certifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.
  • Vetitë e vajit të katamit

  • Vaji i katamit i presuar në të ftohtë përmban 78.71% acid oleik,4.85% acid palmitik,12.44% acid linoleik,2.40% acid stearik.
  • Vaji i katamit ka përqëndrimin më të lartë të acidit linoleik.
  • Ushqyesit e tjerë esencialë të vajit të katamit janë vitaminat E dhe K.

Përftimet nga vaji i katamit

  • Ndihmon në mbajtjen konstant të peshës tuaj ose në rast nevoje ndihmon në reduktimi e peshës dhe shtimin e masës muskulare.
  • Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon qarkullimin e gjakut si dhe balancon tensionin e tij.
  • Vaji i lule katamit ul rezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
  • Acidi linoleik prezent në vajin e katramit çliron shqetësimet e sindromës premenstruale.
  • Ndihmon në uljen e kolesterolit.
  • Vaji i lule katamit i presuar në të ftohtë përmban yndyrna të shëndetëshme që ndihmojnë sistemin gastrointestinal dhe përshpejtojnë metabolizmin.
  • Lehtëson dhimbjen reumatizmale.
  • Vaji katamit i presuar në të ftohtë hhidraton lëkurën tuaj.
  • Acidi oleik prezent në vajin e katamit mundëson rritjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre.
  • Vaji i farave të katamit i bën vijat dhe rrudhat më pak të dukëshme,kuron ekzemën ,inflamacionet dhe skuqjet.

Përdorimet e vajit të katamit

  • Është i përshtatshëm për tu përdorur i ngrohtë dhe i ftohtë.
  • Vaji i katamit mund të përdoret si vaj gatimi për skuqje apo për ti dhënë shije sallatërave apo salcave të ndryshme. Është një zëvëndësues i mirë i vajrave të tjerë të gatimit për shkak të pikës së lartë të vlimit që ka.
  • Vaji i farave të katamit mund të përdoret për të përmirësuar lëkurën dhe flokët duke e masazhuar në skalp apo direkt në lëkurë.

Shendeti Juaj Nen Perkedheline e Natyres …

Sekretet e Natyres

Vaj Katami

Vaji i Lulediellit

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të nxehtë

Pika vlimit: 160° C (320° F)

Vaji i lulediellit është ndër vajrat më të përdorëshëm në kuzhinat tona,sepse lidhet drejtëpërsëdrejti me shëndetin tonë.

Firma Oneva përdor farat e lulediellit turk të përzgjedhura me shumë kujdes për prodhimin e vajit të lulediellit me anë të presimit në të ftohtë. Me anë të presimin në të ftohtë vaji ruan vetitë e tij ushqyese.

Këto që po mundohemi tju shpjegojmë do ti kuptoni më mirë nëse zhysni një copë bukë në vajin e lulediellit Oneva.

Përvec përdorimit në gatime ,një porcion shumë i vogël i prodhimit vjetor të vajit të lulediellit përdoret në industrinë farmaceutike dhe kosmetikë.

Vaji i lulediellit përmban ndër të tjera dhe lecitinë, tokoferole, karotenoide dhe dyllëra. Vetitë e vajit të lulediellit janë tipike të një vaji triglicerid vegjetal . Vaji i lulediellit është i lehtë në shije dhe aparencë si dhe ka një përmbajtje të lartë vitamine E. Është një përzierje e monoacideve të pangopur me poloacidet e pangopur me një nivel të ulët yndyrnash të ngopura.

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të lulediellit të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

1. Përdoren fara luledielli të një cilësie të lartë të marra nga burime të sigurta.

2. Vaji i farave të lulediellit Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave në të ftohtë.

3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e lulediellit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,

e cila do të ҫonte në sasi prodhimi më të lartë e në kosto më të ulët, por jo cilesia e deshiruar.

Vaji i farave të lulediellit Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 40° C gjatë prodhimit.

4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

5. Vaji i farave të lulediellit Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.

6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të certifikuar me ISO 22000, sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Përftimet nga vaji i lulediellit

Përftimet dietike dhe ato kardiovaskulare

Vaji i farave të lulediellit është i pasur me vitaminë E dhe ka nivele të ulëta yndyrnash të ngopura. Dy tipet e vajit të lulediellit janë :linoleik dhe oleik (i lartë). Vaji i lulediellit linoleik është vaji i zakonshëm i gatimit me nivele të larta yndyrnash të pangopura. Është i njohur për shijen e qartë që ka dhe nivelin e ulët të yndyrnave trans. Vaji i lulediellit oleik i lartë njihet për përmbjatjen e tij prej 80% apo më shumë të monoacideve të pangopur .

Versionet e reja të vajit të lulediellit janë prodhuar si trajtë hibride me përmbajtje acidi linoleik. Ata kanë nivele më të ulëta të monoacideve të pangopura në krahasim me vajrat e tjerë oleikë të lulediellit. Vaji hibrid ka nivele më të ulëta të yndyrnave të ngopura krahasimisht me vajin linoleik të lulediellit.

Mbrojtës për lëkurën

Vaji i lulediellit ashtu si dhe vajrat e tjerë mundëson hidratimin e lekurës. Gjithashtu krijon një shtresë mbrojtëse që i reziston infeksioneve tek të porsalindurit. Studimet për këtë janë zhvilluar tek të porsalindurit nën peshë lëkura e të cilëve është më e prekshmë nga infeksionet për shkak të lëkurës së pazhvilluar mirë. Studimi tregoi se bebet që patën një trajtim lëkure të rregullt cdo ditë me vaj luledielli ishin rreth 41% me pak të prekshme nga infeksionet e lëkurës në spital.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Vaji i lulediellit ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrezikun e atakut kardiak.

Energji natyrale

Vaji i lulediellit mundëson sasi të mëdha energjishë natyrale.Me hedhjen e pak vaji luledielli në sallatën tuaj të drekës do të ndjeheni energjikë në mënyrë natyrale si në shkollë po ashtu dhe gjatë punës.

Ul rrezikun e infeksioneve tek të miturit

Ul rrezikun e infeksioneve tek të lindurit nën peshë apo parakohe.Këta të mitur janë nën rrezikun e infeksioneve për shkak të lëkurës dhe organeve të pazhvilluara që kanë.Shërben si një shtresë mbrojtëse.

Ndalon radikalet e lira

Një tjetër përftim shumë i madh është që neutralizon radikalet e lira që shkaktojnë kancer.Kjo është e mundur për shkak të vitaminës E dhe tokoferoleve të gjetura në vajin e lulediellit. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe sistemin imun.

Hidratant natyral

Vitamina E është një hidratante shumë e mirë dhe ndihmon qelizat të rifitojnë ujin.

Ndalon artritin

Nëse keni probleme me artritin atëherë vaji i lulediellit mund të jetë zgjidhje për problemin tuaj.Vaji i lulediellit ndihmon në parandalimin e artritit reumatizmal.

Ndalon azmën dhe kancerin e kolonës

Vaji i lulediellit ndalon azmën dhe kancerin e kolonës.Duke e shtuar rregullisht në djetën tuaj do të parandaloni efektet e dëmshme të kancerit të kolonës.

Bën të mundur që të kemi një sistem nervor të shëndetshëm

Vaji i lulediellit përmban vitaminë B,që është shumë e mirë për të patur një sistem nervor të shëndetshëm, një tretje të mirë dhe shumë e efektshme për prodhimin e energjisë.

Ul kolesterolin

Përmban lecitinë që është shumë e mirë për të mbajtur nivele të ulëta të kolesterolit. Kjo bëhet e mundur për shkak se lecitina ngjitet tek zgjatimet nervore dhe ato qelizore duke ndaluar kështu kolesterolin të vendoset aty.

Ndalon lloje të ndryshme kanceri

Karotenoidet prezente tek vaji i lulediellit ndihmojnë në parandalimin e kancerit të mitrës,mushkërive dhe lëkurës.Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e kataraksit dhe janë një burim shumë i pasur vitamine A.

Redukton problemet kardiake

Vaji i lulediellit është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar selenin në dietën tuaj.Duke patur nivele të larta seleni në gjakun tuaj ju do të reduktoni rrezikun e kancerit në le ekurë dhe mushkëri.Në këtë mënyrë ulet rreziku i problemeve kardiake dhe degradimit hepatik.

Përmirëson gjëndjen e trupit

Proteina është shumë efikase në rregullimin e problemeve dhe për prodhimin e hormoneve dhe enzimave.

Vaji i lulediellit përmban proteina.Trupi ynë ka nevojë për sasi të madhe proteine pasi ai nuk e depoziton atë.

Për këtë arësye nuk ka asnjë sasi të ruajtur proteinash në trupin tonë për të vepruar kur organizmi ka nevojë. Kjo tregon se ne duhet të konsumojmë proteina vazhdimisht.

Mban sistemin imunitar të shëndetshëm

Një veti tjetër shumë e mirë e vajit të lulediellit është që përmban zink. Zinku është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshëm sistemin imunitar,ndihmon dhe në shërimin e plagëve. Zinku është i rëndsishëm për të ruajtur sensin tonë të nuhatjes dhe shijes.

Përdorimet e vajit të lulediellit

Vaji i lulediellit i presuar në të ftohtë është një vaj që mund të përdorët në të nxehtë dhe në të ftohtë.

Ështe një vaj që mund të përdoret për qëllime të ndryshme dhe shumë i përdorëshëm për gatim në receta të ndryshme. Me aromën e tij unike shtohet nëpër garnitura e sallatëra.

Është një hidratant natyral në aromaterapi dhe masazhe trupi.

Oneva

Oneva është një firmë prestigjoze Turke që prodhon vajra me sistemin e presimit në të ftohtë që prej vitit 2009.
Farat e bimëve janë kryesisht nga Turqia dhe i nënshtrohen një kontrolli shumë strikt në përzgjedhjen e cilësisë dhe në  pastrimin e tyre  përpara se të hyjnë në procesin e prodhimit.
Kjo firmë është unike në Turqi sepse prodhimi i vajrave bimorë është tërësisht në të ftohtë pa bërë ngrohje paraprake të farave, e cila do të sillte sasi më të lartë dhe kosto më të ulët, por jo cilësinë e dëshiruar.
Kjo metodë siguron vajra 100% të pastër dhe të garantuar në vlerat e tyre.

Vajrat përftohen me sistemin e presimit në të ftohtë, pa ngrohje paraprake të farave, pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar dhe pa aromatizues.
Janë të pa rafinuar dhe tërësisht natyral.
Vajrat e firmës Oneva prodhohen në një fabrike moderne të çertifikuar me ISO 22000,sipas rregullave të mbrojtjes së ushqimeve dhe nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Synimi i firmës Oneva është që deri në vitin 2023,me cilësinë e saj të jetë një nga firmat më prestigjoze në mbarë botën.

Ekskluziviteti i firmës Oneva është një prestigj i madh për Sekretet e Natyrës duke garantuar produkte cilësore dhe të sigurta.

Vajrat Esencial 100% të Pastër dhe Organik

Sekretet e Natyres sjell per ju Vajrat Esencial 100% te Paster (te paperzier) dhe nga Bime Organike.

Vajrat Esencial prodhohen nga firma Austriake Sonnentor ne perputhje te plote me REACH (Registration, Evaluation, Authorisation and Restriction of Chemicals ). 

Vaji Esencial Tea Tree

Mbërrin Vaji Esencial i Tea Tree-s

Një Vaj Esencial që çdokush që ka lexuar për vlerat e shumta
të tij shëndetësore, ka dashur ta ketë një të tillë.

Tashmë këtë ua mundëson Sekretet e Natyres.

Vaj Esencial 100% I Pastër (I Papërzier) dhe Organik.
Cilësi e Garantuar Austriake, firma Sonnentor.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës