Uthulla e mollës dhe fytyra.

Vlerat  e uthullës së mollës

  • Toniku i Uthullës së Mollës përbën një nga tonikët më të mirë natyral  për përkujdesjen e përdishme të lëkurës së fytyrës.
  • Sipas studimeve të kryera në uthullën e mollës janë gjetur rreth 90 komponime të ndryshme, ku ndër to 13 lloje acidesh karbolike, 4 lloje aldehidesh, 20 lloje ketonesh, 18 lloje alkolesh, acidi acetik, acidi propionik, acidi laktik, acidi maleik, enzima, amino acide, pektine molle etj.
  • Ndër elementët dhe mineralet gjenden: Kaliumi, Kalciumi, Magnesi, Fosfori, Sodiumi, Sulfuri, Bakri, Hekuri, etj.
  • Nga vitaminat përmendim Vit C, E, A, B1, B2, B6, P.

Veprimet e uthullës së mollës në fytyrë

  1. Uthulla e mollës ka një veprim tonifikues për lëkurën.
  2. Ajo rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë (ndaj mos u shqetësoni nëse ndjeni një ndjesi  djegie gjatë kohës që e aplikoni).
  3. Uthulla e mollës ka një veprim antiseptik duke e mbrojtur fytyrën nga Bakteret, Viruset ose Majatë.
  4. Ajo ndikon drejtëpërsëdrejti në pastrimin e poreve të bllokuara, në përtharjen e akneve dhe puҫrave.
  5. Uthulla e mollës normalizon ph acid të fytyrës duke evituar tharjen e lëkurës.
  6. Ajo ndihmon në shpërndarjen e depozitave të yndyrnave të grumbulluara në lëkurë dhe në parandalimin e pikave të zeza.
  7. Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen/zhduken e njollave në fytyrë dhe në largimin e acarimeve dhe skuqeve të saj.

A do ta këmbenit ketë tonik natyral me gjithe këto vlera  dhe veti, me një tonik sintetik?!

Si ta përgatisim tonikun e uthullës së mollës?

  • Aplikimi i uthullës së mollës direkt në fytyrë krijon acarime për shkak të ph të saj të ulët, ndaj është i nevojshëm hollimi i uthullës së mollës me ujë.
  • Kujdes! Një uthull molle organike e pafiltruar  i përmban të gjitha vlerat e plota të saj.
    Uthulla e kthjellët që gjejmë nëpër markete  kalon nëpër procese të cilat shkaktojnë humbjen e shumë vetive të saj.
    Ndaj këshillohet përgatitja e saj për të përfituar nga vlerat e plota të saj.
  • Përgatitja e tonikut  bëhet në raport Uthull Molle:Ujë i Pastër 1:1, 1:2, 1:3, 1:4 në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës. Mund ti shtojmë dhe vajra essenciale si lavandulë, rozmarinë, trëndafil etj.
  • Përgatisim një porcion i cili do na mjaftojë për 1-2 javë dhe e ruajmë tek dera e frigoriferit.

APLIKIMI I TONIKUT TË UTHULLËS SË MOLLËS NË FYTYRË

PSE TONIKUN E  UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRODIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

MËNYRA MË EFIKASE NDAJ KUJDESIT TË PËRDITSHËM TË LËKURËS SË FYTYRËS

Pse tonikun e uthullës së mollës mbas përdorimit të sapunit natyral?

PSE TONIKUN E  UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRDORIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

  • Sapuni Natyral është i përgatitur me vajra bimorë të cilët jo vetëm pastrojnë por edhe ushqejnë lëkurën.
  • Sapuni Natyral paraqet një ph 9-10 duke mundësuar një pastrim efikas të lëkurës nga yndyrnat, lëkura e vdekur, mikroorganizmat dhe papastërtitë.
  • Por në të njëjtën kohë ky ph bazik destabilizon ph acid (5.5) që ka normalisht fytyra.
    Ph acid (5.5) përbën në vetvete një mantel mbrojtës për lëkurën.
  • Destabilizimi i ph jep ndjesinë e fytyrës së thatë dhe të ndjeshme.
  • Përdorimi i tonikut të uthullës së mollës do të stabilizojë menjeherë ph.
  • Kjo është një mënyrë shumë efikase për të pastruar dhe ristabilizuar ph e lëkurës së fytyrës.

MËNYRA MË EFIKASE NDAJ KUJDESIT TË PËRDITSHËM TË LËKURËS SË FYTYRËS
VLERAT  E UTHULLËS SË MOLLËS
SI TA PËRGATISIM TONIKUN E UTHULLËS SË MOLLËS?

Myku i këmbëve, një sëmundje “kapriçoye” apo një trajtim jo korrekt?

Myku i këmbëve në terminologjinë mjekësore njihet me emrin Tinea Pedis.

Është shumë i përhapur tek atletët ndaj dhe njihet si këmbët e atletëve.

Kjo sëmundje prek fillimisht zonën mes gishtave të këmbës dhe nëse nuk trajtohet mund të përhapet dhe në pjesët e tjera të lëkurës.
Ajo shoqërohet me kruarje, djegie, skuqje, shfaqen e flluskëzave dhe me pas rrjepjen e lëkurës dhe formimin e plagëve.

Myku i këmbëve merret lehtësisht në ambjente publike kur këmba zbathur bie në kontakt me mjedisin ku ka kaluar një këmbë e infektuar nga myku.

PSE ËSHTË I VËSHTIRË TRAJTIMI I MYKUT TË KËMBËVE?

  1. Myku i këmbëve është shumë i përhapur në mjedisin që na rrethon.
  2. Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë dhe së bashku me kushtet favorizuese (ngrohtësinë,lagështinë, erresirën) që gjendet në këpucët që mbahen për një kohë të gjatë i mundëson atij zhvillimin dhe përhapjen e mëtejshme.
  3. Mikrosporet që ndërfuten në shtresën e lëkurës, higjena jo e duhur, dhe trajtimi i pakujdesshëm e kthejnë mykun në një sëmundje “kapriҫoze”.

SI DUHET TË TRAJTOHET MYKU?

A-PËRDORIMI I KREMIT BIMOR
Kremi anti-mykotik që ofron sekretet e Natyrës është një krem vajor.
Ai përgatitet me vajra bimorë specifikë të cilët jo vetëm kanë efektin anti-mykotik, por gjithashtu lehtësojnë simptomat e shkaktuara nga myku dhe përshpejtojnë në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
SI TA APLIKOJMË KREMIN BIMOR ANTI-MYKOTIK?

  1. Lajmë këmbët me ujë të ngrohtë dhe sapun duke i fërkuar fort në mënyrë që të largojmë sa më shumë lëkurë të dëmtuar e cila përmban dhe shumë spore të mykut.
  2. Një herë në disa ditë preferohet mbajtja e këmbëve në ujë të ngrohtë ku kemi hedhur kripë të zezë. Kjo do mundësojë pastrim më të thellë të lëkurës nga sporet e vendosura aty.
  3.  I fshijmë këmbët me një peshqir të pastër (jo me atë që kemi përdorur një natë më parë, pasi aty kanë ngelur spore myku)
  4.  I lëmë të thahen mirë pasi lagështia është një faktor favorizues për zhvillimin e mykut.
  5. Aplikojmë kremin të paktën gjysëm ore përpara se të shtrihemi që të jetë arritur përthithja e kremit, e jo të fshihet nëpër rroba.

Kujdes: Kremi do aplikohet për të paktën 1 deri në 1 muaj e gjysëm që të arrihet ripërtëritja e plotë e lëkurës dhe të jetë e sigurtë shfarosja e  ҫdo spori të mykut që mund të ketë depërtuar në shtresat më të thella për shkak të lëkurës së dëmtuar.

Ju mund të qetësoheni edhe brenda një jave mbas trajtimit, por për sa kohë nuk është shkatëruar dhe spori i fundit dhe myku gjenden në mjedisin tënd vetjak, ai i ka kushtet shumë të favorshme të zhvillohet përsëri brenda pak ditësh.

B. HIGJENA

Higjena është kushti i domosdoshëm për trajtimin e mykut.
Pa higjenë myku rizhvillohet përsëri pas ndërprerjes së kremit bimor antimykotik.

Duke qenë se myku merret lehtësisht në kontakt me lëkurën duhet të kihet parasysh:

  1. Nëse një nga anëtarët e familjes është i infektuar gjithashtu, duhet të kurohen të dy në të njejtën kohë, sidomos partnerët ku sporet e mykut janë të pranishme në rrobat e gjumit (ҫarҫaf, batanije etj., të cilat duhen ndëruar shpesh për tu siguruar largimi i ҫdo spori të mykut)
  2. Ҫdo ditë të vishen ҫorape të pastra dhe mundësisht 2 javët e para të hekurosen që të shmanget risku i ri-infektimit.Ҫorapet të jenë vetëm material pambuk pasi materialet sintetike rrisin lagështinë, duke favorizuar zhvillimin e shpejtë të mykut.
  3. Të lahen mirë shapkat sidomos ato që bien direkt në kontakt me lëkurë pasi janë ndër burimet më të mëdha të mykut.
  4. Të lahen ose dezifektohen këpucet, atletet etj pasi myku është i pranishëm aty.
  5. Mbani këmbë sa më shumë të ajirosura pasi drita, thatësira dhe mungesa e ngrohtësisë disfavorizojnë rritjen dhe zhvillimin e mykut.

KREMI ANTI-MYKOTIK

Përkujdesja e përditshme ndaj fytyrës, varësi apo domosdoshmëri?

Shpeshherë na thonë se nëse fillon ta trajtosh fytyrën kjo krijon varësi, por a është kjo një varësi apo një domosdoshmëri për shkak të veҫorive që lëkura e fytyrës ka?

Lëkura e fytyrës paraqitet më e ndjeshme  dhe kërkon një përkujdesje më të veҫantë se pjesa tjetër e lëkurës për shkak se:

1. Lëkura e fytyrës ka një epidermë me trashësi 0.16 mm kurse e trupit 0.60 mm.

Kjo trashësi e ulët në krahasim me pjesën tjetër të trupit e bën lëkurën e fytyrës me të ndjeshme ndaj faktorëve ekspozues të cilët depërtojnë më lehtë në thellësi të saj duke shkaktuar probleme të ndryshme.

2. Prania e gjendrave të yndyrës në fytyrë paraqitet më e lartë se në pjesën tjetër të trupit, ndaj dhe ajo është me e ndjeshme ndaj faktorëve të brendshëm që rrisin mbiprodhimin e yndyrës.

3.Lëkura e fytyrës është pjesa më e ekspozuar ndaj mjedisit dhe rrezeve të diellit ndaj dhe përkujdesi për fytyrën kërkon një impenjim më të vecantë.

NDËRKOHË, lëkura është organ ku gjaku nuk arrin në pjesën e saj të sipërme(epidermën). Si pasojë:
1. Lëkura nuk ushqehet sikurse organet e tjera
2. Lëkura nuk pastrohet nga lëndët e dëmshme nëpërmjet gjakut  sikurse organet e tjera.

Në këtë  mënyrë Përkujdesja jonë për Higjenën e saj dhe Ushqyerjen e saj përbën një DOMOSDOSHMËRI TË PËRDITSHME për të pasur një Fytyrë të Pastër dhe të Shëndetshme dhe gjithashtu në këtë mënyrë vonojmë Plakjen e saj.

Higjena e saj nënkupton largimin e :

  • -Mikroorganizmave
    -Lëkurës së vdekur
    -Yndyrës së tepërt
    -Papastërtive të ndryshme

Prania e tyre përbën predispozita të larta për acarimin e lëkurës dhe për shfaqen e puҫrave.

Largimin i tyre është i domosdoshëm 1-2 herë në ditë dhe kryhet nëpërmjet sapunit.

Përdorimi i sapunit natyral është zgjedhja më e mirë për ta pastruar fytyrën pa lëndë  sintetike të cilat në vetvete përbëjnë faktor riskues.
Sapunët Natyral  Sekretet e Natyrës “mbingopen”  ( super fatted) me Shea Butter duke i bërë ata jo vetëm pastrues por edhe ushqyes për lëkurën tuaj.

Nëpërmjet  Kremit 100% Bio mundësohet ushqyerja  më e  mirë për qelizën e lëkurës duke i sigurar mirë-funksionalitetin e saj.

Përgatiti: Farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
PSE TONIKUN E UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRDORIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

Arra është një nga 10 Ushqimet më të mira Gjatë Periudhës së Shtatzënisë. A e dini Pse?

Me praninë e elementëve si:  Omega-3 në sasi të larta, Vit A,B1,B2,C,E,F,PP,
karotinë (imunostimulues natyral),Mg(element anti stres),K (stabilizues i tensionit arterial),
Zn(përgjegjës për mirëfunksionimin e gjëndrave seksuale,rregullon nivelin e testosteronit në gjak) ,
sasisë së lartë të  hekurit, fitonutrientët, antioksidantët  etj

Arra

1- Nxit zhvillimin e përgjithshëm të shëndetshëm të fetusit

2- Ndihmon në zhvillimin e sistemit nervor  duke ndikuar në vijueshmëri në të përqëndruarit, në të kutptuarit më shpejtë të fjalëve, forcimin e memories dhe përgjigjes konjuktive duke rritur shkallën e inteligjencës

3-Ndihmon në mirëformimit e shikimit të tij

4- Parandalon shfaqen e astmës dhe ekzemës

5- Parandalon lindjen e tij në peshë të vogël

6-Ndihmon në  zhvillimin e kockave dhe kolagjenit

7- Tek nëna parandalon hipertensionin e shtatëzanisë, depresionin pas lindjes, mbron vazat e gjakut.

8- Arra përmban melatoninën e cila ndihmon kundër ҫrregullimeve të gjumit.

9-Përdorimi pas lindjes ndihmon në prodhimin e qumshtit të gjirit dhe rritjen e vlerave të tij.
Dhe të gjitha këto vlera ua garanton 100% Oneva me Vajin e Saj të Arrës,
prodhuar me cilësinë më të lartë, e cila ndihet që lugën e parë që provoni.

Vetëm një lugë ҫaji në ditë dhe ju keni marrë suplementin më të mirë për trurin dhe zhvillimin  e bebit tuaj.

Përgatitur nga: Farmaciste Msc.Eriona Xhaferaj

Vetitë e Arrës

Sapuni që than lëkurën … pse duhet ta përdorim?

Shumë njerëz ankohen në përdorimin e sapunit sepse ai ua than lëkurën.

A është problemi tek sapuni apo tek lloji juaj i lëkurës?

Ҫuditërisht përgjigja është:
-Tek asnjëra.

Le ta kuptojmee së bashku!

Gjatë përdorimit të sapunit kemi largimin nga fytyra të 4 elementëve:
-Papastërtive
-Mikrorganizmave
-Lëkurës së vdekur
-Yndyrës

Gjatë përdorimit të sapunit, largimi i yndyrës tek lëkurat e thata jep ndjesinë e tharjes së saj pasi procesi i prodhimit të yndyrës është i ngadaltë tek këto lloj lëkurash.

Por gjithashtu në shumë raste tek lëkurat e yndyrshme përdorimi i sapunit nuk e stabilizon prodhimin e yndyrës, por veҫse e shton për shkak të “feedback-ut”.

Ku qëndron PROBLEMI dhe cila është ZGJIDHJA?

Përdorimi i sapunit është i domosdoshëm për higjenën së lëkurës, për shkak të veҫorive të saja që i kemi shpjeguar në:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Largimi i tre elementëve të parë nga fytyra është i domosdoshëm, POR largimi i yndyrës është shumë i nevojshëm të zëvendësohet menjëherë.
Pra nga përdorimi i sapunit ne arrijmë higjenën por humbasim yndyrnat të cilat janë ushqim për lëkurën.
Nëse ne nuk i zëvendësojmë atëherë kjo përbën PROBLEMET që kemi me përdorimin e sapunit.

Kremrat “Sekretet e Naytyrës” 100% Bio të përgatitura me vajra bimorë janë ZGJIDHJA më ideale që zëvendësojnë yndyrën dhe e ushqejnë qelizën e në mënyrën më të mirë pa i shtuar fytyrës suaj asnjë substancë sintetike të panevojshme.

Nëse nuk mundeni ta keni një të tillë, përdorimi i vajrave bimorë është i nevojshëm për përkujdesjen minimale të përditshme të fytyrës suaj për shkak të veҫorive të saja të përmendura në linkun e mësipërm.

Për fytyrat e thata dhe normale mund të përdoret: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Për fytyrat e yndyrshme përdorimi i vajrave bimorë specifikë është i domosdoshëm pasi vajrat me vlerat dhe vetitë e tyre stabilizojnë prodhimin e yndyrnave.

Për mënyrën më efikase ndaj kujdesit të përditshëm të lëkurës së fytyrës lexoni linkun:
http://sekretetenatyres.com/menyra-efikase-ndaj-kujdesit-te-perditshem-te-lekures-se-fytyres/

Vajrat Oneva të prodhuara me cilësinë më të lartë ruajnë vlerat e farave dhe janë ushqimi më i sigurtë për Bukurinë E Fytyrës Suaj.

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyres,
Lekura Juaj nen Perkedheline e Natyres…

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
Sapuni Natyral me Tërshërë

Cilat mosha mund t’i përdorin Kremrat “Sekretet e Natyrës”?

Ndër faktorët e brendshëm që ndryshojnë në varësi të moshës është edhe ripërtëritja e lëkurës.

Në varësi të moshës ripërtëritja e lëkurës ndodh:
Në fëmijëri : brenda  14 ditëve
Në adoleshencë: brenda 21-28 ditëve
Në moshat e mesme: brenda 28-42 ditëve
Në moshat mbi 50 vjeҫ: brenda 42-84 ditëve

Ripërtëritja ndikon drejtpërdrejtë në nevojën qe ka fytyra për tu ushqyer nga jashtë për shkak të qarkullimit të gjakut që nuk arrin në pjesën e sipërme të saj.
Për më shumë lexoni:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Sa më e ngadaltë të jetë ripërtëritja aq më e nevojshme është ushqyerja e lëkurës.
Në këtë mënyrë garantojmë mirëmbajtjen e saj, parandalojmë problemet që vijnë nga mospërkujdesja dhe vonojmë procesin e saj të plakjes.

1-Në fëmijëri për shkak të ripërtëritjes së shpejtë që ndodh, higjena e lëkurës ngelet domosdoshmëri, ndërkohë përdorimi i vajrave bimorë mbas dushit mundëson zgjidhjen më ideale dhe mëse të mjaftueshme për të ushqyer lëkurën e fëmijëve.
Oneva, Lider në prodhimin e vajrave në Turqi dhe pretendte për të qenë Lider dhe në Botë sjell për ju  Vajra 100% të pastër, të papërzier, të parafinuar, pa konservantë shtesë dhe të përftuar më teknologjinë më moderne Cold Press ( dhe pa ngrohje paraprake të farave), e cila mundëson përftimin e vajrave pa humbur aspak vlerat e farave dhe përdorimin e tyre dhe për tu ngrënë, është cilësia më e sigurtë për lëkurën e fëmjëve tuaj!

Vajrat që janë të mirënjohur për përdorimin e tyre në ketë moshë janë:
Vaji i Kokosit
Vaji i Susamit
Vaji i Kajsisë
Vaji i Bajames

Mbrojtja e lëkurës së fëmijës ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar aspak pasi dëmet e saj janë shumë të vështira të rikuperohen.

2- Mosha e adoleshencës karakterizohet nga shpërthime hormonale të cilat kanë ndikimin e tyre mbi lëkurë në prodhimin e yndyrës.

Gjithashtu në këtë periudhë kemi dhe zgjatjen e kohës së ripërtëritjes së lëkurës.
Këto dy ndryshime janë të domosdoshme të manaxhohen përpara se të shfaqen dhe të përparojnë problemet në lëkurë.
Higjena ngelet kusht i domosdoshëm në ҫdo moshë por përdorimi i  vajrave në këtë periudhë është e nevojshme për shkak të zgjatjes së kohës së ripërtëritjes.

Në varësi të ndryshimeve në prodhimin yndyrës në lëkurë vajrat që mund të përdoren janë:
Për fytyrat e thata dhe normale: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Në rastet kur lëkura është e prirur në shfaqen e akneve ngelet e nevojshme përdorimi i kremit për të parandaluar shfaqen e akneve së bashku me problemet që ajo lë me shenjat e saj në lëkurë.
Sekretet e Natyrës sjellë Kremra 100% Bio të përgatitur me bazë Vajra Bimorë të Cilësisë më të Lartë dhe pa asnjë lëndë Sintetike të shtuar në formulim.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar në varësi të nevojës së Lëkurës Suaj.
Mungesa e lëndëve sintetike i bën këta kremra të përdorshëm në ҫdo moshë, për shkak të vlerave ushqyese të larta që ata kanë dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Nëse në fëmijëri kujdesi ndaj lëkurës sonë është diҫka që nuk varet nga ne, adoleshenca është momenti kyҫ që nuk duhet neglizhuar aspak përkujdesja që të parandalojmë dëmtime të cilat kanë një kosto të lartë në trajtimin dhe rikuperimin e tyre.

3- Mosha e mesme: Ripërtëritja 28-42 ditë.
Mosha e mesme karakterizohet nga zgjatja edhe më shumë e kohës së ripërtëritjes.
Nëse në adoleshencë shpërthimet hormonale përbënin faktorin riskues për problemet e lëkurës, kohëzgjatja e ripërtëritjes së lëkurës në moshën e mesme është faktori më i rëndësishëm që duhet manaxhuar.

Një lëkurë me këtë periudhë ripërtëeritje e ka të domosdoshme të ushqehet nga jashtë për shkak të veҫorive që lëkura paraqet të përmendura në linkun e mësipërm.
Nëse përkujdesi jonë i përditshëm nuk do jetë prezent atëherë lëkura do jetë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe shumë shpejtë gjurmët e tyre do të jenë të pranishme në varësi të këtyre faktorëve.

Mos prisni moshën 30 vjeҫare, mos prisni shenjat e para të plakjes, me rrudhat e imta dhe piklat e vogla të kafta që tju ndërgjegjësojnë për përkujdesin ndaj lëkurës.
Një lëkurë 30 vjeҫare e përkujdesur deri në ketë moshë nuk është assesi njësoj sikurse një fytyrë e pa përkujdesur, por mos u shqetësoni, jeni akoma në kohë për të ndihmuar fytyrën tuaj.

Frika më e madhe që shumë njërëz kanë hezituar ne përdorimin e kremrave janë pikërisht substancat sintetike që produktet Kozmetike Industriale përmabajnë, të cilat paraqesin efektet e tyre anësore.
Tashmë më linjën e Kremrave “Sekretet e Natyrës” ky problem nuk ekziston më.
Kremrat “Sekretet e Natyrës” janë 100% Bio pa asnjë Lëndë Sintetike, të përgatitura me bazë Vajrat Oneva me cilësinë më të Lartë për tu ngrënë, të pastër 100% e të papërzier, të parafinuar dhe pa shtesa konservantësh.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar nga një Profesioniste Farmaciste.

Vetëm një Vaj ka vlera ushqyese të panumërta për Lëkurën Tuaj….imagjinoni sa i shtohen vlerat në këto Kremra kur kemi përzierjen e disa lloj  vajrash në varësi të Lëkurës Suaj.
Nëse në adoleshencë ato mund të përdoren në varësi të problemeve të lëkurës suaj, në fillimin e moshës së mesme ato janë të domosdoshme për të ushqyer lëkurën tuaj në mënyrën me ideale dhe duke parandaluar problemet në lëkurë dhe vonimin e plakjes së fytyrës suaj.
4-Mosha mbi 50 vjeҫe:
Nëse një fytyrë 30 vjeҫare e patrajtuar dallon shumë me një fytyrë 30 vjeҫare të trajtuar, cfarë mund të themi për moshën 50 vjeҫare???
Kremrat “Sekretet e Natyrës” në këtë moshë gjithashtu kanë vetitë e tyre ushqyese, hidratuese dhe parandaluese për rrudha të mëtejshme, por nëse përdorimi i tyre do ishte bërë në kohën e duhur padyshim që lëkura do ishte më e re.

 

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
SAPUNI QË THAN LËKURËN… PSE DUHET TA PËRDORIM?

Kremi Sekretet e Natyrës ju çliron Stresin dhe ju ndihmon në Gjumin tuaj

Kremrat Sekretet e Natyrës kanë në përbërjen e tyre vajin esencial të lules së Livandos.
Livandoja ka veti anti-bakteriale, anti-mykotike, e tonifukon, rivitalizuar lëkurën dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e saj.

Vaji esencial I Lavandules trajtuan problemet e lëkurës si aknet, djegiet, plagët, psoriazën, ekzemën etj.

Por gjithashtu në aromaterapi vaji esencial I lules së livandos është I pari në listën e vajrave esencial.

Nëse për 5 minuta inhalojmë aromën e vajit esencial të livandos në ambjentin përreth, kortizoli ulet me 24%. Kortizoli është hormoni përgjegjës që shkakton stresin, rrit presionin e gjakut, ul imunitetit etj.
Sipas studimeve të disa doktorëve gjermanë dhe francezë, rezultoi se livandoja ndihmon për të renë në gjumë.
Ata rekomanduan përdorimin e kësaj bime në raste nervozizmi, ankthi dhe depresioni.

Sipas studimeve të kryera në Universitetin e Miamit rezultoi se gjatë kohës që thithet aroma e vajit esencial të livandos rriten valët beta në tru të cilat japin relaxim.

Gjithashtu ajo shkakton uljen e deprsionit dhe zhvillon performancën konjuktive.

Në 2001 në studimin e kryer në Universitetin Osak Kyoiku rezultoi se lavandula redukton stresin mendor dhe rrit vigjilencën.

Në kremrat Sekretet e Natyrës, aroma e vajit esencial të Livandos është shumë e shprehur.

Ndërkohë që kremi Sekretet e Natyrës përkujdeset për lëkurën e fytyrës tuaj, ai gjithashtu ju çliron nga stresi, ju relakson dhe ju ndihmon të bini më shpejt në gjumë.

Jeni Djegur nga Dielli?

Sekretet e Natyres sjellin per ju nje recete qe mundeson largimin e dhimbjes nga e djegura e diellit si asnje here me pare.

Aplikojeni 3 nete rresht, naten e pare dy here dhe dy netet e tjera vetem nje here dhe dhimbja, skuqja dhe rrjepja e lekures nuk do jete me problem per ju.

Ne nje luge gjelle vaj Kokosi Oneva shtoni 4 pika te Vajit Esencial te LIvandos te firmes Austriake Sonnentor 100% te Paster dhe Organike dhe Djegia, Skuqja dhe Rrjepja e Lekures nuk do ekzistoje me.

Pergatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Vaji i Farave te Rrushit dhe Sheges, Vajrat Luks te Fytyres Suaj

Ushqejeni Lëkurën e Fytyrës Suaj në mënyrën më Ideale me Vajrat Luks,
të Farave të Shegës ose të Rrushit.

Aromatizojini ato me Vajin Esencial të Livandos dhe përftoni një
Serum Ideal për Ushqyerjen e Lëkurës, Universal për çdo Problem e për çdo lloj Lëkure.

Oneva, Lider në Cilësinë e Prodhimit të Vajrave 100% të Pastër dhe Natyral.

Lëkura Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës