Kremrat Vajor – Oily Creams

  • Kremrat vajor që ofron Sekretet e Nayrës janë kremra të përgatitura vetëm me bazë vajore.
  • Kremrat vajor përgatiten nga farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj.
  • Në këto kremra nuk  përdoret  asnjë lëndë sintetike qoftë për  formulim, ngjyrues, aromatizues apo konservues.
  • Ata kanë një gjetëgjatësi të madhe në krahasim me kremrat e tjerë dhe mund të ruhen pa problem në ambjentet e mjedisit (deri në 25°C) për një periudhë 6-12 muaj.
  • Kosistenca e tyre vjen e fortë, por përqendrimi i vajrave në masën e kremrave i bën ata më efikas në trajtimin e problemve në lëkurë.

Cilat mosha mund t’i përdorin Kremrat “Sekretet e Natyrës”?

Ndër faktorët e brendshëm që ndryshojnë në varësi të moshës është edhe ripërtëritja e lëkurës.

Në varësi të moshës ripërtëritja e lëkurës ndodh:
Në fëmijëri : brenda  14 ditëve
Në adoleshencë: brenda 21-28 ditëve
Në moshat e mesme: brenda 28-42 ditëve
Në moshat mbi 50 vjeҫ: brenda 42-84 ditëve

Ripërtëritja ndikon drejtpërdrejtë në nevojën qe ka fytyra për tu ushqyer nga jashtë për shkak të qarkullimit të gjakut që nuk arrin në pjesën e sipërme të saj.
Për më shumë lexoni:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Sa më e ngadaltë të jetë ripërtëritja aq më e nevojshme është ushqyerja e lëkurës.
Në këtë mënyrë garantojmë mirëmbajtjen e saj, parandalojmë problemet që vijnë nga mospërkujdesja dhe vonojmë procesin e saj të plakjes.

1-Në fëmijëri për shkak të ripërtëritjes së shpejtë që ndodh, higjena e lëkurës ngelet domosdoshmëri, ndërkohë përdorimi i vajrave bimorë mbas dushit mundëson zgjidhjen më ideale dhe mëse të mjaftueshme për të ushqyer lëkurën e fëmijëve.
Oneva, Lider në prodhimin e vajrave në Turqi dhe pretendte për të qenë Lider dhe në Botë sjell për ju  Vajra 100% të pastër, të papërzier, të parafinuar, pa konservantë shtesë dhe të përftuar më teknologjinë më moderne Cold Press ( dhe pa ngrohje paraprake të farave), e cila mundëson përftimin e vajrave pa humbur aspak vlerat e farave dhe përdorimin e tyre dhe për tu ngrënë, është cilësia më e sigurtë për lëkurën e fëmjëve tuaj!

Vajrat që janë të mirënjohur për përdorimin e tyre në ketë moshë janë:
Vaji i Kokosit
Vaji i Susamit
Vaji i Kajsisë
Vaji i Bajames

Mbrojtja e lëkurës së fëmijës ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar aspak pasi dëmet e saj janë shumë të vështira të rikuperohen.

2- Mosha e adoleshencës karakterizohet nga shpërthime hormonale të cilat kanë ndikimin e tyre mbi lëkurë në prodhimin e yndyrës.

Gjithashtu në këtë periudhë kemi dhe zgjatjen e kohës së ripërtëritjes së lëkurës.
Këto dy ndryshime janë të domosdoshme të manaxhohen përpara se të shfaqen dhe të përparojnë problemet në lëkurë.
Higjena ngelet kusht i domosdoshëm në ҫdo moshë por përdorimi i  vajrave në këtë periudhë është e nevojshme për shkak të zgjatjes së kohës së ripërtëritjes.

Në varësi të ndryshimeve në prodhimin yndyrës në lëkurë vajrat që mund të përdoren janë:
Për fytyrat e thata dhe normale: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Në rastet kur lëkura është e prirur në shfaqen e akneve ngelet e nevojshme përdorimi i kremit për të parandaluar shfaqen e akneve së bashku me problemet që ajo lë me shenjat e saj në lëkurë.
Sekretet e Natyrës sjellë Kremra 100% Bio të përgatitur me bazë Vajra Bimorë të Cilësisë më të Lartë dhe pa asnjë lëndë Sintetike të shtuar në formulim.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar në varësi të nevojës së Lëkurës Suaj.
Mungesa e lëndëve sintetike i bën këta kremra të përdorshëm në ҫdo moshë, për shkak të vlerave ushqyese të larta që ata kanë dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Nëse në fëmijëri kujdesi ndaj lëkurës sonë është diҫka që nuk varet nga ne, adoleshenca është momenti kyҫ që nuk duhet neglizhuar aspak përkujdesja që të parandalojmë dëmtime të cilat kanë një kosto të lartë në trajtimin dhe rikuperimin e tyre.

3- Mosha e mesme: Ripërtëritja 28-42 ditë.
Mosha e mesme karakterizohet nga zgjatja edhe më shumë e kohës së ripërtëritjes.
Nëse në adoleshencë shpërthimet hormonale përbënin faktorin riskues për problemet e lëkurës, kohëzgjatja e ripërtëritjes së lëkurës në moshën e mesme është faktori më i rëndësishëm që duhet manaxhuar.

Një lëkurë me këtë periudhë ripërtëeritje e ka të domosdoshme të ushqehet nga jashtë për shkak të veҫorive që lëkura paraqet të përmendura në linkun e mësipërm.
Nëse përkujdesi jonë i përditshëm nuk do jetë prezent atëherë lëkura do jetë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe shumë shpejtë gjurmët e tyre do të jenë të pranishme në varësi të këtyre faktorëve.

Mos prisni moshën 30 vjeҫare, mos prisni shenjat e para të plakjes, me rrudhat e imta dhe piklat e vogla të kafta që tju ndërgjegjësojnë për përkujdesin ndaj lëkurës.
Një lëkurë 30 vjeҫare e përkujdesur deri në ketë moshë nuk është assesi njësoj sikurse një fytyrë e pa përkujdesur, por mos u shqetësoni, jeni akoma në kohë për të ndihmuar fytyrën tuaj.

Frika më e madhe që shumë njërëz kanë hezituar ne përdorimin e kremrave janë pikërisht substancat sintetike që produktet Kozmetike Industriale përmabajnë, të cilat paraqesin efektet e tyre anësore.
Tashmë më linjën e Kremrave “Sekretet e Natyrës” ky problem nuk ekziston më.
Kremrat “Sekretet e Natyrës” janë 100% Bio pa asnjë Lëndë Sintetike, të përgatitura me bazë Vajrat Oneva me cilësinë më të Lartë për tu ngrënë, të pastër 100% e të papërzier, të parafinuar dhe pa shtesa konservantësh.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar nga një Profesioniste Farmaciste.

Vetëm një Vaj ka vlera ushqyese të panumërta për Lëkurën Tuaj….imagjinoni sa i shtohen vlerat në këto Kremra kur kemi përzierjen e disa lloj  vajrash në varësi të Lëkurës Suaj.
Nëse në adoleshencë ato mund të përdoren në varësi të problemeve të lëkurës suaj, në fillimin e moshës së mesme ato janë të domosdoshme për të ushqyer lëkurën tuaj në mënyrën me ideale dhe duke parandaluar problemet në lëkurë dhe vonimin e plakjes së fytyrës suaj.
4-Mosha mbi 50 vjeҫe:
Nëse një fytyrë 30 vjeҫare e patrajtuar dallon shumë me një fytyrë 30 vjeҫare të trajtuar, cfarë mund të themi për moshën 50 vjeҫare???
Kremrat “Sekretet e Natyrës” në këtë moshë gjithashtu kanë vetitë e tyre ushqyese, hidratuese dhe parandaluese për rrudha të mëtejshme, por nëse përdorimi i tyre do ishte bërë në kohën e duhur padyshim që lëkura do ishte më e re.

 

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
SAPUNI QË THAN LËKURËN… PSE DUHET TA PËRDORIM?

Kremi Sekretet e Natyrës ju çliron Stresin dhe ju ndihmon në Gjumin tuaj

Kremrat Sekretet e Natyrës kanë në përbërjen e tyre vajin esencial të lules së Livandos.
Livandoja ka veti anti-bakteriale, anti-mykotike, e tonifukon, rivitalizuar lëkurën dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e saj.

Vaji esencial I Lavandules trajtuan problemet e lëkurës si aknet, djegiet, plagët, psoriazën, ekzemën etj.

Por gjithashtu në aromaterapi vaji esencial I lules së livandos është I pari në listën e vajrave esencial.

Nëse për 5 minuta inhalojmë aromën e vajit esencial të livandos në ambjentin përreth, kortizoli ulet me 24%. Kortizoli është hormoni përgjegjës që shkakton stresin, rrit presionin e gjakut, ul imunitetit etj.
Sipas studimeve të disa doktorëve gjermanë dhe francezë, rezultoi se livandoja ndihmon për të renë në gjumë.
Ata rekomanduan përdorimin e kësaj bime në raste nervozizmi, ankthi dhe depresioni.

Sipas studimeve të kryera në Universitetin e Miamit rezultoi se gjatë kohës që thithet aroma e vajit esencial të livandos rriten valët beta në tru të cilat japin relaxim.

Gjithashtu ajo shkakton uljen e deprsionit dhe zhvillon performancën konjuktive.

Në 2001 në studimin e kryer në Universitetin Osak Kyoiku rezultoi se lavandula redukton stresin mendor dhe rrit vigjilencën.

Në kremrat Sekretet e Natyrës, aroma e vajit esencial të Livandos është shumë e shprehur.

Ndërkohë që kremi Sekretet e Natyrës përkujdeset për lëkurën e fytyrës tuaj, ai gjithashtu ju çliron nga stresi, ju relakson dhe ju ndihmon të bini më shpejt në gjumë.

Lady Cream Day&Night

Një Fytyrë:
– E Lëmuar si Petale Trëndafili,
-Apo e ushqyer nga Mbretëresha Shegë,
-Apo e Mrekulluar nga Aloe Vera
-Apo e Rinuar nga Vitamina E
Po sikur ti marrësh të GJITHA në 1 ?

Lady Cream, një Krem për Zonjat e Vërteta, i përgatitur nga Farmaciste Eriona, formulë me 0 Kimikat

Vaji i Shegës i përpunuar me Ujin e Trëndafilit e Aloe Verën dhe i ngopur me Vitaminën E vjen me formulën e saj Unike për të Përkedhelur Lëkurat tuaja me veti Anti-rrudhë, Multiushqyese dhe Super Hidratuese.

Sekretet e Natyrës,
Lëkuraja Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës

Lady Face Scrub

“LADY FACE SCRUB ”

SCRUB për Fytyrën Tuaj – Një “Peeling “ i vërtetë me përbërje 100 % Natyrale, formulim me 0 kimikate dhe me baze susamin, kokosin, shafranin, sheqerin e kuq etj…

VETITЁ :
• Rrit qarkullimin e gjakut
• Pastron dhe ushqen në thellësi lëkurën
• Largon qelizat e vdekura duke e lënë lëkurën të lëmuar

Sekretet e Natyres,
Lekura Juaj nen Perkedheline e Natyres…

Healing Cream!

Healing Cream!

Kremi i cdo shtepie,i cili mundeson mjekimin e plageve dhe rigjenerimin e plote te tyre.
Ka veti te theksuara antibakteriale dhe eshte ideal per parandalimin dhe rigjenerimin e djegjeve te lekures!

Kujdes!!!
Nese keni alergji nga nenproduktet e bletes nuk mund ta perdorni kete produkt!

Sekretet e Natyres!
Shendeti juaj nen perkedheline e natyres!

Krem Kermilli

Krem Kërmilli – përmban antioksidantë që janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes duke eliminuar radikalet e lira dhe përmbajtja proteinike është e rëndësishme për t’i dhënë mundësinë lëkurës të jetë më e shëndetshme, më e re dhe më e tonifikuar.

Hidraton lëkurën
Mban lëkurën të shdritshme dhe të ushqyer
Mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, duke parandaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme të saj.
Përmirëson elasticitetin e lëkurës.

I jep lëkurës së fytyrës një efekt natyral lifting

Tonifikon lëkurën.

Eleminon toksinat.

Krijon efektin e freskisë

Aplikohet në lëkura të thata, me rrudha dhe të dëmtuara nga faktorë të ndryshëm.

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti dhe Bukuria juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës …

 

Vaji Anti – Myk

Vaj Esencial ANTI – MYK

Rigjeneron lëkurën e dëmtuar

Lehtëson simptomat si kruarje, erë.

Përbërësit :
Propolis
Vaji i Farës Zezë
Vajrat esencial rigon, sherebele, ekualips, karafil etj…

Aplikohet 2-3 pika në zonën e dëmtuar

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Krem për thembra

Tek #Sekretet_e_Natyres

Këmbët, sidomos tani që po vjen vera, i mbajmë shumë orë të zhveshura, të ekspozuara në puhur dhe diell. Sipërfaqja e lëkurës në këtë zonë, thahet lehtë, ashpërsohet, plasaritet dhe krijohen shtresa të tëra qelizash të vdekura…

#Sekretet_e_Natyres sjell per ju kremin qe ushqen, zbut dhe hidraton duke i bërë më të shëndetshme thembrat tuaja…

 

Sekretet e Natyrës,
Shendeti dhe Bukuria Tuaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Healing Cream

Healing Cream

Krem i çdo shtëpie, i cili mundëson mjekimin e plagëve dhe rigjenerimin e plotë të tyre.

Ka veti të theksuara antibakteriale dhe është ideal për parandalimin dhe rigjenerimin e djegieve të lëkurës …

Sekretet e Natyres,
Shendeti Juaj nen Perkedheline e Natyres…