Përfitimet Shëndetësore të Vajit Esencial të Livandos

  • Lavare është emri latin I Livandos që do të thotë të lash, për shkak të aromës së tij karakteristike të pastër dhe përdorimit të tij që në lashtesi për larje.
  • Përfitimet shëndetësore të vajit esencial të livandos përfshijnë aftësinë e tij për të qetësuar sistemin nervor, çlirimin e dhimbjes, desinfektimin e skalpit dhe lëkurës, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe trajtimin e problemeve respiratore.
  • Vaji esencial I livandos nxirret nga distilimi me avuj I luleve të livandos. Lulet e livandos janë përdorur që në lashtësi si erëza për shkak të aromës së tyre.
  • Vaji esencial I saj përdoret: për të bërë parfume, në aromaterapi, në kremra, xhele, infuzione, locione dhe sapunë.

Përfitimet Shëndetësore nga Vaji Esencial I Livandos

  • Largimin e insekteve:

Aroma e livandos është shumë e fortë dhe e pa dëshiruar për shume insekte si mushkonjat, kandrat etj.

Apliko pak vaj esencial në lëkurë dhe aroma e përhapur do mbaj larg mushkonjat.
Nëse pickoheni nga mushkonjat aplikimi I një pike vaj livandoje në vendin e pickimit do të reduktojë irritimin dhe gjendjen e të kruajturit të lëkurës.

  • Gjumi:

Vaj esencial I livandos nxit gjumin dhe në mjeksinë alternative përdoret për trajtimin e pagjumësisë.

Nga shumë studime të fundit rezulton se vaji esencial I livandos nxit për një gjumë të rregullt, kur medikamentet e përditshme gjumësjellëse u zëvendësuan me disa pika vaj esencial të vendosura pranë jastëkut.

  • Sistemin nervor:

Vaji esencial I livandos ka një aromë që të falë qetësi duke e bërë livandon një tonik të shkëlqyer për nervat dhe problemet e ankthit.

Gjithashtu livandoja ndihmon në trajtimin e migrenës, dhimbjes së kokës, depresionit, tensionit nervor dhe stresit emocional.

Aroma freskuese largon lodhjen dhe shqetësimin nervor dhe ndërkohë rrit aktivitetin mendor.
Në një studim të kryer u pa se personat të cilët nuhatën vajin esencial të livandos dhe rosmarinës përpara se të hynin në provim patën një ulje sinjikative të sterist mendor e ankthit  dhe një rritje të funsionit konjuktiv.

  • Fytyrë:

Vaji esencial I livandos ( I cili gjendet gjithashtu në formulën e  Kremrave “ Sekretet e Natyrës”) ka veti anti-bakterial, anti-mykotike, anti-inflamatore dhe rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë.
Këto veti të saj e bëjnë vajin e livandos të jetë efikas në trajtimin  e akneve, infeksioneve, ekzemave, psoriazës, shenjave të ngelura nga aknet, shërimin e plagëve dhe shenjave të saj, djegive të lehta të lëkurës etj.

Çlirues I dhembjeve:

Vaji esencial I livandos njihet si një kurues I shkëlqyer për trajtimin e dhembjeve të shkaktuara nga muskujt e tërhequr, reumatizma, dëmtimet e ligamenteve, dhimbjet e shpinës dhe mesit.

Apikimi I rregullt I masazhit me vajrat esencial ndihmon gjithashtu dhe në çlirimin e dhimbjeve të kyçeve.

Në një studim të kryer mbi dhimbjet pas operacionit u pa se kombinimi I avujve të vajit esencial të livandos me oksigjenin dha një ulje sinjikative krahasuar me ata që morën vetëm oksigjen pas ndërhyrjes kirurgjikale.

  • Veshka:

Vaji esencial I livandos është I mirë gjithashtu për trajtimin e çrregullimeve urinare për shak të efekteve që ka për stimulimin e prodhimit të urinës.

Për më shumë ai ndihmon në balancimin hormonal dhe në reduktimn e cistiteve ose inflamimin e fshikëzës urinare.
Gjithashtu redukton dhimbjet e shkaktuara nga këto ose probleme të tjera.

  • Çregullimet respiratore:

Vaji I Livandos përdoret gjerësisht për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore si , infeksioni i fytit, kollën, të ftohtit, astmën, sinozitin, bronshitin, kollën e thatë, laringitin dhe tonsilitin.

Ai përdoret në formën e avullit ose me anë të aplikimit në lëkurë në pjesën e qafës, kraharorit dhe shpatullave.

Vaji esencial I livandos ndihmon në largimin e sekrecioneve të prodhuara nga rrugët respiratore dhe me vetinë e saj anti-bakteriale lufton infeksionet që ndodhen në traktin respirator.

  • Flokët:

Vaji esencial I Livandos ka veprim mbi largimin e morrave .
Gjithashtu vaji esencial I livandos përdoret për trajtimin e rënies së flokëve, veçanërisht nga ata që vuajnë nga alopecia, një sëmundje autoimmune ku organizmi pengon formimin e folikulave të flokut.

Në një studim Skocez u raportua se më shumë se 40% e pacientëve që vuanin nga alopecia, nga përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos në skalp patën një rritje të flokëve.
Në shumë raste vaji I livandos rekomandohet të përdoret për të parandaluar rënien tipike të flokëve tek meshkujt.

  • Kanceri:

Në disa studime që janë bërë tek minjtë është parë se vaji esencial I livandos në kombinim me vajrat e tjerë esencial kishin aftësi parandaluese në kancerin e gjirit.
Pavarësisht domosdoshmërisë për tu kryer studime tek njerëzit, shihet veprimi I tij anti-kancerogjen.

  • Qarkullimi I gjakut:

Vaji esencial I Livandos ka veprim të mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.Ai ul tensionin e gjakut. Veprimi I tij arrihet nga ndikimi I inhalimit të aromës së livandos mbi sistemin nervor.
Tek të sëmurët diabetik  nëpërmjet nuhatjes së vajit esencial kemi uljen e risqeve serioze të qarkullimit të ulët të gjakut të cilat mund të çojnë deri në komplikacione vdekjeprurëse.

  • Tretja:

Livandua është gjerësisht I përdorshëm për tretjen e ushqimit sepse rrit lëvizshmërinë e ushqimit nëpër zorë.
Gjithashtu vaji esencial stimulon prodhimin e lëngut gastrik dhe bilës duke ndihmuar kështu në trajtimin e problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, kolikat, flatulencën (prania e gazrave), të vjellurën dhe diarrenë.

  • Imuniteti:

Përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos ose lules së saj në formë çaji rrit rezistencën kundrejtë shumë sëemundjeve.

Me vetinë e saj anti-bakteriale dhe anti-virale livandua është një mbrojtëse shumë e mirë edhe kundrejt disa sëmundjeve të rralla sikurse Tuberkulozi, Tifoja, Defteria bazuar në disa studime të shekullit të 20.

Kujdes!
Sikurse shumë vajra të tjerë esencial edhe vaji esencial I livandos duhet shmangur gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Nuk duhet ta përdorin ata që shfaqin alergji ndaj livandos.

Tek disa njerëz mund të japi të përziera, të vjella ose dhimbje koke.

Mund të shkaktojë alergji tek personat me lëkurë të ndjeshme.

Pavarësisht përfitimeve të shumta shëndetësore përdorimi I vajit esencial i livandos është vetëm për përdorim të jashtëm ose me anë të nuhatjes.

Nuk duhet të merret nga goja pasi mund të japi komplikacione shëndetësore serioze me marrjen e frymëmarrjes, djegien e syve, të vjella, diarre etj.

Pavarësisht dobive shëndetesore mos e përdorni vajin esencial të livandos në ushqim.

Përgatiti: Farmaciste Msc.Eriona Xhaferaj

Vajra Esencial 100% te Paster dhe Organik

Kremi “Sekretet e Natyres” ju cliron nga Stresi

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë për kollen e thatë

 

Zieni 6 hurma te thata (pa bërthamë ) në ½ liter qumësht me temperature të ulët për  25 minuta.

 

Shtoni 2-3 pika vaj të  farës së zezë

 

Pini 3 filxhan në ditë

 

Kjo recetë ndihmon në përmirësimin e kollës së thatë

 

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkedhelinë e Natyrës…

hurma

Vitamina D , Simptomat e Mungesës së saj dhe si ta Kurojmë atë!!!

Mungesa e vitaminës D është fenomen global.Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rrezikshme, sesa mendohej më parë.

Vitamina D ka role të shumta në trup, duke ndihmuar në:

  • Ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe dhëmbëve
  • Forcon sistemit imun, trurit dhe sistemit nervor
  • Rregullon nivelet e insulinës dhe ndihmon në menaxhimin e diabetit
  • Mbështesin funksionimin e mushkërive dhe shëndetin kardiovaskular
  • Ndikonnë shprehjen e gjeneve të përfshira në zhvillimin e kancerit.

Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis duke qëndruar në diell në kohë  të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.

– Sipas hulumtimeve, simptomat e mungesës së vitaminës D mund të lidhen me problemet e mëposhtme shëndetësore:

  • Osteoporozën
  • Sëmundjet e zemrës
  • Presioni I lartë I  gjakut
  • Kanceri
  • Sëmundjet autoimune
  • Depresioni
  • Pagjumesia
  • Artriti
  • Diabeti
  • Astma
  • Skleroza e  shumëfishtë
  • Dhimbja kronike
  • Psoriasis
  • Autizmi                                                                                                                                                                        –  Ushqimi i duhur eshte kura me e mire per simptomat e mungeses se vitamines D

 10 Ushqimet më të pasura me vitaminë D janë:

  1. Kërpudhat
  2. Salmoni
  3. Sardelja
  4. Tunna
  5. Cerealet
  6. Vezët
  7. Qumështi
  8. Gjiza pa kripë
  9. Mëlci vici
  10. Lëngu i Portokallit

 

Kush rrezikon më shumë nga mungesa e vitaminës D?

  • Të gjitha femrat që japin qumësht gjiri.
  • Bebet dhe fëmijët nga 6 muajsh në 5 vjec
  • Bebet e vogla që marrin ushqim nga gjiri i nënës
  • Të moshuarit nga mosha 65 vjec e sipër.
  • Personat që kanë një ngjyrë më të errët lëkure

Personat që nuk ekspozohen shumë ndaj diellit.

 

Sekretet e Natyrës

Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës

Rëndësia e Magnezit në Organizëm

Rëndësia e Mineralit të Magnezit në organizmin tonë

Zakonishtë kur flitet për mineralet që janë shumë të rëndesishme për organizmin tonë në mendje vjen Kalciumi dhe Hekuri, por nuk duhet harruar që një rëndësi shumë të madhe ka edhe Magnezi .

Magnezi ka rëndësi të veçantë në rregullimin dhe funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe muskulor. Shumica e Magnezit në trup ndodhet në skelet , kjo bën që mungesa e theksuar e tij rrit rrezikun e osteoporozës .

Lëvizjet e pavullnetshme të syve , dhimbjet e muskujve , lodhje e vazhddueshme , dobësi , çrregullime me gjumin , stres I vazhdueshëm etj… janë shkak i mungesës së Magnezit .

Moshat mbi 55-vjeç janë më të rrezikuar për mungesë te Magzenit sepse veshkat e moshuara zvogëlojnë absorbimin e Magnezit .

Të ushqyerit shëndetshëm është zgjidhja e duhur që trupit tuaj të mos iu mungoj asnjë vlerë ushqimore . Ushqimet të cilat kanë përmbajtjen më të lartë të Magnezit janë:

1.Spinaqi

2.Vaji i Farave të Kungullit

3.Vaji I Bajames

4.Domatet

5.Bananet

6.Vaji I Susamit

7.Toni i Peshkut

8.Tërshëra etj

Ushqehuni në mënyrën e duhur për një shëndet maksimalishtë të mirë.

Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës

Rëndësia e Nutrientëve në Organizëm!!!

Rëndësia e Nutrientëve në Organizëm!!!

Ku i gjejmë më së shumti Nutrientët? Cila është dieta e duhur!?

Reth 97% e njerëzve në botë vuajnë nga mungesa e një nutrienti të caktuar në organizëm. Pikërisht ky nutrientë mund të jetë celësi i reduktimit të rriskut të Sindromit Metabolik, Kancerit , Sëmundjeve Kardiake etj…

Nutrientët  janë molekula që gjenden në  ushqime të cilat  organizmi i përdorë   për të prodhuar  energji, të rritet, të zhvillohet dhe riprodhohet. Nutrientët  treten dhe pastaj ndahen në pjesë themelore për t’u përdorur nga organizmi. Ekzistojnë dy lloje kryesore të nutrientëve , makronutrientë dhe mikronutrientë. Tre kategoritë kryesore të makronutrientëve përfshijnë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat. Ndërsa  dy llojet e mikronutrientëve janë vitaminat dhe mineralet.

Karbohidratet janë një lloj makronutrienti që përdoret për energji të shpejtë në qeliza. Njësia bazë e karbohidrateve është  monosakaridi. Një shembull i një monosakaridi është glukoza ose sheqeri. Ata gjenden kryesisht në drithëra.

Proteinat janë makronutrientë që qelizat e trupit i përdorin për  ndërtimin e strukturës së tyre. Proteina është shumë e rëndësishme për ndërtimin e indeve një ndër to dhe muskujt muskujt të cilët përbëhen kryesisht nga proteina.

Vitaminat janë mikronutrientë  të nevojshëm për të ndihmuar qelizat të sintetizojnë  energji. Vitaminat zakonisht veprojnë në lidhje me enzimat për të ndihmuar qelizat të kalojnë nëpër procese të ndryshme metabolike. Egzistojnë  gjashtë lloje  vitamina të mëdha, A, B, C, D, E dhe K dhe seicila prej tyre ka një rol të caktuar në organizëm. Vitamina A përdoret në retinën e syrit , për një vizion më të shëndetshëm. Vitamina  C dhe E janë të rëndësishme për sistemin tonë imunitar, dhe vitamina K ndihmon qelizat tona të gjakut të funksionojnë normalisht dhe parandalojnë gjakderdhje të tepruar si dhe vitamina D e domosdoshme për  zhvillimin dhe forcimin e kockave . Vitaminat mund të absorbohen nga ushqimet por disa preferojnë ti marrin ata në formën e suplementeve.

 

11 ushqimet më të pasura me nutrientë planet:

Mënyra më e mirë për tu ushqyer shëndetshëm është të hani ushqimet që përmbajnë sasinë më të madhe dhe shumëllojshmëri nutrientësh.

  1. Salmoni
  2. Lakra jeshile
  3. Algat e detit
  4. Hudhra
  5. Molusqet(Frutat e Detit)
  6. Patatet
  7. Mishi I Mëlcisë
  8. Sardelet
  9. Boronica
  10. E verdha e vezës
  11. Cokollata e Zezë

 

Sekretet e Natyrës…

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

Trajtimi i dhimbjeve dhe ngërçeve muskulare me metoda natyrale!!!

Trajtimi i dhimbjeve dhe ngërçeve muskulare me metoda natyrale!!!

Dhimbjet e muskujve mund të shkaktohen nga rritja e aktivitetit fizik, stresi, mangësitë në të ushqyer, ndryshimet hormonale dhe dehidratimi.

Pothuajse të gjithë kemi  përjetuar siklet ose ngërçe  në muskuj në një moment të caktuar .

Shkaqet e Dhimbjeve Muskulare

Jo të gjitha dhimbjet e muskujve janë të lidhura me stresin, tensionin dhe aktivitetin fizik. Disa gjëndje  mjekësore për  dhimbjet e muskujve përfshijnë:

  • Fibromialgia
  • Drogat e Statinit
  • Simptoma të gripit
  • Ndryshimet hormonale
  • Sëmundjet Lyme

 

Disa nga metodat më efikase dhe më të thjeshta për tu aplikuar në rast se ndjeni dhimbje dhe ngërçe muskulare janë:

 

  1. Uthulla e mollës e parafinuar pra ajo Artizanale  :

Aplikoni uthull molle artizanale në vendin ku ndjeni dhimbjet ,  ka veti anti-inflamator që veprojnë  për të zvogëluar dhimbjen e muskujve dhe inflamacionin. Provoni të shtoni dy gota nga uthulla e mollës  në një banjë të ngrohtë dhe qëndroni  për 20 minuta, ose shtoni një lugë gjelle në një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë.

  1. Masazh me vajra esencial: masazhoni për rreth 20-30 minuta muskujt e kontraktuar me

Vaj esencial lavander

Vaj esencial mente

Vaj esencial juniperus

Vaj esencial rosemary

Vaj esencial eucalyptus

Vaj esencial kamomil etj…

  1. Vajrat Bimorë  zbusin dhimbjet dhe relaksojnë muskujt . Këshillohet të pihen nga 1-lugë gjelle në ditë nga vajrat e mëposhtëm  njëkohësisht të bëhet dhe një masazhim i zonës problematike me to.

Vaji i farës së zezë

Vaji i susamit

Vaji i kokosit

Vaji I sinapit

  1. Ushqimet e pasur me Magnez, Potasium dhe Kalcium ndihmojnë në shëndetin e muskujve dhe të kockave duke ma mbajtur më në formë dhe duke shmangur problemet që mund të shkaktoj kequshqyerja në muskuj dhe në disponimin tonë fizik.

 

Sekretet e Natyrës …

Shëndeti Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

Trajtim Natyral për Infeksionin e Bajameve

Infeksioni I Bajameve është mjaft I përhapur si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit .

Infeksioni I Bajameve u shkakton fëmijëve temperaturë të lartë për disa ditë .

Në një gjëndje të tillë , sherebeleja do të ishte zgjidhje e mirë.

Sygjerohet që 2 pika Vaj Sherebele të hidhen në një gotë ujë dhe të bëhet përzirhen mirë me njeri-tjetrin pastaj me këtë masë të përgatitur të bëni gargara .

Përgjatë kohës që ju bëni gargara me vajin e sherebeles të përzier me ujë është e rekomandueshme që përgjatë një muaji të pini edhe një gotë çaj sherebele në ditë .

Në ditët e para rekomandohet që gargarat të bëhen 2-3 herë në ditë dhe pastaj ato bëhen më rallë.

Duhen të keni kujdes që gjatë përdorimit të kësaj kure të mos konsumoni cigare dhe pije me gaz gjithashtu duhet ti kushtoni një kujdes shumë të veçantë edhe pastrimit të gojës . Lani patjetër dhëmbët pas çdo vakti dhe gjithashtu gargarat është kusht që të bëhen pas larjes së dhëmbëve .

Një kujdes të veçantë duhet ti kushtoni edhe raportit të sasisë së ujit me Vajin e Sherebeles.

Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës

 

 

Kanella dhe Dobitë e saj !!!

Kanella ka nje perdorim te gjere ne kozmetik, si nje medikament natyral  si dhe ne kuzhine…

Kanella mund të gjendet në pluhur apo në shkopinj por edhe nën formën e vajit esencial i duhur për ato që vuajnë nga ngërçet dhe tensionet muskulore. Kanella është e njohur prej mijëra vjetësh për vetitë e saj të mira.

Njerëzit e kanë shijuar kanellën për mijëra vjet, duke e lakmuar këtë erëz jo vetëm për aromën e saj dhe shijen, por edhe për fuqitë e saj medicinale. Në traditën e mjekësisë hindu, kanella është përdorur për të trajtuar ftohjet dhe problemet me tretjen, për të përmirësuar lëkurën e fytyrës nga aknet apo kur është e thatë, apo për të lehtësuar dhimbjet. Egjiptianët e lashtë besonin te kanella si mjet balsamimi, ndoshta për vetitë e saj të njohura antibakteriale, antifungale dhe antimikrobiale.

Sot eshte e njohur gjeresisht per perdorimin e saj ne trajtimin e problemeve te meposhtme shendetesore:

  • Normalizon nivelin e sheqerit ne gjake
  • Ul kolesterolin e keq ne gjake
  • Stabilizon tensionin e gjakut
  • Permireson memorien
  • Lufton infeksionet, bakteriet dhe kerpudhat

Sekretet e Natyres…

Shendeti Juaj nen Perkedheline e Natyres

Kolagjen Vegjetal-multiushqyesi që sduhet ti mungojë asnjë llojë lëkure

Kolagjen Vegjetal tek #SekreteteNatyres

Edhe pse nuk mund ta ndalojmë procesin e plakjes, mund të përmirësojmë pamjen e lëkurës tonë. Kolagjenit është një proteinë e domosdoshme që ndihmon që lëkura të qëndrojë e butë, elastike dhe e përsosur.

Kolagjeni është thelbësor për shëndetin dhe pamjen e lëkurës tuaj, por kjo proteinë është gjithashtu e nevojshme në ngadalësimin e shfaqjes së shenjave tipike të plakjes. Kolagjeni është një nga përbërësit më të rëndësishëm në ndërtimin qelizor të lëkurës , i cili luan rol në ushqyerjen, elasticitetin e saj si dhe reduktimin e rrudhave.

  • Kolagjeni është esencial për një lëkurë të shëndetshme fal rëndësisë së tij në këto procese:
    Përmirëson tonin e lëkurës
    Trajton shenjat e akneve, pikat e zeza dhe njollat në lëkurë
    Ushqen dhe i jep elasticitet lekurës
    Antirrudhë i fuqishëm
  • Përdoret si një serum multiushqyes dhe i pazëvëndësueshëm për lëkurën tuaj…

<3 Mbrojtje natyrale nga plakja <3

Sekretet e Natyrës…
Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

Llojet e Kanellës dhe cilën prej tyre njohim realisht ne!!!

E dinit që ka disa lloje kanelle?

Besoj se të gjithë ne deri më sot kemi menduar se ekziston vetëm një llojë kanelle!!! Por si qëndron e vërteta REALISHT???

Në fakt  Kanella vjen nga  gjinia Cinnamomum dhe familja Lauraceae dhe  brenda kësaj gjinie hasim një varietet të gjerë specie  kanelle…

Klasifikimi shkencor i mëposhtëm do tju qartësojë:

  1. Cinnamomum cassia (Kassia ose kanellë kineze, lloji më i zakonshëm komercial)
  2. Cinnamomum. burmannii (Korintje, Padia kasia, ose kanellë indoneziane)
  3. Cinnamomum. loureiroi (kanellë Saigon, cassia vietnameze, ose kanellë vietnameze)
  4. Cinnamomum. verum (kanellë Sri Lanka ose kanellë Ceylon)
  5. Cinnamomum. citriodorum (kanellë malabar)
  6. Cinnamomum. tamale (kanellë indiane)

 

Kanellat që janë më të përhapura si në mjekësinë popullore, si në  kozmetik si në gastronomi janë 2 lloje, Cassias dhe Ceylor.

 

Lëvorja e shkopinjve të Ceylon  është shumë e hollë dhe ka shtresa të shumëfishta (bluhet lehtë në mulli kafeje). Është ngjyrë kafe e hapur dhe ka aromë më të butë e të këndshme se sa cassia.

 

Lëvorja e shkopinjve të Cassias (kanellës Kineze), kanellë e cila haset gjeresisht është më e trashë dhe ka më pak shtresa. Ngjyra e saj është kafe e errët dhe ka shije më të fortë në krahasim me ceylon.

 

Sekretet e Natyrës…

Shëndeti dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës