Oneva

Oneva është një firmë prestigjoze Turke që prodhon vajra me sistemin e presimit në të ftohtë që prej vitit 2009.
Farat e bimëve janë kryesisht nga Turqia dhe i nënshtrohen një kontrolli shumë strikt në përzgjedhjen e cilësisë dhe në  pastrimin e tyre  përpara se të hyjnë në procesin e prodhimit.
Kjo firmë është unike në Turqi sepse prodhimi i vajrave bimorë është tërësisht në të ftohtë pa bërë ngrohje paraprake të farave, e cila do të sillte sasi më të lartë dhe kosto më të ulët, por jo cilësinë e dëshiruar.
Kjo metodë siguron vajra 100% të pastër dhe të garantuar në vlerat e tyre.

Vajrat përftohen me sistemin e presimit në të ftohtë, pa ngrohje paraprake të farave, pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar dhe pa aromatizues.
Janë të pa rafinuar dhe tërësisht natyral.
Vajrat e firmës Oneva prodhohen në një fabrike moderne të çertifikuar me ISO 22000,sipas rregullave të mbrojtjes së ushqimeve dhe nën vëzhgimin e inxhinierëve ushqimorë.

Synimi i firmës Oneva është që deri në vitin 2023,me cilësinë e saj të jetë një nga firmat më prestigjoze në mbarë botën.

Ekskluziviteti i firmës Oneva është një prestigj i madh për Sekretet e Natyrës duke garantuar produkte cilësore dhe të sigurta.

Uthulla e mollës dhe fytyra.

Vlerat  e uthullës së mollës

  • Toniku i Uthullës së Mollës përbën një nga tonikët më të mirë natyral  për përkujdesjen e përdishme të lëkurës së fytyrës.
  • Sipas studimeve të kryera në uthullën e mollës janë gjetur rreth 90 komponime të ndryshme, ku ndër to 13 lloje acidesh karbolike, 4 lloje aldehidesh, 20 lloje ketonesh, 18 lloje alkolesh, acidi acetik, acidi propionik, acidi laktik, acidi maleik, enzima, amino acide, pektine molle etj.
  • Ndër elementët dhe mineralet gjenden: Kaliumi, Kalciumi, Magnesi, Fosfori, Sodiumi, Sulfuri, Bakri, Hekuri, etj.
  • Nga vitaminat përmendim Vit C, E, A, B1, B2, B6, P.

Veprimet e uthullës së mollës në fytyrë

  1. Uthulla e mollës ka një veprim tonifikues për lëkurën.
  2. Ajo rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë (ndaj mos u shqetësoni nëse ndjeni një ndjesi  djegie gjatë kohës që e aplikoni).
  3. Uthulla e mollës ka një veprim antiseptik duke e mbrojtur fytyrën nga Bakteret, Viruset ose Majatë.
  4. Ajo ndikon drejtëpërsëdrejti në pastrimin e poreve të bllokuara, në përtharjen e akneve dhe puҫrave.
  5. Uthulla e mollës normalizon ph acid të fytyrës duke evituar tharjen e lëkurës.
  6. Ajo ndihmon në shpërndarjen e depozitave të yndyrnave të grumbulluara në lëkurë dhe në parandalimin e pikave të zeza.
  7. Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen/zhduken e njollave në fytyrë dhe në largimin e acarimeve dhe skuqeve të saj.

A do ta këmbenit ketë tonik natyral me gjithe këto vlera  dhe veti, me një tonik sintetik?!

Si ta përgatisim tonikun e uthullës së mollës?

  • Aplikimi i uthullës së mollës direkt në fytyrë krijon acarime për shkak të ph të saj të ulët, ndaj është i nevojshëm hollimi i uthullës së mollës me ujë.
  • Kujdes! Një uthull molle organike e pafiltruar  i përmban të gjitha vlerat e plota të saj.
    Uthulla e kthjellët që gjejmë nëpër markete  kalon nëpër procese të cilat shkaktojnë humbjen e shumë vetive të saj.
    Ndaj këshillohet përgatitja e saj për të përfituar nga vlerat e plota të saj.
  • Përgatitja e tonikut  bëhet në raport Uthull Molle:Ujë i Pastër 1:1, 1:2, 1:3, 1:4 në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës. Mund ti shtojmë dhe vajra essenciale si lavandulë, rozmarinë, trëndafil etj.
  • Përgatisim një porcion i cili do na mjaftojë për 1-2 javë dhe e ruajmë tek dera e frigoriferit.

APLIKIMI I TONIKUT TË UTHULLËS SË MOLLËS NË FYTYRË

PSE TONIKUN E  UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRODIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

MËNYRA MË EFIKASE NDAJ KUJDESIT TË PËRDITSHËM TË LËKURËS SË FYTYRËS

Cilat mosha mund t’i përdorin Kremrat “Sekretet e Natyrës”?

Ndër faktorët e brendshëm që ndryshojnë në varësi të moshës është edhe ripërtëritja e lëkurës.

Në varësi të moshës ripërtëritja e lëkurës ndodh:
Në fëmijëri : brenda  14 ditëve
Në adoleshencë: brenda 21-28 ditëve
Në moshat e mesme: brenda 28-42 ditëve
Në moshat mbi 50 vjeҫ: brenda 42-84 ditëve

Ripërtëritja ndikon drejtpërdrejtë në nevojën qe ka fytyra për tu ushqyer nga jashtë për shkak të qarkullimit të gjakut që nuk arrin në pjesën e sipërme të saj.
Për më shumë lexoni:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Sa më e ngadaltë të jetë ripërtëritja aq më e nevojshme është ushqyerja e lëkurës.
Në këtë mënyrë garantojmë mirëmbajtjen e saj, parandalojmë problemet që vijnë nga mospërkujdesja dhe vonojmë procesin e saj të plakjes.

1-Në fëmijëri për shkak të ripërtëritjes së shpejtë që ndodh, higjena e lëkurës ngelet domosdoshmëri, ndërkohë përdorimi i vajrave bimorë mbas dushit mundëson zgjidhjen më ideale dhe mëse të mjaftueshme për të ushqyer lëkurën e fëmijëve.
Oneva, Lider në prodhimin e vajrave në Turqi dhe pretendte për të qenë Lider dhe në Botë sjell për ju  Vajra 100% të pastër, të papërzier, të parafinuar, pa konservantë shtesë dhe të përftuar më teknologjinë më moderne Cold Press ( dhe pa ngrohje paraprake të farave), e cila mundëson përftimin e vajrave pa humbur aspak vlerat e farave dhe përdorimin e tyre dhe për tu ngrënë, është cilësia më e sigurtë për lëkurën e fëmjëve tuaj!

Vajrat që janë të mirënjohur për përdorimin e tyre në ketë moshë janë:
Vaji i Kokosit
Vaji i Susamit
Vaji i Kajsisë
Vaji i Bajames

Mbrojtja e lëkurës së fëmijës ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar aspak pasi dëmet e saj janë shumë të vështira të rikuperohen.

2- Mosha e adoleshencës karakterizohet nga shpërthime hormonale të cilat kanë ndikimin e tyre mbi lëkurë në prodhimin e yndyrës.

Gjithashtu në këtë periudhë kemi dhe zgjatjen e kohës së ripërtëritjes së lëkurës.
Këto dy ndryshime janë të domosdoshme të manaxhohen përpara se të shfaqen dhe të përparojnë problemet në lëkurë.
Higjena ngelet kusht i domosdoshëm në ҫdo moshë por përdorimi i  vajrave në këtë periudhë është e nevojshme për shkak të zgjatjes së kohës së ripërtëritjes.

Në varësi të ndryshimeve në prodhimin yndyrës në lëkurë vajrat që mund të përdoren janë:
Për fytyrat e thata dhe normale: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Në rastet kur lëkura është e prirur në shfaqen e akneve ngelet e nevojshme përdorimi i kremit për të parandaluar shfaqen e akneve së bashku me problemet që ajo lë me shenjat e saj në lëkurë.
Sekretet e Natyrës sjellë Kremra 100% Bio të përgatitur me bazë Vajra Bimorë të Cilësisë më të Lartë dhe pa asnjë lëndë Sintetike të shtuar në formulim.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar në varësi të nevojës së Lëkurës Suaj.
Mungesa e lëndëve sintetike i bën këta kremra të përdorshëm në ҫdo moshë, për shkak të vlerave ushqyese të larta që ata kanë dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Nëse në fëmijëri kujdesi ndaj lëkurës sonë është diҫka që nuk varet nga ne, adoleshenca është momenti kyҫ që nuk duhet neglizhuar aspak përkujdesja që të parandalojmë dëmtime të cilat kanë një kosto të lartë në trajtimin dhe rikuperimin e tyre.

3- Mosha e mesme: Ripërtëritja 28-42 ditë.
Mosha e mesme karakterizohet nga zgjatja edhe më shumë e kohës së ripërtëritjes.
Nëse në adoleshencë shpërthimet hormonale përbënin faktorin riskues për problemet e lëkurës, kohëzgjatja e ripërtëritjes së lëkurës në moshën e mesme është faktori më i rëndësishëm që duhet manaxhuar.

Një lëkurë me këtë periudhë ripërtëeritje e ka të domosdoshme të ushqehet nga jashtë për shkak të veҫorive që lëkura paraqet të përmendura në linkun e mësipërm.
Nëse përkujdesi jonë i përditshëm nuk do jetë prezent atëherë lëkura do jetë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe shumë shpejtë gjurmët e tyre do të jenë të pranishme në varësi të këtyre faktorëve.

Mos prisni moshën 30 vjeҫare, mos prisni shenjat e para të plakjes, me rrudhat e imta dhe piklat e vogla të kafta që tju ndërgjegjësojnë për përkujdesin ndaj lëkurës.
Një lëkurë 30 vjeҫare e përkujdesur deri në ketë moshë nuk është assesi njësoj sikurse një fytyrë e pa përkujdesur, por mos u shqetësoni, jeni akoma në kohë për të ndihmuar fytyrën tuaj.

Frika më e madhe që shumë njërëz kanë hezituar ne përdorimin e kremrave janë pikërisht substancat sintetike që produktet Kozmetike Industriale përmabajnë, të cilat paraqesin efektet e tyre anësore.
Tashmë më linjën e Kremrave “Sekretet e Natyrës” ky problem nuk ekziston më.
Kremrat “Sekretet e Natyrës” janë 100% Bio pa asnjë Lëndë Sintetike, të përgatitura me bazë Vajrat Oneva me cilësinë më të Lartë për tu ngrënë, të pastër 100% e të papërzier, të parafinuar dhe pa shtesa konservantësh.
Ato përgatiten në mënyrë të Personalizuar nga një Profesioniste Farmaciste.

Vetëm një Vaj ka vlera ushqyese të panumërta për Lëkurën Tuaj….imagjinoni sa i shtohen vlerat në këto Kremra kur kemi përzierjen e disa lloj  vajrash në varësi të Lëkurës Suaj.
Nëse në adoleshencë ato mund të përdoren në varësi të problemeve të lëkurës suaj, në fillimin e moshës së mesme ato janë të domosdoshme për të ushqyer lëkurën tuaj në mënyrën me ideale dhe duke parandaluar problemet në lëkurë dhe vonimin e plakjes së fytyrës suaj.
4-Mosha mbi 50 vjeҫe:
Nëse një fytyrë 30 vjeҫare e patrajtuar dallon shumë me një fytyrë 30 vjeҫare të trajtuar, cfarë mund të themi për moshën 50 vjeҫare???
Kremrat “Sekretet e Natyrës” në këtë moshë gjithashtu kanë vetitë e tyre ushqyese, hidratuese dhe parandaluese për rrudha të mëtejshme, por nëse përdorimi i tyre do ishte bërë në kohën e duhur padyshim që lëkura do ishte më e re.

 

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
SAPUNI QË THAN LËKURËN… PSE DUHET TA PËRDORIM?

Përfitimet Shëndetësore të Vajit Esencial të Livandos

  • Lavare është emri latin I Livandos që do të thotë të lash, për shkak të aromës së tij karakteristike të pastër dhe përdorimit të tij që në lashtesi për larje.
  • Përfitimet shëndetësore të vajit esencial të livandos përfshijnë aftësinë e tij për të qetësuar sistemin nervor, çlirimin e dhimbjes, desinfektimin e skalpit dhe lëkurës, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe trajtimin e problemeve respiratore.
  • Vaji esencial I livandos nxirret nga distilimi me avuj I luleve të livandos. Lulet e livandos janë përdorur që në lashtësi si erëza për shkak të aromës së tyre.
  • Vaji esencial I saj përdoret: për të bërë parfume, në aromaterapi, në kremra, xhele, infuzione, locione dhe sapunë.

Përfitimet Shëndetësore nga Vaji Esencial I Livandos

  • Largimin e insekteve:

Aroma e livandos është shumë e fortë dhe e pa dëshiruar për shume insekte si mushkonjat, kandrat etj.

Apliko pak vaj esencial në lëkurë dhe aroma e përhapur do mbaj larg mushkonjat.
Nëse pickoheni nga mushkonjat aplikimi I një pike vaj livandoje në vendin e pickimit do të reduktojë irritimin dhe gjendjen e të kruajturit të lëkurës.

  • Gjumi:

Vaj esencial I livandos nxit gjumin dhe në mjeksinë alternative përdoret për trajtimin e pagjumësisë.

Nga shumë studime të fundit rezulton se vaji esencial I livandos nxit për një gjumë të rregullt, kur medikamentet e përditshme gjumësjellëse u zëvendësuan me disa pika vaj esencial të vendosura pranë jastëkut.

  • Sistemin nervor:

Vaji esencial I livandos ka një aromë që të falë qetësi duke e bërë livandon një tonik të shkëlqyer për nervat dhe problemet e ankthit.

Gjithashtu livandoja ndihmon në trajtimin e migrenës, dhimbjes së kokës, depresionit, tensionit nervor dhe stresit emocional.

Aroma freskuese largon lodhjen dhe shqetësimin nervor dhe ndërkohë rrit aktivitetin mendor.
Në një studim të kryer u pa se personat të cilët nuhatën vajin esencial të livandos dhe rosmarinës përpara se të hynin në provim patën një ulje sinjikative të sterist mendor e ankthit  dhe një rritje të funsionit konjuktiv.

  • Fytyrë:

Vaji esencial I livandos ( I cili gjendet gjithashtu në formulën e  Kremrave “ Sekretet e Natyrës”) ka veti anti-bakterial, anti-mykotike, anti-inflamatore dhe rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë.
Këto veti të saj e bëjnë vajin e livandos të jetë efikas në trajtimin  e akneve, infeksioneve, ekzemave, psoriazës, shenjave të ngelura nga aknet, shërimin e plagëve dhe shenjave të saj, djegive të lehta të lëkurës etj.

Çlirues I dhembjeve:

Vaji esencial I livandos njihet si një kurues I shkëlqyer për trajtimin e dhembjeve të shkaktuara nga muskujt e tërhequr, reumatizma, dëmtimet e ligamenteve, dhimbjet e shpinës dhe mesit.

Apikimi I rregullt I masazhit me vajrat esencial ndihmon gjithashtu dhe në çlirimin e dhimbjeve të kyçeve.

Në një studim të kryer mbi dhimbjet pas operacionit u pa se kombinimi I avujve të vajit esencial të livandos me oksigjenin dha një ulje sinjikative krahasuar me ata që morën vetëm oksigjen pas ndërhyrjes kirurgjikale.

  • Veshka:

Vaji esencial I livandos është I mirë gjithashtu për trajtimin e çrregullimeve urinare për shak të efekteve që ka për stimulimin e prodhimit të urinës.

Për më shumë ai ndihmon në balancimin hormonal dhe në reduktimn e cistiteve ose inflamimin e fshikëzës urinare.
Gjithashtu redukton dhimbjet e shkaktuara nga këto ose probleme të tjera.

  • Çregullimet respiratore:

Vaji I Livandos përdoret gjerësisht për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore si , infeksioni i fytit, kollën, të ftohtit, astmën, sinozitin, bronshitin, kollën e thatë, laringitin dhe tonsilitin.

Ai përdoret në formën e avullit ose me anë të aplikimit në lëkurë në pjesën e qafës, kraharorit dhe shpatullave.

Vaji esencial I livandos ndihmon në largimin e sekrecioneve të prodhuara nga rrugët respiratore dhe me vetinë e saj anti-bakteriale lufton infeksionet që ndodhen në traktin respirator.

  • Flokët:

Vaji esencial I Livandos ka veprim mbi largimin e morrave .
Gjithashtu vaji esencial I livandos përdoret për trajtimin e rënies së flokëve, veçanërisht nga ata që vuajnë nga alopecia, një sëmundje autoimmune ku organizmi pengon formimin e folikulave të flokut.

Në një studim Skocez u raportua se më shumë se 40% e pacientëve që vuanin nga alopecia, nga përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos në skalp patën një rritje të flokëve.
Në shumë raste vaji I livandos rekomandohet të përdoret për të parandaluar rënien tipike të flokëve tek meshkujt.

  • Kanceri:

Në disa studime që janë bërë tek minjtë është parë se vaji esencial I livandos në kombinim me vajrat e tjerë esencial kishin aftësi parandaluese në kancerin e gjirit.
Pavarësisht domosdoshmërisë për tu kryer studime tek njerëzit, shihet veprimi I tij anti-kancerogjen.

  • Qarkullimi I gjakut:

Vaji esencial I Livandos ka veprim të mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.Ai ul tensionin e gjakut. Veprimi I tij arrihet nga ndikimi I inhalimit të aromës së livandos mbi sistemin nervor.
Tek të sëmurët diabetik  nëpërmjet nuhatjes së vajit esencial kemi uljen e risqeve serioze të qarkullimit të ulët të gjakut të cilat mund të çojnë deri në komplikacione vdekjeprurëse.

  • Tretja:

Livandua është gjerësisht I përdorshëm për tretjen e ushqimit sepse rrit lëvizshmërinë e ushqimit nëpër zorë.
Gjithashtu vaji esencial stimulon prodhimin e lëngut gastrik dhe bilës duke ndihmuar kështu në trajtimin e problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, kolikat, flatulencën (prania e gazrave), të vjellurën dhe diarrenë.

  • Imuniteti:

Përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos ose lules së saj në formë çaji rrit rezistencën kundrejtë shumë sëemundjeve.

Me vetinë e saj anti-bakteriale dhe anti-virale livandua është një mbrojtëse shumë e mirë edhe kundrejt disa sëmundjeve të rralla sikurse Tuberkulozi, Tifoja, Defteria bazuar në disa studime të shekullit të 20.

Kujdes!
Sikurse shumë vajra të tjerë esencial edhe vaji esencial I livandos duhet shmangur gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Nuk duhet ta përdorin ata që shfaqin alergji ndaj livandos.

Tek disa njerëz mund të japi të përziera, të vjella ose dhimbje koke.

Mund të shkaktojë alergji tek personat me lëkurë të ndjeshme.

Pavarësisht përfitimeve të shumta shëndetësore përdorimi I vajit esencial i livandos është vetëm për përdorim të jashtëm ose me anë të nuhatjes.

Nuk duhet të merret nga goja pasi mund të japi komplikacione shëndetësore serioze me marrjen e frymëmarrjes, djegien e syve, të vjella, diarre etj.

Pavarësisht dobive shëndetesore mos e përdorni vajin esencial të livandos në ushqim.

Përgatiti: Farmaciste Msc.Eriona Xhaferaj

Vajra Esencial 100% te Paster dhe Organik

Kremi “Sekretet e Natyres” ju cliron nga Stresi

Sapuni që than lëkurën. Pse duhet ta përdorim?

Shumë njerëz ankohen në përdorimin e sapunit sepse ai ua than lëkurën.

A është problemi tek sapuni apo tek lloji juaj i lëkurës?

Ҫuditërisht përgjigja është:
-Tek asnjëra.

Le ta kuptojmee së bashku!

Gjatë përdorimit të sapunit kemi largimin nga fytyra të 4 elementëve:
-Papastërtive
-Mikrorganizmave
-Lëkurës së vdekur
-Yndyrës

Gjatë përdorimit të sapunit, largimi i yndyrës tek lëkurat e thata jep ndjesinë e tharjes së saj pasi procesi i prodhimit të yndyrës është i ngadaltë tek këto lloj lëkurash.

Por gjithashtu në shumë raste tek lëkurat e yndyrshme përdorimi i sapunit nuk e stabilizon prodhimin e yndyrës, por veҫse e shton për shkak të “feedback-ut”.

Ku qëndron PROBLEMI dhe cila është ZGJIDHJA?

Përdorimi i sapunit është i domosdoshëm për higjenën së lëkurës, për shkak të veҫorive të saja që i kemi shpjeguar në:
http://sekretetenatyres.com/perkujdesja-e-perditshme-ndaj-fytyres-varesi-apo-domosdoshmeri/

Largimi i tre elementëve të parë nga fytyra është i domosdoshëm, POR largimi i yndyrës është shumë i nevojshëm të zëvendësohet menjëherë.
Pra nga përdorimi i sapunit ne arrijmë higjenën por humbasim yndyrnat të cilat janë ushqim për lëkurën.
Nëse ne nuk i zëvendësojmë atëherë kjo përbën PROBLEMET që kemi me përdorimin e sapunit.

Kremrat “Sekretet e Naytyrës” 100% Bio të përgatitura me vajra bimorë janë ZGJIDHJA më ideale që zëvendësojnë yndyrën dhe e ushqejnë qelizën e në mënyrën më të mirë pa i shtuar fytyrës suaj asnjë substancë sintetike të panevojshme.

Nëse nuk mundeni ta keni një të tillë, përdorimi i vajrave bimorë është i nevojshëm për përkujdesjen minimale të përditshme të fytyrës suaj për shkak të veҫorive të saja të përmendura në linkun e mësipërm.

Për fytyrat e thata dhe normale mund të përdoret: Vaji i Bajames, Vaji i Susamit, Vaji i Lajthisë, Vaji i Kajsisë, Vaji i Arrës etj.
Për fytyrat e përziera dhe të yndyrshme mund të përdoret: Vaji i Katamit, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.

Për fytyrat e yndyrshme përdorimi i vajrave bimorë specifikë është i domosdoshëm pasi vajrat me vlerat dhe vetitë e tyre stabilizojnë prodhimin e yndyrnave.

Për mënyrën më efikase ndaj kujdesit të përditshëm të lëkurës së fytyrës lexoni linkun:
http://sekretetenatyres.com/menyra-efikase-ndaj-kujdesit-te-perditshem-te-lekures-se-fytyres/

Vajrat Oneva të prodhuara me cilësinë më të lartë ruajnë vlerat e farave dhe janë ushqimi më i sigurtë për Bukurinë E Fytyrës Suaj.

Përgatiti: Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyres,
Lekura Juaj nen Perkedheline e Natyres…

© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës

” Si te Vrasim Stresin”

” Stresi, Simptomat, Pasojat dhe si ta Eleminojme ate me metoda tradicionale terapeutike ”

-Stresi eshte reagimi i trupit ndaj situatave demtuese qofshin ata te verteta apo te perceptuara si te tilla nga vet njeriu.

Simptomat e stresit jane :

Simptomat emocionale :

Ndryshime te shpeshta te humorit

Nervozisem, acarim , ankesa dhe te bertitura pa arsyje

Te ndjerit keq me veten dhe shmangia nga njerezit.

Simptomat fizike :

Disponim i ulet

Dhimbje koke , bllokim sinusesh…

Shqetesime ne stomak, ulcer, gastrit.

Diarre, konstipacion(kapsllek)

Dhimbje kycesh dhe tendosje muskujsh

Dhimbje gjoksi dhe rrahje te shpeshta zemre

Insomni

Gripra dhe viroza te shpeshta si dhe kembe dhe duar te ftohta

Tharje goje dhe shtrengim nofullash

Simptomat konjitive (njohese):

Shqetesim i vazhdueshem

Harresa e detyrave dhe mungesa e organizimit

Mungesa e perqendrimit

Gjykim i ulet , pesimizem …

Simptomat ne sjellje :

Ndryshime drastike te oreksit

Shmangia e pergjegjesive nga vetja

Rritja e perdorimit te alkolit, ilaceve dhe duhanit

Shqafje sjellje nervozismi te tilla si, kafshimi i thonjeve, dridhje te gjymtyreve dhe panik.

Pasojat me tipike te nje stresi te thelluar:

Ne shendetin mendor : depresion ankth crregullime te personalitetit.

Ne shendetin kardiovaskular: semundje zemre, tension i ulet, aritmi dhe atak kardiak.

Obezitet dhe crregullime ne te ngrenit.

Probleme menstruacionesh

Disfunksione seksuale ( ulje deshire deri ne  impotence)

Renje te flokeve

Probleme lekure si :  akne, psoriasis, ekzema…

Trajtimi i stresit me vajra esencial :

Banjo turke si dhe masazhe dhe aromaterapi me keto vajra esencial do tju clirojne nga stresi i akomuluar prej kohesh.

-Lavandra

-Trendafili

-Tejmani

-Borziloku

-Kanella

-Limoni

-Mandarina

-Kamomili

-Kopra

” Dhe mbi te gjitha te keni njerezit e duhur prane dhe te merrni sa me shum dashuri per ta kapercyer stresin ”

Shendeti Juaj Nen Perkedheline e Natyres…

Sekretet e Natyres

Rendesia e Vajrave Bimore per Shendetin dhe Cilesia e Tyre !!!

VAJRAT BIMORE ­ MJEKЁSIA E SЁ ARDHMES
Vajrat bimore janë të shumte. Pothuajse nga shumica e bimëve përftohen vajra esencialë në sajë të teknologjisë më të fundit. Vajrat bimore (100 % bio,100 % te paster te standartit me te larte ) që mund t’i gjeni tek ne #SekreteteNatyres janë:
1. Vaji i farave te sheges.
2.Vaji i farave te rrushit.
3.Vaji i farave te kungullit
4.Vaji i arganit
5.Vaji i arres
6.Vaji i fares se zeze
7.Vaji i linit
8.Vaji i kokosit
9.Vaji i bajameve te embla
10.Vaji i lajthise
11.Vaji i kumbulles
12. Vaji i katamit
13. Vaji i farave te fikut
14. Vaji i susamit etj

Vajrat Oneva janë vajra bimore totalisht te pastërta dhe te prodhuara me presim të ftohtë.
• 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
• Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të çertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë .

 

 

Le te shpalosim Vlerat e Produkteve Bio ne Shendet dhe Bukuri ne “Miremengjes Fundjave “RTSH me Ph Eriona Xhaferaj

Natyrale apo BIO !?

Sistemi i Perpunimit “Cold Pressed” Avantazhet e tij…Llojet e Vajrave Bimore dhe Esencial …..

Te mesojme si  te njohim cilesine e vajrave bimore dhe perdorimin e tyre ne menyren e duhur . Te shfrytezojme te gjitha te mira dhe benefitet e tyre shendetesore si suplemente ashtu dhe per kozmetike.

Kozmetika 0 Chemical , trajtime dhe kura per lekuren tuaj pa dallim moshe dhe qe bejne diferencen me tregun e gjere.

Keto dhe shume te tjera … le te degjojne cka per te na thene Eriona ne lidhje me te gjitha keto !