Vaji i Bajames, Miku i Shtrenjtë i Shëndetit

 

 

” Vaji i Bajames tek Sekretet e Natyres ”

Jo vetëm të shijshme, por bajamet përbëjnë një “paketë” të plotë proteinash, vitaminash (E, B), mineralesh (Mg, Zn, Ca, K ) e aminoacidesh esenciale. Studime të ndryshme kanë provuar ekuivalencën në përfitime ndërmjet bajameve si fara dhe vajit të bajameve 100% bio.
Këto përfitime shtrihen që nga konstipacioni te kanceri dhe nga flokët te kockat.

1. Pakësim i kolesterolit të keq (LDL)

Rritja e kolesterolit të mirë (HDL) dhe pakësimi i atij të keq (LDL) lidhet me përmbajtjen e lartë të yndyrnave të pangopura te bajamet. Një studim i vitit 2002 i botuar në American Heart Association Journal provoi lidhjen mes uljes së LDL-së dhe sasisë së bajameve të konsumuara, konkretisht tregoi se 7g bajame(5/6 bajame, 1 lugë/çaji vaj bajame) japin një zbritje me 1% të LDL në plazëm.

2. Kontroll i diabetit

Bajamet ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e komplikacioneve nga diabeti. Yndyrnat e shëndetshme, fibrat, vitaminat e mineralet e ndryshme në farat e vajin e bajameve reduktojnë adsorbimin e glukozës në gjak.
Një studim i publikuar në gazetën online Diabetes Care tregoi për përfitimet nga vaji i bajameve të personave me diabet Tip 2 dhe femrave në post-menopauzë.
Për më tepër nga studimi rezultoi se bajamet mbrojnë edhe nga rritja e shpejtë e sheqerit pas vakteve.
Për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, mjafton të konsumoni 23 bajame ose 1 lugë gjelle vaj bajamesh përpara vaktit kryesor.

3. Suport për shëndetin e zemrës

Magnezi, një prej mineraleve më të pranishme te bajamet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit e të nutrientëve nëpër organizëm. Kjo mban nën kontroll presionin e gjakut dhe redukton riskun për sëmundje kardiake. Prania e yndyrnave të pangopura gjithashtu i bën bajamet “miqësore” për zemrën. Për më tepër vitamina E në bajame, me veti të dalluara antioksidante, redukton inflamacionin e arterieve.
Për të reduktuar riskun për sëmundje kardiake përfshini në dietën tuaj 1 grusht me bajame( 23 bajame) ose dy lugë çaji vaj bajamesh.

4. Ushqim i trurit

Bajamet konsiderohen si një nga ushqimet më të mira për trurin. Vitamina E ndihmon në parandalimin e problemeve konjitive. Zinku mbron qelizat e trurit prej dëmtimit nga radikalet e lira. Vitamina B6 stimulon metabolizimin e proteinave të nevojshme për riparimin e qelizave të trurit. Bajamet përmbajnë edhe fenilalaninë, e cila parandalon sëmundjen e Parkinsonit dhe rrit prodhimin e neurotransmetuesve kimikë, si dopamina e adrenalina. Këto mediatorë kimikë janë të rëndësishmën për proçesin e memorizimit, për vëmendjen dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
Shtoni në racionin tuaj ditor të ushqimeve edhe 1 grush bajame (23 bajame) ose 2 lugë çaji vaj bajamesh.

5. Ndihmë për rënien nga pesha

Fibrat, proteinat, yndyrnat e pangopura në përbërje të bajameve ju japin ndjesinë e ngopjes. Gjithashtu vitaminat e mineralet, kryesisht vitaminat e grupit B dhe zinku ju zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla. Gjatë një programi dobësimi, bajamet ose vajin e tyre mund ta merrni si një vakt të ndërmjetëm, jo më shumë se një grusht bajame apo 2 lugë çaji vaj bajamesh.

6. Parandalim i defekteve në lindje

Gratë shtatzëna, ndërkohë që shijojnë bajamet, përfitojnë edhe mbrojtjen e tyre nga problemet e shtatzanisë, në saje të përmbajtjes së lartë e acidit folik te bajamet. Acidi folik ndihmon në rritjen e shëndetshme të qelizave dhe në mirëformimin e indeve te fetusi, të rëndësishme këto për një zhvillim të shëndetshëm të tij.
Gjatë shtatzanisë përfshini në dietën tuaj ushqimore bajamet dhe vajin e tyre, për t’i mundësuar bebit tuaj rritje të shëndetshme dhe mbrojtje nga defektet në lindje.

7. Mirëqenie e traktit gastro-intestinal

Bajamet ndihmojnë në lehtësimin dhe parandalimin i kapsllëkut. Kjo lidhet me përmbajtjen e lartë të fibrave, të cilat përmirësojnë kalimin e ushqimit përgjatë traktit gastrointestinal, si dhe reduktojnë riskun për kancer të kolonit.
Gjithashtu bajamet kanë aftësi të neutralizojnë aciditetin e stomakut dhe të zbusin refluksin gastrointestinal.
Konsumoni të paktën 4-5 bajame çdo ditë, për të siguruar mirëfunksionim të aparatit tretës.

8. Forcim i kockave

Bajamet janë të pasura me minerale. Fosfori e kalçiumi janë dy komponentë esencialë për shëndetin e sistemit skeletal. Gjithashtu minerale të tjera si magnezi, mangani, kaliumi, zinku, janë të rëndësishme për kocka të forta. Neutralizimi i radikaleve të lira nga ana e antioksidantëve ( vitamina E) ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
Praktikoni masazhin me vaj bajamesh të ngrohtë te bebet për kocka më të forta.

9. Lëkurë e shëndetshme

Për lëkurë të re e të shëndëtshme, bajamet janë ndër aleatët më të mirë. Të pasura me vitaminë E, ato i japin lëkurës suaj butësi e shkëlqim. Masazhi me vajin e bajameve përmirëson çehren, redukton njollat nga dielli, zbut dhe ushqen lëkurën. Për më tepër, vaji i bajameve nuk lë ndjesinë yndyrore bezdisëse dhe nuk bllokon poret, pasi absorbohet shumë mirë nga lëkura.

10. Zgjidhje për flokët

Flokë me zbokth e të hollë, flokë që biejnë apo elektrizohen, skalp i irrituar e me leskra, vaji i bajameve i zgjidh problemet tuaja. Kjo falë përmbajtjes së lartë të nutrientëve të domosdodhëm për flokët, si vitaminë E, biotinë, magnez, bakër, acide yndyrore esenciale. Zinku promovon ripërtëritjen e qelizave, ndaj mungesa e tij shoqërohet me rënie e hollim të flokëve. Praktikoni dy herë në javë masazhin me vaj bajamesh dhe vaj esencial livandoje kundër rënies, majave dyshe e zbokthit.

Kujdes! Të kufizohet përdorimi i bajameve dhe vajit të tyre prej personave që kanë probleme me veshkat e tëmthin, pasi bajamet përmbajnë oksalate.

E kush mund ti sigurojë të gjitha këto vlera ushqimore më mirë se Lideri ne Cilësi i cili e sjell këtë vaj 100% të pastër ( të papërzier me vajra të tjerë) dhe prodhuar në presim në të ftohtë, pa asnjë llojë konservuesi, ngjyruesi, aromatizuesi, e mbi të gjitha: Standartiuar me ISO 22000, standartizimi më i lartë i prodhimit.

Oneva, Lider ne Cilësi!

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…