Argjilë Jeshile  tek Sekretet e Natyrës

 

 Argjila , kura më e mirë  për shëndetin e lëkures tuaj !!!

Argjila është një material tokësor i butë i  përbërë nga një numër mineralesh të pasura me Kalcium ,hekur, aluminit, silicë dhe ujë. Argjila mund të përmbajë dhe minerale të tjera që ndikojnë në karakteristikat e baltës.

Argjila është e njohur për vetit e saj kuruese që në lashtësi, ku përdorej për sherimin e plagëve, djegieve dhe infeksioneve në lëkurë.

Sot ajo është gjerësisht e përdorur në trajtimin e një game të gjerë problemesh të lëkurës si : aknet, yndyrës në lëkurë, infeksionet bakteriale, ekzemave te ndryshme si dhe ka efekt antinflamator dhe vepron si  një antiseptik  natyral.

Disa nga vetitë më të njohura të argjilës jeshile janë

  • E bën lëkurën më të shëndetshme,- e pasur me minerale si, kalcium, magnez, silic dhe hekur, ajo i rivitalizon dhe rigjeneron qelizat e lëkurës
  • Largon yndyrën e tepërt nga lekura,- heq sebumin e tepërt nga lëkura duke parandaluar daljen e akneve dhe duke hapur poret e saj. E bën lëkurën të dukem më e butë, më e bukur dhe të shëndetshme.
  • Pastron dhe heq aknet,- largon toksinat nga lëkura, si qelizat e vdekura, yndyra e tepër e cila mund të shkaktoj infeksione dhe akne në të, si dhe papastërtitë e tjera të lëkurës. Pastron dhe hap poret e lëkurës duke na dhuruar një lëkurë sa më të shëndetshme.
  • Shëron Plagët dhe të Djegurat në lëkurë,- në saj të përmbajtes së lartë të mineraleve ajo ka veti të rigjeneroj qelizat e  lëkurës si dhe lufton infeksionet, bakteriet dhe inflamacionin duke rigjeneruan në këtë mënyrë plagët dhe të djegurat në lëkurë.
  • Kuron Ekzemat,- një banjo e plotë me argjilë do ishte zgjedhja ideale për trajtimin e ekzemave. Dizifekton lëkurën, lufton infeksionet, rigjeneron qel e dëmtuara si dhe ushqen lëkurën me mineralet e nevojshme.
  • Mënyra e përdorimit të argjilës jeshile

Në personat me lëkurë normale – 1 lugë gjelle nga argjila tretet në 2 luge gjelle ujë (mund të shtoni dhe vajra esencial të tea tree, geraniumit ose patchoulit) , aplikohet në fytyrë dhe qafë duke e masazhuar, lihet derisa të thahet pastaj pastrohet direkt me ujë. Mund të përdoret 1-2 herë në Jvë.

  • Në personat më lëkurë të yndyrshme dhe për pastrimin e akneve – e njëjta mënyrë përdorimi vetëm se mund të përdoret 2-4 herë në javë.
  • Për trajtimin e plagëve dhe të djegurave – mund të aplikohet cdo ditë deri në shërimin e plotë të  saj.
  • Për trajtimin e ekzemës – banjo e plotë me argjilë, 2 filxhan argjilë treten në ujë të ngohtë lihet të rrijë 1 orë pastaj aplikohet në tërë lëkurën. Mund të aplikohet përditë deri në kurimin e plotë të ekzemës.
  • (Vetëm për përdorim të Jashtëm)
  • Shëndeti dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës
  • Sekretet e Natyrës …