ALOE VERA GEL dhe Vetitë e Saj

Aloe Vera është përdorur që në lashtësi për vetitë e saj, saqë Egjiptianët e lashtë e kanë quajtur atë “Bima e Përjetësisë”.
 
Që atëherë, përdorimi i saj u bë medicinal dhe është një nga zgjidhjet kryesore ndaj djegies nga dielli.
 
Gjethet e Aloe Verës prodhojnë një xhel të pastër i cili, kur gjethja thyhet, xheli që del mund të përdoret për të shëruar plagë dhe për të zbutur lëkurën.
 
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se bima e Aloe Veres në të vërtetë ka disa përbërës të cilët janë shumë efektivë në trajtimin e një sërë problemeve të lëkurës, si leskrat ose lëkura e thatë, sëmundjet nga kozmetika, probleme me flokun dhe skalpin e kokës, dhe shumë të tjera.
 
Po ashtu Aloe Vera trajton plagë dhe të djegura, infeksione të lëkurës, ciste, diabetin dhe nivelin e ngritur të yndyrës në gjakun e trupit të njeriut. Qetëson ekzemat, herpesin gjenital, psoriazen, ulcerat e lëkurës dhe largon zbokthin e kokës.
 
Po përmendim dhe 8 benefite domethënëse të Xhelit Aloe Vera:
 
1. Trajton djegien nga dielli, rigjeneron shpejt lëkurën e djegur.
2. Hidraton lëkurën.
3. Largon aknet.
4. Lufton rrudhat.
5. Zbeh strijat.
6. Është i pasur me ushqyes për shëndet të mirë.
7. Qetëson mishrat e dhëmbëve.
8. Ndihmon në tretje.
 
Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…