Aknet

Aknet njihen me emrin e përgjithshëm Acne Vulgaris dhe përbëjnë inflamacionin më të zakonshëm të  lëkurës. Mbi prodhimi i yndyrës nga gjendrat  yndyrore në lëkurë, së bashku me qelizat e vdekura, bllokojnë poret e fytyrës duke krijuar një terren të përshtatshëm për rritjen e bakterieve që ndodhen në lëkurë. Kjo gjendje precipiton në  inflamacion të lëkurës, i cili prezantohet me skuqje, acarime dhe puçrra tipike.

Zonat më tipike ku shfaqen aknet janë: Fytyra, kraharori,  pjesa e kurrizit/shpatullat. Tek fëmijët e vegjël  shfaqja e akneve vjen si pasojë e ndjeshmërisë së lartë që ka lëkura e tyre dhe nga përdorimi i kremrave jo të përshtatshëm.

Faktorët e brendshëm që ndikojnë në shfaqjen e akneve

  1. Ndryshimet Hormonale:  Veçanërisht gjatë periudhës së adoleshencës, kur  hormonet seksuale shkaktojnë një mbiprodhim të gjendrave yndyrore në lëkurë. Gjithashtu aknet mund të shfaqen një javë para menstruacioneve,  gjatë shtatzanisë dhe gjatë menopauzës.

Mbiprodhimi i hormoneve mashkullore tek femrat shfaq çrregullime të shumta si rritje e tepërt e qimeve, ҫrregullime menstruale dhe shpërthime premenstruale të akneve.

  1.  Stresi emocional:  Ky është një faktor që në shumë persona është dominues në shfaqjen e akneve.
  2. Dieta ushqimore:  Një dietë jo e ushqyeshme për organizmin shkakton rritjen e toksinave në zorrë e mëlҫi. Rritja e toksinave shkakton një ulje të imuninetit dhe prishjen e shumë balancave në organizëm duke dhënë ҫrregullime të shumta. Ҫrregullime të tilla shfaqen edhe në lëkurë.

Ushqimet e çastit, të cilat përmbajnë sasi të lartë yndyre, patatinat me sasinë e lartë të kripës, ëmbëlsirat, veҫanërisht ҫokollatat, me sasinë e lartë të sheqernave dhe pijet alkoolike, përbëjnë dietën ushqimore me vlera ushqyese të ulëta e që bëhet shkak  për shfaqjen e akneve.

  1. Faktori Gjenetik:  Mbiprodhimi i gjendrave yndyrore mund të jetë edhe për shkak të faktorëve gjenetikë.
  2. Medikamentet:  Aknet mund të jenë edhe shpërthim nga përdorimi i disa medikamenteve si: kontraceptivët oral, kortizonikët, antibiotikët etj.

Faktorët e jashtëm që ndikojnë në shfaqjen e akneve

  1. Ambjenti:  Duke qenë se lëkura është në kontakt të vazhdueshëm me ambjentin, ndotja e tij ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin e lëkurës. Temperaturat e larta (të cilat shkaktojnë djersitje krijojnë terren të përshatshem për zhvillimin e bakterieve në lëkurë).
  2. Produktet kozmetike të papërshtatshme:  Sapunët abrazivë, të cilët shkaktojnë dëmtim të lëkurës; përdorimi i produkteve kozmetike sintetike me përbërës të dëmshëm për fytyrën,veҫanërisht xenoestrogenes (lëndët e ngjashme me estrogjenin, që ndodhen në produktet sintetike kozmetike) janë faktorë për shfaqjen e akneve ose përkeqësimin e tyre.

Trajtimi  i Akneve

Për  të trajtuar aknet deri në zhdukjen e tyre përfundimtare është e nevojshme të shmangim faktorët që i shkaktuan. Rezultatet e plota kërkojnë një kohë relativisht të gjatë pasi aknet janë hallka e fundit e ҫrregullimeve që shfaqen. Largimi i tyre i plotë do të vijë pasi të jenë rikthyer në mirëfunksionimin e tyre të gjitha hallkat paraprake.

  1. Ushqyerja me ushqime të shëndetshëm dhe evitimi i ushqimeve të sipërpërmendura.
  2. Pirja e vajit të Linit, të farës së zezë etj  të cilat, jo vetëm mundësojnë largimin e toksinave nga trupi, por gjithashtu furnizojnë qelizën me lëndët bazë të munguara.
    Vaji i linit gjithashtu trajton në mënyrë natyrale edhe problemet e ҫregullimeve hormonale.
  3. Evitimi i stresit emocional nëpërmjet ushtrimeve fizike, shëtitjeve në natyrë, praktikimit të besimit etj.
  4. Higjena është një nga faktorët e rëndësishëm për të parandaluar përkeqësimin e akneve. Larja e fytyrës me sapun të paktën një herë në ditë është e nevojshme për të larguar yndyrën e tepërt. Duhen përdorur sapunet joabrazivë dhe fytyra mund të shpëlahet disa herë në ditë vetëm me ujë.
    Fytyra nuk duhet të preket me dorë sepse duart përmbajnë papastërti dhe nuk duhet të ngacmohen kurrësesi aknet me dorë.
  5. Kujdes me produktet sintetikeqë vendosni në fytyrë, pasi lëndët e shumta sintetike që ndodhen aty shkaktojnë përkeqësimin e akneve.
    Përdorimi i kremrave 100% bimor  ndihmon në ushqyerjen e qelizës së lëkurës duke i  mundësuar asaj rikthimin e mirëfunksionimit të saj.